Eugena Tomini, këshilla qytetarëve/ Si të kujdesemi nga viruset në verë?
Drejtoresha e Institutit për Shëndetin Publik, Eugena ...

Çdo ditë, rreth një mijë njerëz në Mbretërinë e Bashkuar diagnostikohen me kancer.
Pavarësisht përhapjes së kësaj sëmundjeje të frikshme ekziston pyetja: A do të ketë një kurë për këtë sëmundje?
Përgjigjja nuk është e thjeshtë sepse kanceri nuk është një sëmundje e thjeshtë, ka më shumë se 200 lloje dhe versione të kësaj sëmundjeje.
Megjithëse ata ndajnë një mekanizëm të përbashkët, ndarjen e shpejtë të qelizave anormale, të cilat më pas shkatërrojnë indet e shëndetshme, ka variabla të shumtë, nga gjenetika deri te vendi ku sëmundja shfaqet në trup, që ndihmojnë në përcaktimin e shansit tuaj për të mbijetuar.
Rrjedhimisht, disa forma, të tilla si kanceri i lëkurës ose testikujve, kur zbulohen herët, ka një normë mbijetese, dhjetëvjeçare me 98%.
Për të tjerët prognoza është më e zymtë. Për kancerin e pankreasit, i cili është shumë i vështirë për t'u zbuluar, që do të thotë se ka më shumë kohë për t'u përhapur dhe për t'u bërë rezistent ndaj trajtimit, shkalla e mbijetesës pesëvjeçare është 7 për qind, me 90 për qind të pacientëve që vdesin brenda dy viteve nga diagnoza.
Megjithatë, me kaq shumë fuqi të trurit “global” të përkushtuar për të bërë luftë kundër kësaj sëmundjeje, ka shenja që studiuesit mendojnë se mund të jenë afër zbulimit të një kure për kancerin ose të paktën disa forma të tij. Këtë javë u zbulua se një vaksinë pioniere e zhvilluar nga studiuesit në Qendrën e Kancerit Memorial "Sloan Kettering" në SHBA mund të parandalojë rikthimin e kancerit të pankreasit pas operacionit, duke rritur shpresat për një kurë.
Kjo vjen në të njëjtën javë si një zbulim edhe më emocionues i kancerit, ku pacientët me të vërtetë dukeshin të kuruar.
Dymbëdhjetë pacientëve me kancer rektal iu tha se sëmundja e tyre ishte 'zhdukur' pasi morën pjesë në një provë klinike duke përdorur një ilaç të quajtur dotarlimab.
Ilaçi është një formë imunoterapie, e krijuar për të stimuluar sistemin imunitar për të luftuar kancerin. Dr. Luis Diaz, një nga autorët kryesorë, deklaroi: "Kjo është hera e parë që ndodh në historinë e kësaj sëmundjeje". Megjithëse prova, gjithashtu nga Qendra e Kancerit Memorial "Sloan Kettering", ishte e vogël, ajo ka shkaktuar aq shumë optimizëm saqë tani ka plane që ata me forma të tjera të sëmundjes, duke përfshirë kancerin e stomakut, prostatës dhe pankreasit, të testohen me ilaçin.
Aktualisht kanceri trajtohet me kimioterapi, radioterapi dhe më pas kirurgji, të cilat mund të kenë efekte anësore dobësuese.
Por gjithnjë e më shumë trajtimi po bëhet shumë i personalizuar, me anomali gjenetike ose të tjera në tumorin e pacientit që identifikohen dhe më pas përputhen me trajtimet për t'i synuar ato në mënyrë specifike.
Në rastin e 'dostarlimab'-it, ilaçi iu dha vetëm pacientëve me tumore që kishin një përbërje specifike gjenetike të njohur si riparimi i mungesës së përputhjes.
