Cilat vende të BE-së luftojnë hendekun e pagave?/ Rregullat e reja të transparencës e ndajnë bllokun
Vetëm katër vende të BE-së e kanë zbatuar Direktivën e BE-...
Vetëm katër vende të BE-së e kanë zbatuar Direktivën e BE-...

Një bombë merkatoje vjen nga Spanja mbi Dushan Vlahoviçin. Sipas asaj që raporton “AS”, sulmuesi i Juventusit ka përfunduar në shënjestrën e Realit të Madridit.
Ky është vijim madje i lajmeve që i njëjti burim kishte grumbulluar prej javësh mbi bomberin serb, duke qenë se sërish e përditshmja madrilene garanton se 23-vjeçari ka qenë vërtet fare pranë largimit nga Torino, për një shifër mes 100 dhe 120 milionë eurove, por në fund ka qenë menaxheri i Vlahoviçit ai që ka frenuar gjithçka dhe ndoshta arsyeja mund të jetë pikërisht Reali i Madridit.
Klubi që kishte vendosur të bënte çmendurinë e radhës në merkato ka qenë Mançester Junajtid, i cili pasi kishte bindur Juventusin me këta numra marramendës dhe kishte marrë leje që të fliste me vetë futbollistin për një transferim të mundshëm, në fund menaxheri Darko Ristiç ka vendosur që të marrë ende kohë deri në verë, lidhur me një tjetër destinacion për klientin e tij, më konkretisht klubin që të gjithë ëndërrojnë.
Dhe ja tek vjen konfirmimi i radhës se në “Santiago Bernabeu” janë të bindur se Dushan është pasardhësi i denjë i Karim Benzemasë, i cili pas dy sezoneve prej një jashtëtokësori, sivjet ka nisur që të frenohet nga disa probleme fizike të vazhdueshme dhe sigurisht që me moshën që avancon (35 vjeç aktualisht), pa dyshim që vazhdimësia është diçka e vështirë për t’u gjetur.
Dhe ideja e presidentit Florentino Perez, por edhe miratimi i trajnerit Karlo Ançeloti, kanë bërë që Reali të nisë sulmin total, për të njëjtën shifër që ofroi edhe Mançester Junajtid 100-120 milionë euro dhe për të mbyllur tratativën në këtë verë.
Juventusi nga ana e tij nuk do të bëhet absolutisht pengesë, pikësëpari se ndoshta nuk do të mund t’i ofrojë atë arenën e rëndësishme europiane për sezonin e ardhshëm që u duhet absolutisht futbollistëve me famën e tij dhe sponsorët e shumtë që e përndjekin, por në të njëjtën kohë, “Zonja e Vjetër” ka nevojë që të mbushë arkat, duke qenë në vështirësi financiare.
Dhe fatkeqësisht, për të disatin vit radhazi, Juventusi duhet sërish të shesë një prej talenteve që zbulon, e përgatit dhe ua bën gati klubeve që kanë likuiditet pa limit, si Reali i Madridit.
Madje, duke qëndruar te rekordmenët europianë, presidenti Florentino Perez, kujtojmë që ka garantuar për merkaton e verës një thes prej 350 milionësh, me të cilët përveç Vlahoviçit në shënjestër do të jetë edhe Kilië Mbape, apo pse jo edhe Erlind Haland, nëse Mançester Siti dënohet për çështjen e financave në të zezë që po hetohet.
Një brez i ndritur talentesh po vjen për Shqipërinë! Emigrim...
“Më mirë të mos jenë disa tifozë idiotë të Liverpulit, që ...
Kontrata e Igli Tares me Lacion përfundon në fund të këtij...
Episodet e ndeshjes Partizani-Erzeni kanë qenë tema shumë ...
Liga e Kampionëve rikthehet për të luajtur fazën e saj të ...
Mërgim Vojvoda dhe Torino përgatiten për ndeshjen e fundja...
E përditshmja katalanase "ARA" raporton këtë të hënë një v...
“Syri i keq” ka ndikuar te Rocco Vata që është dëmtuar në mo...
Armando Broja u dëmtua në ndeshjen miqësore ndaj Aston Vilës...
Enea Mihaj u transferua në merkaton e verës në Portugali. Mb...
Në muajt e fundit, futbolli kosovar është bërë cak i klubeve...
Vetëm pak ditë më parë, trupi i ish-lojtarit të Chelseas, Ch...
Felix Keith, një gazetar për tabloidin anglez The Mirror, t...
Rinis ngjeshja e kalendarit, teksa Partizanin e presin tri b...
Lëvizje te Barcelona. Drejtuesit e klubit katalanas kanë arr...
Ai nuk ka frikë. Ai nuk ka më frikë. Ai e di se në bilbilin ...
Në mesin e shumë talenteve shqiptar që po rriten në Europë ë...
Silvio Merkaj dhe Stiven Shpendi po shkëlqejnë këtë sezon në...
Kalendari i ndeshjeve të javës së tretë të Superiores ka pës...
Pas barazimit me Leccen, Roma u rikthye te suksesi në Serie ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Vetëm katër vende të BE-së e kanë zbatuar Direktivën e BE-...
Shtëpia e Bardhë i ka kërkuar Kongresit të miratojë një pa...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi...
Dy tërmete të fuqishme me magnitudë 7.2 dhe 7.5 ballë të s...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...