web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Do të ndërtojmë një klub me baza moderne”/ Presidenti Ali Kasa bën me krahë tifozët e Shkumbinit, ja mesazhi i tij

9 Gusht 2023, 20:25, Sport CNA

“Do të ndërtojmë një klub me baza moderne”/

Ka shpresë për Shkumbinin. Në qytet ka lindur shpresa për të riparë edhe njëherë ekipin në nivele të larta dhe mbi të gjitha pa problemet e theksuara që ka hasur në vitet e fundit. Pas kontakteve të vazhdueshme, Bashkia Peqin ka gjetur personin e duhur për të ringritur futbollin.

Është Ali Kasa ai që ka marrë drejtimin e klubit. 
Nuk është një emër i panjohur, pasi gjatë ditëve të fundit është lakuar kaq shumë në Shijak. Ishte duke marrë presidencën e Erzenit, por në fund marrëveshja dështoi. Gjatë kohës që negocionte me shijakasit, biznesmeni kishte bërë plane edhe për ekipin e vendlindjes. Peqinasi ka paraqitur një projekt ambicioz në Bashkinë Peqin dhe akordi nuk ka vonuar, teksa erdhi dhe prezantimi zyrtar.  

Mësohet se drejtuesit e rinj të klubit kanë në plan që të marrin edhe aksione, ndaj shumë shpejt do të nisin edhe procedurat e privatizimit. Synimi është i qartë: të ndërtohet një ekipit dinjitoz që të mos diskutojë ngjitjen në Kategorinë e Parë. 
Ndërkohë ditën e sotme presidenti Ali Kasa iu është drejtuar me një mesazh të gjithë bashkëqytetarëve dhe dashamirësve të sportit në Peqin, duke shkruar:  

Bashkëqytetaret e mi! 
Vendimi për t’u bërë pjesë aktive e botës së futbollit ishte më i vështirë sesa ai për të ndihmuar dhe mbështetur ekipin tonë të zemrës, Shkumbinin!  
Paralelisht me vendimin që mora për të investuar në sport, konkretisht në futbollin shqiptar, e kisha të qartë se në çdo rast, përkundrejt terrenit se ku do të “ngulitesha”, kjo nuk do të më pengonte që të suportoja në cdo rast më mundësitë e mija futbollin e qytetit tim.  
Vendimarrjen për të administruar Shkumbinin e konsideroj kënaqësi e privilegj, e natyrisht edhe një përgjegjësi të madhe përpara jush si bashkëqytetare dhe padiskutim në mënyrë të vecante përpara tifozeve më të zjarrte, ata që i kanë qëndruar pranë ekipit në ditët më të vështira, ata që kanë përjetuar emocione pozitive e negative dje dhe sot, por kurrë nuk e kanë braktisur me zemër ekipin.  
Nuk e mohoj faktin që ka pasur shumë prej miqve e kolegeve që më panë me shumë skepticizem e ndoshta edhe më shumë se kaq si të “çmendur”, kur i tregova planin për të financuar Shkumbinin. “Ç’të duhet kjo punë, futbolli është grope, etj, shprehje si këto, nuk e lëkunden bindjen time, në objektivin për ta nxjerre klubin e futbollit nga situata ku është.  
Sikurse nuk mund ta fsheh faktin që aktorë e faktorë të rëndësishëm lokal si kryebashkiaku Bukurosh Maçi, Aqif Rakipi, Saimir Hasalla, Dashnor Sula, Gugash Magani etj, të cilët më nxitën e më inkurajuan në marrjen e kësaj përgjegjësie të madhe duke më ofruar edhe bashkëpunim për të mirën e skuadrës sonë të zemrës. Dua t’ia atribuoj vendimarrjen time edhe familjes, prinderve dhe vëllezerve, të cilët jo vetëm kanë një rol jetik në formësimin tim profesional e shoqeror, por rrënjosen tek unë dashurinë dhe lidhjen e madhe për vendlindjen. 
Të dashur bashkëqytetare dhe dashamirës të sportit; futbolli është një nga vlerat e mëdha me të cilat Peqini dhe zona jonë krenohet, ashtu sikurse krenohemi me asetet tona të çmuara të trashëgimisë historike dhe kulturore.  
Shumë shpejt ne do të festojmë 100-vjetorin e krijimit të klubit të futbollit. E për mua nuk ka kënaqësi më të madhe që të bëhen pjesë e kësaj historie deri më tani të bukur 99-vjecare, për të cilën falenderojmë me zemër këdo që ka dhënë kontribut ndër vite e dekada. 
Ju siguroj se jam këtu jo për të qenë kalimtar; unë jam këtu për të qënë bashkë më ju dëshmitare të një ndryshimi të madh, për të rikthyer Shkumbinin aty ku e meriton, në mesin e më të mirëve. Këtë gjë do ta bëjmë me vepra, jo me fjalë për të çuar përpara një projekt serioz në aspektin profesional dhe financiar. 
Ne duam, dhe do të ndërtojmë një klub me baza moderne, i cili të jetë solid dhe të krijojë vazhdimësi nga moshat deri tek ekipi i parë. 
Infrastruktura dhe Akademia janë çelësi i suksesit, ndaj ne vëmendjen do ta fokusojmë fort në këto aspekte, duke mos lënë pas natyrisht suksesin e shpejt në rezultate tek ekipi i parë në mënyrë që festimet e 100-vjetorit të na gjejnë një kategori më lartë! 
Sukseset nuk janë kurrë individuale, ndaj kërkoj mbështetjen e të gjithë bashkëqytetareve të mi, tifozë dhe jo vetëm, drejt një qëllimi të vetëm: ti rikthejmë dinjitetit Peqinit në sportin më të dashur, futbollin. 





Lajmet e fundit nga