Këto janë mutacione në gjenet që normalisht do të korrigjonin 'gabimet' në qeliza nëpërmjet sistemit imunitar. Megjithatë, një proteinë e njohur si PD-1, e cila prodhohet në sasi të mëdha në disa lloje kanceri, e ndalon sistemin imunitar ta bëjë këtë. Dostarlimab parandalon PD-1 që të sillet në këtë mënyrë, që do të thotë se qelizat imune mund të shkatërrojnë kancerin.
Profesor Mokbel thekson se ky mekanizëm tashmë është shfrytëzuar në një ilaç tjetër novator, pembrolizumab, të cilin NHS muajin e kaluar e miratoi si një trajtim që zgjat jetën për gratë me kancer të gjirit 'trefishtë negativ' që është përhapur në pjesë të tjera të trupit. (Është miratuar tashmë për një numër kanceresh duke përfshirë melanomën e avancuar dhe kancerin e qafës së mitrës.) Kjo prek rreth një në pesë gra me kancer gjiri dhe mund të jetë e vështirë për t'u trajtuar. Në një provë të publikuar në fillim të këtij viti nga Universiteti "Queen Mary" i Londrës, pembrolizumab uli rrezikun e rikthimit të kancerit të gjirit trefish negativ me 37 për qind.
Në fakt, vetëm këtë javë një raport në "New England Journal of Medicine" zbuloi se një trajtim eksperimental që përfshinte rregullimin e gjeneve të qelizave imune dukej se kishte qenë i suksesshëm në ndalimin e përparimit të kancerit të avancuar të pankreasit të një gruaje.
Megjithatë, Gareth Evans, Profesor i Gjenetikës Mjekësore dhe Epidemiologjisë së Kancerit në Universitetin e Mançesterit, thotë se imunoterapia e synuar është vetëm një nga 'fitoret e vogla' që mund të hapë rrugën drejt një kure shumëplanëshe për kancerin.
Zbulimi i hershëm nënkupton diagnostikimin e kancerit në një kohë kur trajtimi do të jetë më i suksesshëm. Lëvizjet parandaluese po japin gjithashtu rezultate premtuese.
Kanceri i qafës së mitrës shkaktohet kryesisht nga papilomavirusi i njeriut (HPV), i cili çon në zhvillimin e qelizave anormale në qafën e mitrës, të cilat, nëse nuk trajtohen, mund të kthehen në kancer. Në Mbretërinë e Bashkuar, vajzave dhe djemve të moshës 11 deri në 13 vjeç tani u ofrohet një vaksinë kundër HPV. Vitin e kaluar, një studim i botuar në "Lancet", i cili shqyrtoi atë që ndodhi pasi vaksina u prezantua për vajzat në Angli në vitin 2008, zbuloi se ajo kishte ulur rastet e kancerit të qafës së mitrës me 90 për qind.
Programet e shqyrtimit për kancerin e mushkërive dhe zorrëve kanë ndihmuar gjithashtu në përmirësimin e niveleve të mbijetesës duke zbuluar sëmundjen në fazat e hershme./ CNA.al
Marrë nga "Daily Mail"
Drejtoresha e Institutit për Shëndetin Publik, Eugena ...
Drejtoresha e Institutit për Shëndetin Publik, Eugena ...
Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Eugena T...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta...
Terapia fizike (PT), e njohur gjithashtu si fizioterap...
Një grup ekspertësh i krijuar nga Organizata Botërore ...
Ekziston një pije që mund të shkaktojë të gjitha lloje...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta...
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) konfirmoi të die...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta...
Pirja e duhanit është faktori nr.1 i rrezikut për t’u prek...
Të gjithë mund ta kenë të vështirë ndonjëherë të kontr...
Specialisti infektiv i San Martino di Genova, Matteo B...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta...
Mjeku pediatër, Bektashi Mandri, i ftuar paraditen e s...
Nëndrejtori i ISHP-së, Dritan Ulqinaku, ka deklaruar m...
Një vit nga hapja e Spitalit Memorial të Fierit, janë ...
Presioni i lartë i gjakut, i quajtur edhe hipertension...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...