Vukiçeviç: Bëmë një ndeshje fantastike, me grupin e kaluar nuk mund të punoja
Laçi arriti një fitore fantastike në javën e parë të S...

Trajneri i Kastriotit, Emiliano Çela, ka dhënë sinjale të largimit menjëherë pas ndeshjes së parë të kampionatit të skuadrës krutane, e cila u mposht ndaj Bylisit. Tekniku deklaroi për “Oversport” pas humbjes se po priste reagimin e klubit i cili nuk ka mundur të regjistrojë lojtarë për shkak të problemeve me FIFA-n.
“Gjatë javës së fundit na është dashur të ndërrojmë komplet mënyrë loje nga ajo që kemi përgatitur gjatë gjithë kësaj kohe, për pasojë dokumentacioni a nuk e di çfarë. Shumë lojtarë nuk kanë luajtur. Nga pjesa aktive kërkova sakrificë, të jepnin diçka më shumë nga vetja, se nga ekipi që u aktivizua sot, 2-3 të paktën ishin jo në pozicion natyral si pasojë e mungesave që kishim. Na detyroi të ndryshonim. Kush është trajner e kupton se sa e vështirë është. Na detyroi që të përgatitnim diçka tjetër brenda dy ditëve. Kështu që përgatitja ishte te lojtarët në karakter të jepnin maksimumin, patëm probleme në situata të veçanta loje dhe si për çudi ata që luajtën jashtë pozicionit natyral u prezantuan mirë. Kishim motiv për të treguar veten, luftuar dhe për të arritur formacionin. Ajo gjë nuk ndodhi me lojtarët e tjerë, ata lojtarë që besojnë se mendojnë se vendi është me tapi. Se me tapi kanë luajtur se kisha dy lojtarë në stol, dy çuna të ri, është logjike dhe vjen natyrale.
Nuk e di, do pres çfarë do të bëhet këtë javë, nuk dua të marr vendime të nxituara se jam i mërzitur nga mënyra se si shkoi ndeshja, situata që erdhi se sinqerisht gjatë këtyre dy muajve jam lodhur shumë për mënyrën e lojës dhe gjithë ai mund na dështoi në ditët e fundit. Kështu që normal që trajneri merr përgjegjësitë i pari se ne dalim këtu para e të tjerët jo. Patjetër që do të bëj një bisedë të gjatë, nuk mund të vazhdojë kështu kjo situatë, duhet të gjejmë zgjidhje. Duhen lojtarët që kanë probleme dokumentacioni, duhet të bëjmë merkato. Nuk kam dalë para mediave në këtë periudhë se po prisja me shpresën do vijnë lojtarë sot, do të vijnë lojtarë nesër. Ata lojtarë nuk erdhën as sot e as nesër, shpresojmë pasnesër. Të paktën unë të kem mundësi të fus konkurrencën në ekip, të kem mundësi që asnjë të mos e mendojë vendin e sigurt dhe patjetër të kem mundësi të realizoj qëllimin që kam unë si trajner. Kjo është e gjitha.
Është e pamundur në momentin që të duhet dy ditë para ndeshjes të improvizosh. Është ndeshja e parë e kampionatit, nuk erdhëm sot këtu, kemi dy muaj që punojmë me ekipin. Blerjet kanë qenë të rëndësishme dhe me këta kam punuar të gjitha stërvitjet dhe ndeshjet. Kanë pasur probleme dokumentacioni dhe nuk mundën të prezantoheshin, këta na shtojnë cilësi dhe fusin konkurrencën në grup. Ndaj e thashë që luajtën në pozicion jo natyral, u prezantuan më mirë nga të gjithë se kishin qëllim të prezantonin veten. Në këto kushte jemi shumë larg asaj që kemi bërë”, tha Çela.
Laçi arriti një fitore fantastike në javën e parë të S...
Teuta e nisi këtë sezon të ri me një disfatë ndaj Laçi...
U luajtën ditën e sotme, dy ndeshjet e fundit për javë...
Ndeshja hapëse prej 5 sezoneve të fundit ështe kthyer në një...
Gerard Piqué dhe e dashura e re, Claria Chía Marti jan...
Janë mbyllur edhe dy ndeshjet e fundit për këtë ...
Vetëm 6 minuta debutim me Interin kundër Specias, por ...
Humbje e rëndë për Çelsin ndaj Lidsit që pësoi një disfatë m...
Lacio kërkon të afrojnë Sergio Reguilon, për t’i dhënë Sar...
Një gol i mjaftoi Clermontit të sigurojë fitoren e dytë ra...
Janë mbyllur pjesët e para të dy sfidave të fundit në Supe...
Luiza Gega u shpall dje kampione Europe në Mynih, duke...
Marko Krivicic është zyrtarisht lojtar i Erzenit. Mesf...
F.K Ballkani mund të shkruajë historinë në Kosovë si s...
Përballja me Lidsin rezultoi fatale për Çelsin që u mund me ...
Laçi dhe Teuta vijnë në takimin e ditës së sotme me nd...
Ardhja e Paredes te Juventusi ka ngecur pezull. Pavarë...
Ish-futbollisti i Besës së Kavajës dhe Skënderbeut në futbol...
Françesko Banjaja ka arritur të triumfojë në garën e Çmimit ...
Situata e tensionuar mes tifozëve dhe klubit te Mancester Ju...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Garda Revolucionare i Iranit, ka paralajmëruar të gjitha a...
Trashëgimtarët e ish-kryeministrit italian, Silvio Berlusc...
Sipas një studimi të ri të madh, disa pjesë të Evropës po ...
Vetëm katër vende të BE-së e kanë zbatuar Direktivën e BE-...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...