web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Champions League/ Liverpuli kërkon të befasojë Real Madridin, në fushë zbret edhe Napoli

15 Mars 2023, 11:49, Sport CNA

Champions League/ Liverpuli kërkon të befasojë Real Madridin,

Magjia e UEFA Champions League vijon edhe ditën e sotme në ekranin e "Tibo", ku do të priten dy biletat e fundit për çerekfinale. Takimet që do të luhen mbrëmjen e orës 21:00 janë Real Madrid-Liverpul dhe Napoli-Eintraht Frankfurt.

Në përballjen e parë të luajtur në Angli, madrilenët arritën të bënin një përmbysje fantastike duke mundur vendasit me shifrat e thella 5-2. Sot në “Santiago Bernabeu”, Liverpuli kërkon të japë përgjigjen përfundimtare ndaj skuadrës së Ancelotit, të cilët e shohin veten me një këmbë në çerekfinale.

Takimi tjetër mes Napolit dhe Eintraht Frankfurtit që u luajt në Gjermani, përfundoi në rezultatin e pastër 2-0 për italianët. Napoli e sheh veten të sigurt drejt raundit tjetër pas fitores në ndeshjen e kaluar, por Frakfurti do të përgatitet të befasojë vendasit.





Lajmet e fundit nga