Zbatimi i Aministisë Penale/ Dhjetëra të dënuar lënë burgjet në Korçë
Ka nisur zbatimi i Amnistisë Penale në institucionet e vua...
Ka nisur zbatimi i Amnistisë Penale në institucionet e vua...

Ende sot Hans Völkl nuk ka një ndjenjë të mirë kur dëgjon zhurmë helikash. Ato i zgjojnë kujtimet e zhurmave të helikopterëve të tipit Bell-UH 1 natën nga 5 më 6 shtator 1972. Völkl atëherë ishte ushtar i Bundeswehrit i stacionuar në aeroportin ushtarak, Fürstenfeldbruck. Atë darkë 5 shtatori ai kishte turnin e natës në kullë, duhej të orientonte pilotët. Dramën në fshatin olimpik 20 km larg Mynihut, ushtari i ri 21-vjeçar e kishte ndjekur në televizion. Në mëngjes terroristët palestinezë kishin hyrë në zonën ku strehohej ekipi izraelit olimpik dhe kishin qëlluar për vdekje peshëngritësin Josef Romano dhe trajnerin e ringut, Moshe Weinberg, si edhe 9 sportistë të tjerë.

Në darkë 8 terroristët bashkë me 9 pengje ishin ngjitur në helikopterë. Me kërkesën për të liruar shokët e tyre nga burgu në Izrael dhe Gjermani ata nuk kishin pasur sukses. Pas mjaft orë negociatash, ministri i Brendshëm gjerman, Hans-Dietrich Genscher kishte premtuar udhëtim të papenguar në kryeqytetin e Egjiptit, Kairo. Helikopterët do t'i çonin ata në aeroportin Riem, ku do t'i priste një avion pasagjerësh. Por në vend të kësaj pilotët i çuan ata në aeroportin ushtarak në Fürstenfeldbruck. Aty helikopterët rreth orës 23:00, kujton Völkl në bisedë me DW, dolën papritur nga një mur mjegulle dhe zbritën para dritares së zyrës së tij.
Dështimi në Fürstenfeldbruck
Sipas planit të shtabit të krizës, aty duhej që snajperistët t'i eliminonin terroristët dhe të çlironin pengjet. Por plani nuk doli ashtu si u mendua. Pengmarrësit u kundërpërgjigjën me zjarr. Nga pala gjermane mbretëronte kaos, sepse nuk ishte trajnuar asnjëherë çlirimi i pengjeve. Policët nuk kishin kontakt me radiomarrëse. Disa madje ranë edhe në breshërinë e kolegëve.
Völkl dhe kolegët e tij as nuk ishin informuar më parë për planin e ardhjes së terroristëve. "Ne u morëm me këtë, vetëm sepse kishim atë natë turnin. Më parë askush nuk kishte thënë ndonjë gjë." Völkl kërkon në një cep të kaldajës shpëtim, ndërkohë që në ajër kalonin plumbat. "Pak metra më tutje një plumb preku një polic. "Aty e kapi Anton Fliegerbauerin", thotë ai. "Ai ra. Muret ishin plot me cifla kockash. Goditja ishte në kokë."

Deri në mesnatë jehuan shkrepjet e armëve. Më pas dëgjohet një shpërthim. Një terrorist kishe hedhur një granatë në njërin nga heikopterët, ku pengjet ishin brenda dhe të lidhur. Në të gdhirë bëhet e qartë. Të pesë terroristët ishin vrarë. Asnjë nga pengjet izraelite nuk e kishte mbijetuar atentatin.
Me Lojërat Olimpike të Mynihut, Gjermania donte t'i tregonte botës fytyrën e saj miqësore. Lojërat duhej të ktheheshin në një "festë të paqes", 27 vjet pas luftës dhe vrasjes së 6 milionë hebrenjve nga Gjermania naziste. Por e kundërta ndodhi. Sërish në tokën gjermane u vranë hebrenj, dhe shteti gjerman u tregua i paaftë për t'i mbrojtur.

