web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Dhimbje koke” për Piolin, Milani humbet dy sulmues përpara ndeshjes me Interin

29 Gusht 2022, 15:55, Sport CNA

“Dhimbje koke” për Piolin, Milani humbet dy sulmues

Milani i Stefano Piolit e ka nisur javën me një lajm të keq i cili lidhet më dëmtimet e Ante Rebiç dhe Divok Origit.

Të dy lojtarët e kanë braktisur stërvitjen e kuqezinjve në ditën e sotme pasi kanë ndjerë disa shqetësime fizike që do të vlerësohen në pasditen e ditës së sotme ose në mëngjesin e të martës.

Pioli po shpresonte që ta kishte grupin të plotë në prag të sfidës derbi por këto dëmtime duket se kanë prishur planet e teknikut të kuqezinjve i cili tashmë i ka opsionet në sulm mjaft të kufizuara.





Lajmet e fundit nga