“Jam i kërcënuar me jetë, si unë dhe familja ime”/ Flet ish i dënuari, akuza oficerit të policisë gjyqësore
Besmir Gjezari sot ka përfituar lirinë falë projektligjit ...
Besmir Gjezari sot ka përfituar lirinë falë projektligjit ...

Personat që janë mbi 55 vjeç ishin sa një e treta e zgjedhësve që kishin të drejtë vote në zgjedhjet e pjesshme të zhvilluara dje në 5 bashki, Vlorë, Berat, Cërrik, Mat, Tepelenë. 16% e zgjedhësve me të drejtë vote ishin të grupmoshës 55-64 vjeç dhe 18.4% të grupmoshës mbi 65 vjeç, sipas të dhënave zyrtare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Megjithatë preferenca e tyra për kandidatët që garonin për kryetarë bashkie është vendimtare për rezultatin final të zgjedhje, për shkak të interesit dhe gatishmërisë të tyre shumë më të lartë për të votuar, në krahasim me votuesit më të rinj.
Sipas të dhënave zyrtare nga KQZ, ndonëse përbënin 34.4% të zgjedhësve në listë, grupmosha mbi 55 vjeç dha 50% të votave në total, ose 15.5 pikë përqindje më shumë se pesha e tyre në totalin e listës së zgjedhësve.
Grupmosha më aktive në votime është ajo mbi 65 vjeç, që dha 27.6% të votave, kur përbën 18.4% të listës së zgjedhësve.
Interesi më i lartë nga kjo grupmoshë ka qenë në Mat e Tepelenë, ku më shumë se gjysma e të regjistruarve mbi 65 vjeç kanë shkuar të votojnë dhe më pak në Vlorë, me 18%.
Grupmosha nga 55-64 vjeç dha 22.3% të votave, kur përbënte 16% të të regjistruarve.
Grupmosha 45-54 vjeç ka ekuilibrin më të lartë mes peshës në listën e zgjedhjeve dhe votuesve, me përkatësisht 16.7% dhe 15.5%.
Tek më të rinjtë, kontributi për votën është dukshëm më i ulët për dy arsye kryesore.
Së pari, për shkak të nivelit të lartë të emigracionit, që ka përfshirë kryesisht moshat e reja.
Së dyti, si rrjedhojë e interesit më të ulët që ata kanë për të votuar, çka bën që dhe ata që janë në Shqipëri të mos u drejtohen qendrave të votimit.
Të dhënat zyrtare tregojnë se grupmosha nga 18 deri në 44 vjeç përbënin gati gjysmën e listës së zgjedhësve (48.9%), por ata dhanë në zgjedhjet e djeshme 34.6% të votave totale, duke e lënë “fatin” e rezultateve në dorë të votuesve mbi 55 vjeç.
Interesi i të rinjve për të votuar ka qenë sidomos i ulët në Vlorë, ku më pak se 10% e grupmoshës deri në 35 vjeç që kanë të drejtë vote, i janë drejtuar qendrave të votimit, duke dëshmuar dhe për nivelin e lartë të emigracionit të të rinjve në qytetin bregdetar.
Të rinjtë më të zellshëm për të votuar ishin në Mat dhe Tepelenë, ku 20-25% e atyre që kanë të drejt vote nga 18 në 34 vjeç iu drejtuan kutive të votimit gjatë ditës së djeshme.
Zgjedhjet e pjesshme u zhvilluan gjatë ditës së djeshme në Vlorë, Berat, Cërrik, Mat dhe Tepelenë, pas krijimit të vendeve bosh në postet e kryetarëve të bashkive për shkak të dorëheqjeve, shkarkimeve apo marrjes së mandateve të tjera publike nga ish-kryetarët.
Në total, në listën e zgjedhësve në këto bashki kishte 334,539 persona. Sipas të dhënave paraprake të KQZ-së, përqindja e votuesve ishte 18.45% (për 383 qendra nga 472 gjithsej), me interesin që ishte shumë më i ulët në raport me zgjedhjet normale vendore të vitit 2023, kur pjesmarrja totale ishte rreth 38%.
Zgjedhjet ishin planifikuar dhe në kryeqytet, por u anuluan pas Gjykata Kushtetuese i dha të drejtë kryebashkiakut aktual, Erion Veliaj./ Monitor.al

Procesi i numërimit të votave në Bashkinë e Matit nga zgje...
Në Mat, ka nisur hapja e kutive të para me fletë votim...
Në Vlorë janë numëruar katër kutitë e para nga 231 në tota...
Tre kuti nga 116 në total janë numëruar në Berat. Sip...
Procesi i numërimit të votave ka nisur edhe në Cërrik dhe ...
Ditën e sotme u zhvilluan zgjedhjet e pjesshme lokale në 5...
Deputetët e Partisë Demokratike nuk do të marrin nesër pje...
Këtë të diel u mbajtën zgjedhjet e pjesshme në pesë bashki...
Ka përfunduar orari zyrtar i procesit të votimit. Ditën e...
Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi...
Këtë të diel po mbahen zgjedhjet e pjesshme në pesë bashki...
Këtë të diel po mbahen zgjedhjet e pjesshme në pesë bashki...
Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi...
Këtë të diel po mbahen zgjedhjet e pjesshme në pesë bashki...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taula...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me aksionin...
Këtë të diel po zhvillohen zgjedhje edhe në Kosovë, teksa ...
Sot po mbahen zgjedhjet e pjesshme në pesë bashki të vendi...
Këshilltari për Çështjet Ekonomike në Partinë Demokratike,...
Kandidati i pavarur për kryetar bashkie në Berat që mbësht...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...