Marshim dhe thirrje kundër qeverisë/ Mbahet sot protesta e 45-të në Tiranë
Ditën e sotme mbahet protesta e 45-të qytetare kundër qeve...
Ditën e sotme mbahet protesta e 45-të qytetare kundër qeve...

Të paktën 1/3 e popullatës në vend jetojnë në kushte të vështira teksa skemat e mbështetjes sociale duhet të targetojnë më mirë familjet në nevojë.
Raporti vjetor i zyrës së Avokatit të Popullit (AP) për vitin 2023 ndalet te shifrat e prodhuara nga Instituti i Statistikave, por dhe tek ankesat që ka marrë lidhur me këto çështje.
Sipas raportit, varfëria (norma e rrezikut të varfërisë) në Shqipëri mbetet e lartë, mbi 22.0%. Sipas rezultateve të Anketës së të Ardhurave dhe Kushteve të Jetesës (EUSILC) 2021 që mat kushtet e jetesës, varfërinë relative dhe privimin material në familjet shiptare, publikuar më datë 30.12.2022 nga INSTAT; vlerësohet se niveli i përjashtimit social në Shqipëri, pra i individëve në rrezik varfërie, ose thellësisht të privuar materialisht, ose me intensitet shumë të ulët në punësim, është rreth 43.9% e popullsisë. Privimi i rëndë material vlerësohet në 35,2% në 2021.
“Kjo do të thotë se pothuajse 1/3 e popullsisë jeton në kushte shumë të vështira ekonomike, duke iu referuar studimit për “Transfertat e Mbrojtjes Sociale drejt Familjeve të Varfra”, ku janë listuar kategoritë e shpenzimeve për familjet e varfra, ushqimi zë pjesën më të madhe të shpenzimeve duke lënë hapësirë të pakonsiderueshme për shpenzime të tjera si komunikimi, kultura”, thuhet në raport.
I njëjti dokument vlerëson se ndihma ekonomike, që është një instrument që synon kategoritë në nevojë, ka vend për përmirësim, diçka që pranohet edhe në dokumente strategjike.
Sipas AP, sfidë e reformës për ndihmën ekonomike, vijon të mbetet masa e ulët e saj, nxjerrja nga skema e familjeve në rrezik të varfërisë, mosmbulimi i të gjitha kategorive vulnerabël, përfituese të ndihmës ekonomike dhe mangësia e akteve nënligjore që përcaktojnë masën e minimumit jetik dhe përshtatjen e kësaj mase në planin kohor, si një normë kufizuese për mbrojtjen e burimit të të ardhurave të qytetarëve.
Konkretisht gjatë vitit 2023, institucioni i Avokatit të Popullit ka trajtuar raste të paraqitura nga ankesat e gytetarëve, apo të trajtuara me iniciativë. Referuar ankesave të registruara gjatë këtij viti, rezulton të jenë 35 të tilla, nga të cilat 10 janë të nisura me iniciativë.
Për trajtimin e këtyre rasteve, institucioni i Avokatit të Popullit ka kryer hetime administrative, të cilat janë përmbyllur me zgjidhjen e tyre në favor të qytetarëve dhe/ose sqarimin e ankuesve lidhur me shkaqet ligjore të ndërprerjes apo të mospërfitimit të ndihmës së kërkuar, shoqëruar me sugjerimet përkatëse për zgjidhjen e problematikës së trajtuar si dhe duke adresuar problematikat nëpërmjet rekomandimeve drejtuar institucioneve përgjegjëse./ Revista Monitor
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve a...
Institucioni i edukimit, shkolla, duhet të ketë në qen...
Meteorologu Hakil Osmani ka zbuluar se si do të jetë m...
Në Shqipëri, 1 Maji, që teorikisht përkujton protestat...
Ditën e hënë moti parashikohet kryesisht i kthjellët me vr...
Aristoteli, një nga filozofët më të mëdhenj që ka jetuar n...
Për javën që presim përpara, vendi ynë do të ndikohet nga ...
Dita e diel do të ketë mot me alternime kthjellimesh dhe v...
Dita e shtunë do të jetë në ndikim të kushteve atmosfe...
Ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve ...
Vendi ynë ditën e sotme do të ndikohet nga kushtet atmosfe...
Vendi ynë, ditën e sotme parashikohet të ndikohet nga kush...
Numri i automjeteve që qarkullojnë në vend është rritur nd...
Edhe këtë të martë, moti parashikohet i kthjellët në të gj...
Pak ditë më parë, fillimisht të enjten e javës që lamë...
Këtë të hënë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për javën që presim përpara, vendi ynë do të ndikohet ...
Skema e pensioneve, në vitin e dhjetë të zbatimit të saj, ...
Dita e diel do të jetë në ndikim të kushteve atmosferi...
Dita e shtunë do të jetë në ndikim të kushteve atmosfe...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka paralajmër...
Një moment i pazakontë është shënuar në bregdetin Hendaye ...
David Sanchez, vëllai i kryeministrit të Spanjës, Pedro Sa...
Disa persona raportohet se kanë humbur jetën si pasojë e n...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...