Ministria e Shëndetësisë nxjerr shifrat/ 18 të infektuar dhe 2 humbje jete nga Covid-19
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publ...

Shqipëria për të parën herë futet në rrjetin e monitorimit për sa i përket identifikimit të Sars-Cov2 në ujërat e ndotura, duke çelur sot laboratorin e parë të identifikimit të hershëm të viruseve nëpërmjet survejancës mjedisore, me impakt në shëndetin publik. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, Ambasadori i Gjermanisë në vendin tonë, Peter Zingraf, dhe ekspertë të fushës, morën pjesë në ceremoninë e organizuar për hapjen e laboratorit të ri, në mjediset e Universitetit Bujqësor të Tiranës.
“Shqipëria për të parën herë futet në rrjetin e monitorimit për sa i përket identifikimit të Sars-CoV2 në ujërat e ndotura. Një laborator i ri, i cili do të na japë një sinjalizim më të shpejtë, një vlerësim për sa i përket situatës së ecurisë së post-pandemisë dhe do të na vendosë në të njëjtin pozicion si të gjitha ato vende që sot e kanë këtë laborator, duke krijuar mundësinë për të vlerësuar një element të rëndësishëm në të gjithë sistemin e survejancës aktive, që është pikërisht monitorimi i ujërave të ndotura për praninë e Sars-Cov2. Ky laborator do të bëjë të mundur edhe monitorimin e shumë viruesve të tjera. Do të bëjë të mundur gjithashtu monitorimin për sa i përket një tjetër fushe që ne jemi duke bashkëvepruar dhe bashkëpunuar në kuadër të sistemit të alertit për antibiotiko-rezistencën. Ne sot do të kemi mundësi të zgjerojmë gamën e analizave mikrobike dhe gjenetike, në funksion të përmirësimit të shëndetit të popullatës me qasjen 'one health'”, tha Manastirliu.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bëri me dije se janë duke u fuqizuar kapacitetet e Institutit të Shëndetit Publik për përgjigjen ndaj emergjencave.
“Ne jemi duke forcuar kapacitetet e Institutit të Shëndetit Publik për fuqizimin e laboratorit të virologjisë, mikrobiologjisë. Për të parën herë Shqipëria do të ketë edhe një aparaturë të re në lidhje me sekuencimin genomic, pra një tjetër fuqizim i kapaciteteve tona në funksion të rritjes së evidencës shkencore, për sa i përket të gjithë evidencës së viruseve, varianteve, nënvarianteve, e cila do të bëjë të mundur përmirësimin e cilësisë së shërbimeve dhe mbi të gjitha edhe zgjerimin e portofolit të kërkimit shkencor në Institutin e Shëndetit Publik, por edhe më gjerë”, tha Manastirliu.
Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri u shpreh: “Se sa i rëndësishëm është dhe do të jetë në të ardhmen për Shqipërinë ky sistem i paralajmërimit të hershëm, e shohim aktualisht në shpërthimin e poliomielitit në Nju Jork, Izrael dhe Londër, ku virusi u zbulua në ujërat e zeza dhe krijoi alarm për masa kundërvepruese. Tani Shqipëria, me këtë laborator të ri dhe sistemin e paralajmërimit të hershëm mund të jetë pjesë e sistemit global të mbikëqyrjes shëndetësore dhe mund të kontribuojë në monitorimin global të pandemive”, tha Ambasadori Peter Zingraf.
Me fonde të Qeverisë Gjermane, Shoqëria Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar GIZ, së bashku me DVGW-Technologie Zentrum Wasser, Karlsruhe dhe Universitetin Bujqësor të Tiranës kanë vënë në funksion për herë të parë një laborator për analizimin e ujërave të ndotura për SARS-CoV-2 në Shqipëri. Përmes këtij laboratori do të kryhen analizat biologjike molekulare që do të shërbejnë si bazë për “Sistemin e Paralajmërimit të Hershëm” ndaj SARS-CoV-2 dhe viruseve të tjera.
Shqipëria me këtë laborator të ri të “Sistemit të Paralajmërimit të Hershëm” mund të jetë pjesë e sistemit global të mbikëqyrjes shëndetësore dhe mund të kontribuojë në monitorimin global të pandemive./ CNA.al
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publ...
Gjatë disa dekadave të fundit, rolet gjinore kanë evol...
Kanceri i gjirit është një nga sëmundjet që po përhape...
Të folurit në gjumë është një nga shumë çrregullime dhe ës...
Thonjtë janë një “kambanë alarmi” shumë e rëndësishme ...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publ...
Nëse keni sulme paniku të përsëritura, ka shumë të ngjarë ...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publ...
Përveç pirjes së ujit dhe pritjes, studiuesit kanë zbuluar...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publ...
Kanceri ka qenë prej kohësh pjesë e historisë njerëzore. P...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publ...
Ne flasim shpesh për dhjetëra miliona vdekjet e shkaktuara...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta...
Sipas një studimi, mundësia për t'u diagnostikuar me kance...
Vaksina e re e kompanisë BioNTech/Pfizer është përshtatur ...
Agjencia Europiane e Barnave (EMA) ka rekomanduar auto...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publ...
Shqipëria dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë për R...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...