Varfëria në qytetet e mëdha të Shqipërisë, dyfishi i mesatare së BE-së
Norma e rrezikut të varfërisë në zonat urbane, qytetet e m...

Sociologu Gëzim Tushe e cilëson si infeksion qytetar shkallën e kriminalitetit në vend.
Në një intervistë në "A2CNN", Tushe tha se këto raste janë kthyer në ngjarje normale nga e përditshmja, nga motive të larmishme.
Sipas sociologut, familja dhe shkolla duhet të bashkëveprojnë në këtë situatë me shtetin aleat.
“Shkalla e kriminalitetit në vend po vjen duke u rritur, është bërë si bukë e përditshme. Kjo tregon që në Shqipëri po rritet shkalla e neurotizmit dhe krimi po bëhet banal. Motivet e krimit janë të larmishme; me probleme pronësie, konflikte të ndryshme, krimi brenda familjes, krimi i adoleshentëve. Duket sikur ky kazan i shoqërisë shqiptare po vlon dhe po realizohet një lloj parashikimi i bërë nga filozofët që breznitë po përkeqësohen dhe krimi ka filluar të bëhet dominant dhe po tenton që të na dominojë.
Krimi kërkon të na adoptojë. Kriminelët kanë busull të fortë, e kuptojnë dhe rritet kriminaliteti kur shteti është i zbutur dhe indiferenca qytetare është rritur, ku denoncimi qytetar ulet, reagimi qytetar nuk është kështu, kur shoqëria civile nuk bën detyrat, kur edukimi në familje e shkollë për të edukuar qytetarin dhe jo këtë bishën njerëzore, që i merr jetën shokut, babait, etj. Shëndeti i shoqërisë është bllokuar. Kriminaliteti është infeksioni më i madh qytetar dhe nuk përballohet vetëm nga policia. Nëse familja dhe shkolla nuk luajnë rolin, policia nuk është e fortë, atëherë përballimi i krimit do të jetë i vështirë. Nuk e përballon dot i vetëm shteti krimin në këtë shoqëri, por kërkon aleatët, ndryshe indiferenca dhe siguria e budallait që në shoqërinë tonë është përhapur.
Kanë filluar të shfaqen lagjet e vesit, ku përdoret droga në mënyrë masive, ku gëlon droga, alkooli, prostitucioni. Ajo është e përhapur në mënyrë kapilare në të gjithë shoqërinë, por ka koncentrate. Policia duhet ta dijë që në këtë zonë ushtrohet prostitucion i paligjshëm apo këtu është një vend ku përdoret droga. Kjo duhet hartëzuar dhe pastaj shteti ka nevojë për aleatët e vet në këtë çështje. Tani shteti është i butë, nuk duhet të lejojë të shkelet ligji, por të forcohet”,- tha Tushe./CNA
Norma e rrezikut të varfërisë në zonat urbane, qytetet e m...
74.6% e banorëve që jetojnë në qytetet e Shqipërisë kanë a...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosf...
69 njësi administrative të vendit, me më pak se 100 fëmijë...
Ditën e martë, vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të...
Një 58-vjeçar nga fshati Rëmbec i Maliqit ka humbur jetën ...
Këtë të hënë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Gazetarja Ola Xama me anë të një statusi në rrjetet social...
Ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, në bashkëpu...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Papunësia ka ardhur në ulje vitet e fundit, por brenda tre...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fillimi i vitit shkollor zakonisht është sinonim me shumë ...
Muajt e fundit, qyteti i Korçës është përballur me një r...
Ditën e sotme, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e motit t...
Një 40-vjeçare nga Tirana denoncon në redaksinë e emisioni...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Ish-Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, do të botojë këtë vje...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, pritet të udhët...
Një grup senatorësh dypartiakë në Shtetet e Bashkuara e pa...
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar sot lidhur deklaratë...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...