web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Conference League/ Ballkani në sfidën e tretë, sonte përballë turqve të Sivassporit…

6 Tetor 2022, 15:55, Sport CNA

Sonte në program janë ndeshjet e raundit të tretë në grupet e Conference League. Skuadra e vetme shqiptare nga Suhareka në këtë kompeticion të garave, Ballkani ka udhëtuar drejt Turqisë për transfertën ndaj skuadrës së Sivassporit.

Ndeshja do të startojë në oran 18:45. Ballkani ka një barazimi dhe një humbje, me vetëm 1 pikë në dy ndeshje. Në anën tjetër, turqit e Sivasspor kanë një bilanc pak më të mirë, me një fitore dhe një barazim, me katër pikë të grumbulluara.

Mbetet të shihet nëse Ballkani do të ketë forcën e mjaftueshme për të arritur një rezultat  pozitiv nga kjo përballje e vështirë me ekipin turk të Sivasspor. Ndeshja Sivassport-Ballkani do të luhet në stadiumin “Yeni 4 Eylül Stadyumu” në Sivas, të cilën do ta drejtojë gjyqtari spanjol Munuera Montero J.





Lajmet e fundit nga