web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Syri i keq" prek Roko Vatën? I ndodh më e keqja në momentin që do të ndryshonte karrierën

21 Shkurt 2023, 09:04, Sport CNA

“Syri i keq” ka ndikuar te Rocco Vata që është dëmtuar në momentin ideal. Teksa po i jepej gjithmonë e më tepër hapësirë në ekipin e parë, ishte koha për pak ndalesë.

Por për djalin e Rudi Vatës ka folur edhe kapiteni i Celtic, McGregor. “Ka dëmtuar kyçin e këmbës në një moment, por po tregon shumë në akademi.

Ka shënuar disa gola me ekipin B, është fantastike. Kjo është ajo që ne duam, t’u japim shtysë sa më tepër produkteve të akademisë që mundemi, duke u përpjekur t’i ekspozojmë ato në ekipin e parë.

Rocco ka qenë në ekipin e parë që në miqësoret para nisjes së kampionatit dhe ka bërë shkëlqyeshëm, prandaj presim të shërohet nga lëndimi”, tha McGregor.

Vetë Rudi Vata kohë më parë është shprehur se djali i tij nuk është ftuar kurrë në ekipet zinxhir të Kombëtares shqiptare.

Dihet prej kohësh që ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare ka mbajtur një qëndrim kritik sa i përket menaxhimit të Federatës Shqiptare të Futbollit, madje në 2010-ën Rudi ka kandiduar përballë Armand Dukës për postin e presidentit të FSHF-së.





Lajmet e fundit nga