web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nis procesi i numërimit të votave në Cërrik dhe Vlorë

9 Nëntor 2025, 22:08, Politikë CNA

Nis procesi i numërimit të votave në Cërrik dhe Vlorë

Procesi i numërimit të votave ka nisur edhe në Cërrik dhe Vlorë.

Në bashkinë e Cërrikut në total për tu numëruar janë 57 kuti votimi. Për drejtimin e kësaj bashkie kanë garuar, Eligert Hima kandidati i Lëvizjes Shqipëria Bëhet, kandidati i pavarur Amarildo Hoxha dhe kandidati i PS-së, Florenc Doka.

Në bashkinë e Vlorës në total për tu numëruar janë 231 kuti me fletë votimi. Në garë për drejtimin e bashkisë së Vlorës, janë kandidatja e PS-së, Brunilda Mersini, dhe dy kandidatët e pavarur, Dionis Sota dhe Gjergji Nika. /CNA





Lajmet e fundit nga