web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“EKO MENDJE”, RRJETI I VULLNETARËVE QË MBUSHI 1 DEKADË

9 Janar 2025, 13:42, Sociale CNA

“EKO MENDJE”, RRJETI I VULLNETARËVE QË MBUSHI 1

Lëvizja vullnetare “Eko Mendje” u vlerësua si vullnetarët e vitit 2024. Drejtuesi i saj, Mirsad Basha, tregon mbi këtë nismë, e cila zanafillën e ka 1 dekadë më parë.

"'Eko mendje' ka 10 vite që është një lëvizje aktive në qytetin e Shkodrës. Ka lindur duke parë dëshirën e të rinjve, duke u bërë një grup i madh me andrrat e dëshirën që kishim për qytetin duke lindur më shumë si nevojë për qytetin e Shkodrës. Nisëm me ato lëvizjet e para me biçikleta duke bërë ecjen ekologjike.

Normalisht edhe kujdesi për natyrën bëhet duke bërë aksione pastrimi. Vetë fjala 'Eko mendje' këtë ka si objekt një mendje eko në raport me natyrën dhe njerëzit. Përveç udhëtimeve me biçikleta që ishin eko ne kudo që shkonim bënim edhe pastrim. Duke parë që grupi bëhej më i madh ne nisëm të bënim aktivitete më të mëdha. Filluam pastaj me takime letrare, net poezie, ekspozita pikture etj. Secili prej të rinjve shfaqte pasionin e talentin që kishte.

Pra erdhi si nevojë për të bërë bashkë të rinjtë. Çdo aktivitet ishte falas në mënyrë vullnetare, të pasponsorizuar nga politika, fondacionet apo diçka tjetër. Vitet kanë kaluar, u bënë 10 vite tani ku në këto vite kemi organizuar 1117 aktivitete. Përveç aktiviteteve janë rritur edhe aktivistët, por edhe familjarë që vijnë me fëmijët. Misioni ynë ishte të përfshinim sa më shumë të rinj. Jo vetëm për të bërë një aktivitet apo bamirësi por në thelb për të edukuar dhe rritur breza altruistë. Edhe pse ishte e vështirë me përdor fjalën vullnetar pasi ne vijmë me një histori nga e kaluara e regjimit komunist dhe aty fjala vullnetar ishte detyrim.

Por më pas nisën gjërat të ndryshonin duke dhënë shembuj pozitivë. Kur ne kishim nismën 'Ne jemi qyteti' dilnim çdo javë dhe jepnim një shërbim si pastrimi sistemimi etj. Edhe na thoshin uu si në kohën e Enverit. Në fakt t'i shërbesh qytetit nuk është në kohën e askujt. Pra në fillim ishte e vështirë, por më pas pamë që grupi rritej dhe kjo na bënte shumë mirë".

Por si u përqafua nga të rinjtë ideja e të qenit vullnetarë dhe cila është grupmosha më aktive? Duket se hovi erdhi në reagimin që aktivistët patën ndaj armëve kimike.

“Ata që janë më aktivë janë 18 deri në 25 vjeç. Në çdo aktivitet ne kemi grupmosha të ndryshme. 2 vitet e fundit kemi bërë dhe disa kontrata sociale me drejtoritë e shkollave, dhe bëjmë disa orë të qytetarisë dhe kjo na ka bërë mirë sepse grupeve iu bashkuan dhe nxënës. Krahas promovimit të vendeve ne nisëm të reagojmë për situata të ndryshme. Protesta e armëve kimike ishte e para dhe më e madhja. Qytetarët na u bashkuan masivisht dhe pas asaj proteste nisëm aktivitete rregullisht.”

Udhëtimet, eksplorimi në territor dhe promovimi I zonave pak të njohura më parë ishin pjesë e viteve të mëvonshme që të rinjt bënë.

“Eksperienca e udhëtimeve e promovimit më ka dhënë sadisfaksion. Unë njihesha si fotograf lirim. Ne shkuam në vende që nuk kishim shkuar ndonjëherë, shkuam në breg të Bunës. Buna ka disa plazhe që shumë nuk i dinin, shkuam në zonën e Reçit, gur të zi. Nëpër kala të vjetër nëpër objekte të vjetra. Duke shkuar duke promovuar vetë zonat e qarkut Shkodër. Me erdhi mirë sepse kjo kishte ndikim, na merrnin agjencitë na pyesnin për këto shtigje. Më pas nisëm të bnim udhëtime si në Lumin e shalës, Molla e Shoshit, Lëpushë.”

"Eko mendje" u zgjerua me “eko club”. Për Bashën kjo erdhi jo vetëm si një nevojë e aktivistëve për të pasur një pikë takimi, por edhe si ndihmë ndaj fermerëve të vegjel të cilët në zona të largëta prodhimet e tyre i kanë ende të papromovuara, por me përbërje bio.

Është minibiznes, në fakt është një qendër e ekos. Ishte një nevojë e jona për të pasur një pikë takimi. Është një kafeteri një vend ku ne takohemi me frymë eko pa plastikë pa gjëra të konservuara. Ne kemi një vend ku takohemi konsumojmë një kafe bashkë, qytetarët kanë një vend ku të kontribuojnë për nismat tona. Por eko club na ka lidhur me zonat ku ishim sepse atje kemi marrë produktet bio. Sidomos turistët i vlerësojnë shumë këto gjëra. Produktet më të kërkuara janë lëngu i shegës, thanat lëngu i tyre, likeri, rakia, djathrat. Ambienti është me figura letrare, me libra me objekte të vjetra, njerëzit vijnë lexojnë konsumojnë diçka. Kemi dashur të krijojmë një ambient të bukur sidomos për të rinjtë.”

Dhjetëra vullnetarë i gjejmë në zonën e Velipojës. Qëllimi është pastrimi i territorit ndonëse nuk është sezon turistik.

“Gjatë gjithë kohës hidhen afër lumenjve mbeturina afër liqenit dhe përfundojnë në det. Ne menduam të bëjmë këtë pastrim bashkë me vullnetarët. Deti nxjerr jashtë çdo mbetje që njerëzit kishin hedhur tërë këtë kohë. Ne marrim kto aksione jo vetëm për të ndërgjegjësuar, por edhe për të dhënë një shërbim të mirë e për mesazhin që të kemi kujdes. Sot jemi me dhjetëra vullnetarë, edhe pse jemi jashtë sezonit turistik dhe po pastrojmë të gjithë bregun në Velipojë. Po mbledhim rreth 2 mijë qese dhe shpresoj të ketë sa më shumë nisma të tilla.”

Për vitin 2025 Mirsad Basha dhe vullnetarët e rrjetit “Eko mendje” kanë një qëllim.

“Gjëja më pozitive e 'Eko mendje' është se ka pasur vazhdimësi. Nuk është se kemi bërë një aktivitet dhe kaq po ka qenë vazhdimësi. Ne kemi synim të vazhdojmë çdo aktivitet traditë, duke përfshirë sa më shumë të rinj. Qëllim është hapja e 'Eko mendje' edhe në qytete të tjera si Malësi e Madhe, lezhë apo Tiranë. Pse jo mos t'u japim shembull brezave të rinj, të shpërndajmë një frymë të re që edhe Shqipëria të jetë më e bukur.”

Lëvizje të tilla rinore janë jo vetëm të nevojshme, por edhe sensibilizuese. E ky rrjet duket se tashmë do të zgjerohet në Lezhë e Tiranë./ CNA





Lajmet e fundit nga