Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Kreu i FSHF-së, Armand Duka, ka mbajtur fjalimin e tij në Konferencën Kombëtare “Arritjet dhe Sfidat e Sportit në Shqipëri”. Presidenti i FSHF-së
vuri në dukje arritjet e bëra në gjithë këtë periudhë dhe përparimin e Kombëtares, por edhe kërkesën për mbështetjen e futbollit.
“E dashur Ministre Kushi,
Fort të nderuar të ftuar e personalitete që jeni sot në këtë sallë,
Më lejoni fillimisht të falënderoj organizatorët e kësaj konference, Ministrinë e Arsimit dhe Sportit e veçanërisht ministren Evis Kushi.
Kjo konferencë është pa diskutim shumë e rëndësishme për sportin dhe njerëzit e tij, jo veç për të bërë paradën e arritjeve, – që pa diskutim duhen pasqyruar e evidentuar sepse pasqyrimi drejt i arritjeve e sukseseve na ndihmon shumë për edukimin e një shoqërie sportive, – por në të njëjtën kohë për të reflektuar ndaj gjërave nuk kemi bërë mirë apo s’kemi pasur ritmin e duhur.
Sporti shqiptar përballet sot me shumë sfida, ku në majë qëndron synimi për krijimin e kulturës sportive. Ne jemi një shoqëri josportive. Këtu nuk jam duke folur për sportin profesionist, por për atë amator, për një lëvizje sportive që mungon. Sot që flasim, sipas të dhënave të EuroBarometrit, në Bashkimin Europian mesatarja europiane e njerëzve që merren me sport është 40%. Në Shqipëri vetëm 3-4% e popullsisë ushtron sport. Janë shifra alarmante që kërkojnë ndërhyrje dhe veprime konkrete.
Në anën tjetër nuk mund të mohoj se dekadën e fundit ka pasur ndryshime pozitive. Do t'i ndaja këto vite të gjata të tranzicionit në dy periudha:
1- Vitet '90-të ku ne shkatërruam çdo ambient sportiv, fusha futbolli, pallate sporti e palestra që kishim trashëguar nga sistemi që lamë pas. Dhe jo vetëm kaq. Ne nuk dinim se kush do të bënte çfarë, një lloj kaosi total dhe pa asnjë diskutim një periudhë e errët për sportin.
2- Dhe vitet 2000 në të cilat filluan të institucionalizohen gjërat, filloi një organizim më i mirë në të gjitha nivelet, pati ndryshime dhe ndërhyrje në infrastrukturë e ndonjë rezultat sporadik që vinte herë pas here.
E gjatë këtij tranzicioni, edhe futbolli si sporti më i dashur i shqiptarëve, ka pasur pa asnjë dyshim zhvillime pozitive në të gjitha drejtimet.
Duke filluar nga ai organizativ. Sot klubet e futbollit që garojnë në garat e zhvilluara nga Federata e Futbollit kanë struktura menaxheriale, drejtuese dhe sportive më të kualifikuara. Kanë forma juridike e tregtare shumë qartë të përcaktuara dhe janë pjesë e një organizate, e cila ka një Kushtetutë të sajën të miratuar e vlerësuar nga autoritetet vendase dhe ato ndërkombëtare.
Kompeticionet e organizuara nga FSHF-ja janë gjithashtu një histori e jashtëzakonshme transformimi. Shumë pak vite më parë, organizohej vetëm një kampionat kombëtar për meshkuj me 16 skuadra dhe një Kategori e Dytë me sistem grumbullimi pikësh.
Sot që flasim, organizohen 23 gara kombëtare për djem, 3 gara kombëtare për vajza, kampionate Rajonale për djem e vajza si dhe kompeticione kombëtare për futbollin amator 5×5, 6×6 dhe 9×9 ku në total luajnë 22 mijë futbollistë profesionistë, gjysmëprofesionistë dhe amatorë.
Futbolli i vajzave është gjithashtu një hapësirë e rëndësishme në futbollin tonë, një prioritet i madh i Federatës. Edhe pse ka pak më shumë se një dekadë që ka nisur, numëron 2 mijë vajza që luajnë futboll në të gjithë vendin dhe falë projekteve e nismave që kemi ndërmarrë synojmë dyfishimin brenda dy viteve të ardhshme.
Çdo fundjavë 1140 ekipe futbolli djemsh dhe vajzash të të gjitha niveleve luajnë futboll në gjithë territorin e vendit. Mbi 650 zyrtarë janë të angazhuar në mbarëvajtjen e ndeshjeve të futbollit. Mbi 100 mijë njerëz të përfshirë direkt krijojnë një ekonomi futbolli, që konsumon dhe kontribuon në ekonominë shqiptare.
