46 ditë protestë/ Mbahet sot tubimi i radhës kundër qeverisë
Pasditen e sotme në Tiranë para Kryeministrisë mbahet prot...
Pasditen e sotme në Tiranë para Kryeministrisë mbahet prot...

Sot në mbrëmje, në orën 21:00, në “Estadio do Dragao”, Porto do të presë Interin. Kjo përballje pritet të jetë emocionuese dhe gjithashtu me siguri do t’i dhurojë të gjitha ndjesitë që një ndeshje kompetitive mund t’i japë.
Duke vendosur se kush do të marrë një biletë për në çerekfinale të Champions League, Porto dhe Inter do të “përplasin brirët” së bashku në ndeshjen e kthimit të 1/16. Ndeshja hapëse e skuadrave në "San Siro" përfundoi me fitoren e Interit duke marrë një avantazh të vogël, por që atëherë ata kanë vazhduar një formë jokonstante, ndërsa “dragojntë” janë kthyer në zakonin e fitores.
Një natë zhgënjyese në "San Siro" rezultoi në disfatë për Porton muajin e kaluar, me zëvendësuesin e Interit, Romelu Lukaku që shënoi golin e vetëm teksa skuadra prej 10 lojtarësh e Sergio Conceicao humbi ndeshjen e parë të aventurës së tyre të fundit në fazën e eliminimit të Champions League.
Përballja e parë në Milano nuk ishte edhe aq shumë e thjeshtë për zikaltërit, pasi në të shumtën e rasteve kanë shpëtuar nga humbja falë portierit të tyre kamerunas, Andre Onana, pasi ai ishte në një formë të jashtëzakonshme dhe realizoi pritje fantastike duke i mohuar disa herë golin portugezëve. Humbja është bërë një ndjenjë e panjohur këtë sezon për “Dragoes”, pasi përveç fitoreve në grup, ata kishin fituar 10 ndeshje radhazi përpara se të shkelnin bosh në San Siro.
Historia e zikaltërve nuk është në favorin e tyre, pasi ata kanë fituar vetëm një nga tetë ndeshjet e tyre jashtë ndaj skuadrave portugeze në kompeticionet e UEFA-s, duke humbur secilën nga dy vizitat e fundit. I përfshirë në një betejë pesë palëshe për tre vende poshtë Napolit në garën për t’u kualifikuar në Champions League sezonin e ardhshëm, Interi gjithashtu ka një ndeshje gjysmëfinale të Kupës së Italisë kundër armiqve të vjetër, Juventusit, për t’u përballur muajin e ardhshëm, por ata së pari do të donin të vendosnin blutë e Portugalisë dhe të rezervojnë një vend për në çerekfinalet e Champions League.
Inter dhe Porto janë përballur gjithsej 6 herë në historinë e tyre, ku zikaltërit kanë 4 fitore ndaj tyre, dhe të gjitha në Milano. Humbjen dhe barazimin i kanë në shtëpi të portugezëve.
5 ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionet për Porton, rezultojnë me tre fitore dhe 2 humbje, madje edhe Interi me të njëjtën formë, 3 fitore edhe 2 humbje.
Porto pritet të futet sot me Diogo Costa në portë, Joao Mario-Pepe-Marcano-Zaidu në mbrojtje. Mesfusha pritet të jetë me katër, ku Uribe dhe Franco në krahët e fushës, ndërsa Grujic dhe Pepe në qendër të saj. Sulmi pritet të jetë me Galeno dhe Taremi.
Nga ana tjetër, zikaltërit e Interit do të futen në fushë me 11 më të mirët e mundshëm. Onana në portë i padiskutueshëm, Bastoni, Acerbi dhe Darmian priten të jenë para portierit kamerunas, pasi Skriniar sapo është rikuperuar nga një dëmtim i vogël dhe mendohet të mos jetë titullar. Mesfusha do të përbëhet nga 5 lojtarë, me krahët që do të frekuentohen nga DiMarco dhe Dumfries, ndërsa treshja e qendrës nga Mkhitaryan, Calhanoglu dhe Barella. Në sulm padyshim bomberi argjentinas Lautaro Martinez, ndërsa për partneritet në krye është Dzeko me Lukakun në balotazh, por boshnjaku ka më shumë shanse të startojë nga minuta e parë.
Bastet sportive favorizojnë portugezët për të kaluar në çerekfinale, por sfida si këto janë të vështira të parashikohen se si do të shkojnë.
Real Madrid mendon për transferimet në merkaton e verës dh...
Në fushë do të zbresin 4 skuadra teksa do të zhvillojnë du...
Historia gjithmonë tenton të përsëritet. Klubi i futbollit...
Valon Et’hemi është duke zhvilluar një sezon mjaft pozitiv n...
Një sezon fantastik është ai që po zhvillon në Kategorinë e ...
Revolucion masiv te Çelsi në verë. Ashtu siç pritej, blerjet...
Milani nuk ka arritur të arkëtojë pikë të plota sonte përbal...
“Do i vendos një kampion plot me çokollata zvicerane para de...
Ish-futbollisti i Kukësit, nuk ka të ndalur në elitën e fu...
Ish-sulmuesi i Ballkanit, Ermal Krasniqi, është duke kalua...
Romelu Lukaku është kthyer në një temë të nxehtë te Interi. ...
Italia vendos të ndryshojë formatin e turneut të Superkupës,...
Ish-presidenti i Interit, Massimo Moratti, ka folur për form...
PSG ka vendosur të bëjë një revolucion të plotë pas eleminim...
Mbyllet një tjetër javë në futbollin shqiptar ku rezultatet ...
Verën e shkuar, Inter investoi afro 16 milionë euro për të t...
Më pak se një muaj më parë, më 16 shkurt, Pedri u largua nga...
Marash Kumbulla shënoi në Europa League dhe i siguroi vendin...
Igli Tare prej shumë vitesh është i lidhur me Lacion dhe ka ...
Pasi Shqipëria U-21 “u bastis” për shkak se shumë lojtarë ka...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu pritet të udhëtoj...
Një grup senatorësh dypartiakë në Shtetet e Bashkuara e pa...
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar sot lidhur deklaratë...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...