web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bashkëpunimi vazhdon, sulmuesi i Interit pranon reduktimin e pagës

12 Maj 2023, 13:44, Sport CNA

Bashkëpunimi vazhdon, sulmuesi i Interit pranon reduktimin e pagës

Sulmuesi boshnjak i Interit, Edin Dzeko, është pranë rinovimit të kontratës me klubin zikaltër. Dzeko u bë pjesë e Interit, në verën e 2021 duke e ndihmuar ekipin si brenda fushe dhe jashtë saj.

Boshnjaku tregoi dhe një herë tjetër kualitetet e tij në gjysmëfinalen ndaj Milanit, teksa shënoi në minutën e 8-të, duke e ndihmuar ekipin të merrte një avantazh të hershëm.

Sipas medieve italiane, boshnjaku ka pranuar të firmosë edhe për një vit tjetër duke reduktuar pagën e tij. Paga e re që Dzeko do të përfitojë do të jetë 5 milionë euro. Sulmuesi kishte oferta në MLS, por dëshira e tij ishte të vazhdonte të luante në nivele të larta.





Lajmet e fundit nga