Edukimi është një tjetër shtyllë e rëndësishme në rritjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm të futbollit. Falë politikave tona por edhe zhvillimit të profesioneve të reja, ne sot edukojmë, kualifikojmë dhe certifikojmë me diploma të vlefshme për të gjithë botën trajnerë, përgatitës atletikë, trajnerë portierësh, skautë, drejtorë dhe administratorë sportivë, video-analistë, mjekë e fizioterapistë sportivë. Jemi koshientë se investimi te kapitali njerëzor është një gur themeli i rëndësishëm për të qenë konkurrues.
Për përmirësimin e infrastrukturës politikat tona kanë qenë të duhura jo vetëm në hartimin e projekteve e thithjen e fondeve nga organizatat ndërkombëtare, por edhe në bashkimin e tyre me investitorë privatë, akademi e klube futbolli, pushtet vendor e qendror. Ky bashkëpunim ka dyfishuar investimet në futboll dhe stadiumet që kemi sot e konfirmojnë më së miri këtë.
Në dekadën e fundit kemi ndërtuar 62 fusha loje, 19 fusha stërvitore me bar artificial, 13 tribuna stadiumesh dhe 76 fusha për futbollin 6×6 kryesisht në shkolla. Falë bashkëpunimit shumë të mirë me Qeverinë kemi sot “Elbasan Arenën”, “Loro Boriçin”, “Kukës Arenën”, “Air Albania Stadium” dhe ka marrë rrugë procesi i ndërtimit te tri stadiumeve në Korçë, Durrës dhe Vlorë. Sot ekipet tona kombëtare kanë një shtëpi moderne, një krenari jona siç është Shtëpia e Futbollit që e inauguruam vetëm pak muaj më parë me pjesëmarrjen e presidentit të FIFA-s, Infantino.
Falë kësaj pune, UEFA na ka besuar organizimin e shumë aktiviteteve ndërkombëtare. Nëpërmjet këtyre aktiviteteve, u shërbejmë të rinjve, për t'i afruar akoma më shumë me sportin tonë, përmirësojmë eksperiencën tonë organizative dhe shërbejmë gjithashtu si promotorë turistikë të vendit tonë. Vetëm në katër vitet e fundit kemi organizuar dhe po vazhdojmë të organizojmë 30 aktivitete ndërkombëtare për djem dhe vajza duke mirëpritur në Shqipëri më shumë se 3 mijë futbollistë e zyrtarë që kanë qëndruar mesatarisht 8 ditë në zonën tonë bregdetare.
Qershia mbi tortë e këtyre organizimeve, ishte finalja e madhe historike e UEFA Conference League që e ktheu Tiranën dhe Shqipërinë në epiqendër të futbollit botëror me 155 shtete në të gjithë botën që e transmetuan këtë finale duke i bërë vendit tonë reklamën më mbresëlënëse të kryer ndonjëherë. Mijëra tifozë, gazetarë, figura legjendare futbolli, sponsorë, njerëz nga bota e financës dhe menaxhimit, patën mundësi të kalonin orë fantastike në Tiranë duke gjetur një mikpritje dhe një organizim perfekt.
Ekipi kombëtar mbetet për të gjithë shqiptarët krenaria e madhe. Nuk duhet të harrojmë asnjëherë se skuadra jonë e djemve renditej në vendet 110 deri në 130 në renditjen e FIFA-s e në vendet e fundit në renditjen e UEFA-s. Sot që flasim ndodhemi në vendin e 68-të në renditjen botërore dhe pak vite më parë arritëm një rekord historik duke qenë në vendin e 22-të në botë. Në dy eliminatoret e fundit për Kupën e Botës jemi renditur në vendin e tretë dhe e kemi quajtur dështim, duke konfirmuar në këtë mënyrë urinë tonë për rezultate pozitive. Asnjëherë nuk duhet të harrojmë kualifikimin tonë në Kampionatin Europian 2016, në Francë, aty ku kuqezinjtë tanë bënë të lumtur e krenar çdo shqiptar.
Miqtë e mi,
Përpara kemi sfida të shumta, përtej ndryshimeve pozitive që kemi arritur mbetet akoma shumë për të bërë. Federata e Futbollit ka punuar me ekspertët më të mirë europianë duke hartuar strategjinë e detajuar dhe e kthyer në një manual të qartë pune në dokumentin “Futbolli për Kombin 2025” ku i kemi vendosur vetes objektiva shumë ambiciozë.
1- Synojmë ndërtimin e 100 fushave të reja në të gjithë vendin
2- Rritjen në 23 mijë të numrit të fëmijëve që luajnë futboll deri në vitin 2025
3- Dyfishimin e trajnerëve të licencuar deri në vitin 2025
4- Dyfishimin e vajzave që luajnë futboll deri në vitin 2025
Sot futbolli shqiptar me mbi 22 mijë të rinj e të reja ka ekonominë e tij dhe kontribuon jo pak në ekonominë e vendit. Në një studim që zhvilluam së bashku me UEFA-n dhe kompaninë britanike Substance, ku vlerësuam kontributin direkt në ekonomi, impaktin ekonomik të përfitimeve sociale dhe ndikimin ekonomik në shërbimet shëndetësore, pamë se futbolli kontribuon në ekonominë shqiptare me mbi 146 milionë euro në vit. Një shifër që sigurisht është më e madhe, por jo të gjitha të dhënat e kërkuara u arritën të sigurohen. Gjithashtu në një studim të fundit të OECD në shkurt të këtij viti pamë se si me 1 euro të shpenzuar sot për sportin, arrin të marrësh 2 euro benefite financiare nesër.