Pas një ditë ndërprerjeje dhe një ceremonie përkujtimore, Lojërat Olimpike vazhduan. Nga politika apo policia nuk erdhi asnjë kërkim faljeje për dështimin në Fürstenfeldbruck. Nuk u krijua asnjë komision hetimor, askush nuk mori përgjegjësinë për dështimin e çlirimit të pengjeve. As për atë që nuk u pranua ndihma e specialistëve izraelitë. Për vite të afërmit e viktimave duhej të luftonin për të pasur në dorë dosjet hetimore. Deri më sot ata luftojnë për një zhdëmtim më të madh dhe nuk do të marrin pjesë në përkujtimin e 50-vjetorit të atentatit.
"Dëshmitarët, viktimat e familjeve e tyre janë trajtuar gati si të afërmit që nuk do t'i shohësh me sy", thotë Ludvig Spaenle, i ngarkuar i Bavarisë për antisemitizmin që angazhohet për zbardhjen e të gjithë atentatit. "Edhe ajo që ndodhi më pas ishte një dështim i plotë i shtetit." "Shumë shpejt dhe me qëllim gjërat iu lanë harresës. U hesht. As një përkujtim publik nuk pati." Vetëm dy vitet e fundit ka përpjekje për të ngritur një qendër përkujtimore në Parkun Olimpik.

Edhe Hans Völklit pas atentatit nuk iu ofrua ndonjë ndihmë psikologjike, të gjithë iu kthyen shpejt së përditshmes. Në Fürstenferldbruck filluan sërish fluturimet, kujton Völkl. "Ka një tendencë që ngjarjet traumatike të lihen mënjanë", thotë Anna Ulrike Bergheim, drejtuese e Shoqatës Historike Fürstenfeldbruck, që ka kërkuar për një kohë të gjatë për dëshmitarë që të flisnin për atentatin. "Njerëzit që ishin të përfshirë në atë kohë nuk u përballën me atë", thotë Bergheim për DW. Shumë dëshmitarë vetëm tani mund të flasin. Jo vetëm të afërmit e viktimave janë injoruar. "50 vjet nga ana zyrtare nuk pati përpjekje as për ata që ishin në krye të detyrës atë natë, policët, të afërmit e pilotëve ushtarakë, zjarrfikësit. Asnjë nga ata nuk u pyet këta 50 vjet, si ndjehesh ti me këtë kujtim."/DW
Zhoze Murinjo u shfaq i zhgënjyer pas humbjes 4-0 që s...
Deklarata e trajnerit të Partizanit, Giovanni Colella, pas...
Specialisti i futbollit, Sulejman Starova, duke komentuar ...
Udineze dhe Roma kanë mbyllur takimin me shifrat 4-0. Sfid...
Prishtina dhe Ballkani kanë zhvilluar takimin e vlefshëm p...
Dëmtimet janë kthyer në një makth të vërtetë për futbo...
Chelsea ka bërë publike listën e lojtarëve që mund të ...
Skuka është sulmuesi i momentit në Superiore. Ky lojta...
Përplasjet mes futbollistit të Juventusit, Paul Pogba, dhe...
Formula 1 ka zhvilluar sot Çmimin e Madh të Holandës. Pas ...
Të gjithë e mbajnë mend kur futbollistët shqiptarë, Gr...
Sonte zhvillohet supersfida mes Prishtinës dhe Ballkan...
Pas 5 fitoreve radhazi në kampionat, ka ardhur edhe humbja...
Xhuliano Skuka i ka dhënë edhe sot fitoren Partizanit, me ...
Lacio u mposht në “Olimpico” nga Napoli dhe trajneri M...
Pirro Dhima u është kundërpërgjigjur publikisht akuzav...
Ish-sulmuesi i Partizanit, Thephilus Solomon, vazhdon ...
Trajneri i Egnatias, Edlir Tetova ka folur për Oversport p...
Java e tretë e Superiores është mbyllur me sfidat Bylis-Pa...
Trajneri i Laçit, Dejan Vukiçeviç ka folur për Oversport p...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...