Këto të dhëna na bindin se investimi në sport, fokusimi tek ai dhe krijimi i një tregu të mirëfilltë sportiv dhe jo vetëm futbollistik, duhet të jetë prioritet i të gjithë faktorëve.
Unë e di që të flasësh për treg në Shqipëri është një temë që sigurisht ngjall reagime, dyshime, e deri te keqkuptime të mëdha. Mund të tingëllojë edhe si utopike, duke parë që në këtë vend tregu ka akoma nevoja në shëndetësi, arsim, ndërtim e shërbime të tjera publike. Por futbolli shqiptar e ka treguar se është gjithmonë një hap përpara.
Te dashur miq
Ka ardhur koha që të punojmë së bashku për të miratuar një paketë të plotë ligjore dhe fiskale, e cila do të krijonte tregun e futbollit dhe sportit në Shqipëri. Duhet ta fillojmë me Ligjin e Sponsorizimit. Ekonomia shqiptare do të ishte përfituesja më e madhe e krijimit të këtij tregu. Të rinjtë dhe të rejat e këtij vendi do të kenë gjithashtu kushte dhe mundësi më të mira për të ngritur lart flamurin e vendit tonë të dashur. Duke punuar së bashku, pushtet qendror, pushtet lokal, organizata sportive dhe biznesi, jam shumë i sigurt se do të shkojmë larg dhe do të shkruajmë një faqe të ndritur në histori.
Të ardhurat e siguruara nga bastet sportive janë gjithashtu një mekanizëm që mund të ndihmojë buxhetin e sportit shqiptar. Ne si Federata Shqiptare e Futbollit, dhe organizata me numrin më të madh të sportistëve të regjistruar ne vend, do të propozonim që të jenë të përcaktuara qartë në ligj ndarja e të ardhurave. Sa do të përfitojë futbolli, basktebolli, volejbolli dhe sa sportet elitare si peshëngritja, mundja e atletika ashtu si edhe destinacioni i këtyre fondeve, duke mos e lënë në dorë të humoreve apo dëshirave të individëve të caktuar.
Në mbyllje të fjalës sime, ashtu siç e kam thënë shumë herë të tjera, dua të theksoj se fëmijët janë e ardhmja e kombit. Pa ta futbolli do të vdiste, ashtu si edhe kombi. Ne u jemi borxhli fëmijëve të këtij kombi dhe duhet të bëjmë gjithçka për t'i dhënë kushte më të mira e më shumë mundësi çdo të riu dhe të reje që dëshiron të luajë futboll e të ketë një jetë aktive duke qenë në këtë mënyrë dhe një qytetar më i mirë nesër.
Ju falënderoj të gjithëve për vëmendjen dhe durimin e dëshiroj t’i uroj punime të mbara këtij Kongresi vërtetë të veçantë”, tha Duka.
Armando Broja ka pësuar në muajin dhjetor një dëmtim shumë t...
Roma do të zhvillojë të enjten ndeshjen e kthimit në Ligën e...
Sipas raportimeve të medies spanjolle “AS”, ndryshe nga sa p...
Jorgo Pëllumbi është zgjedhur si lojtari i javës në skuadr...
Jasir Asani ishte një nga lojtarët më të përfolur në ndeshje...
Kjo mesjavë do të përcaktojë edhe 4 ekipet gjysmëfinaliste t...
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ...
Volejbolli i femrave do të zhvillojë sot finalen e dytë të...
Sulmuesi i Kombëtares kuqezi, Taulant Seferi, ka rënë në r...
Julian Nagelsmann vijon të mbetet në krye të listës për të m...
Rrugëtimi në Champions League, edhe pse po i siguron Simon...
Faqja e idilit mes Gerard Pique dhe Shakira do të kthehet ...
Kampionati ka hyrë në një fazë shumë delikate dhe të luftu...
Federata Shqiptare e Futbollit ka shtruar iftar me rastin ...
Sonte në mbrëmje mësohen dy gjysmëfinalistët e parë në kompe...
Jurgen Klop e kishte thënë qartësisht se nëse Liverpuli kë...
Edi Reja nuk është më trajner i sllovenëve të ND Goricës. ...
Futbollisti shqiptar, Ersi Bode ka firmosur kontratën e parë...
Bartozh Salamon po bëhet gati për një pezullim të gjatë nga ...
Milan kundër Napolit, akti i tretë. Brenda pak javësh, kuq...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...