“Fermerët do të votojnë masivisht më 11 maj”/ Berisha: Rama ofron alternativën më të keqe
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi sot një...

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi sot një konferencë për median. Në fjalën e tij përballë gazetarëve, Berisha u ndal te ndryshimet fiskale dhe filozofia e lirisë ekonomike.
Berisha tha se PD-ja synon të bëjë revolucion fiskal.
Berisha tha se në tre muajt e parë të qeverisjes së PD-së, pagat e të gjithë rrogëtarëve shqiptarë, të cilat tatohen me fitimin mbi pagën, do të rriten 13 për qind.
Berisha u shpreh se PD synon edhe ndryshime të tjera në planin e saj për ekonominë, ku u fokusua te tatimi i biznesit të vogël, taksën lokale dhe atë të ndërtimit.
“Dy filozofi përballen në këtë fushatë. Filozofia e lirisë ekonomike me filozofia e kufizimit të kësaj lirie. Më shumë se në çdo fushë tjetër, kjo shprehet në qëndrimin e barrës fiskale që rëndon nbi qytetarët. Filozofia e lirisë ekonomike është e taksës së sheshtë mbi tatim fitimin 10 për qind. Filozofia e zhvatjes së bizneseve dhe qytetarëve, dhe kufizimit të kësaj lirie, tatim fitimin e ka 15 për qind.
Tatimi mbi pagat për ne do jetë 10 për qind. Aktualisht është 23 për qind. Të dashur qytetarë, tre muajt e parë të qeverisjes së PD-së, pagat e të gjithë rrogëtarëve shqiptarë, të cilat tatohen me fitimin mbi pagën, do rriten 13 për qind. Pra, rrogëtarët do kenë një rrogë reale 13 për qind më shumë se sot. Dhe kjo është një rritje e paparë në 12 vite. Tatimet mbi të ardhurat jo nga pagat, nga 15 për qind që është në sistemin e plaçkitjes dhe kufizimit të lirisë ekonomike, zbret në 10 për qind.
Biznesi i vogël pa TVSH, do të jetë gjer në 180 mijë euro xhiro vjetore. Pra, sot mbi 100 mijë euro xhiro vjetore, aplikohet TVSH-ja. Ky tavan rritet në 180 mijë euro. Biznesi i vogël pa tatim fitim, do të jetë biznesi me xhiro vjetore gjer në 180 mijë euro, nga 140 mijë euro që është sot. Taksa e transferimit të pronës nga 15 për qind në sistemin e plaçkitjes, do të zbresë në 2 për qind në sistemin e lirisë ekonomike. Taksa e ndikimit të infrastrukturës nga 8 për qind do të zbresë në 2 për qind.
Në qoftë se e para është 8 për qind e çmimit të referencës, taksa jonë do të jetë 2 për qind të preventivit, pra i bie një ulje shumë, shumë e madhe. Një ulje mbi 10-15 herë, çka do ketë ndikim direkt në çmimin e apartamenteve dhe sipërfaqen e ndërtimit. Taksa e strehimit social është 3 për qind, shfuqizohet tërësisht. Taksat lokale do të jenë maksimumi 1 për qind e xhiros. Sot janë pa tavan, arrijnë në 8 dhe 10 për qind të xhiros.
Dhe së fundmi, taksa tabu që e paguan çdo shqiptar në çdo kafshatë që merr, në çdo gjë blen, për gjithçka, nga 20 për qind, zbret në 15 për qind dhe ky është një rekord. Bëhet taksa më e ulët në Europë dhe ndër më të ulëtat në botë.
Me këtë revolucion fiskal ne synojmë të krijojmë klimën më miqësore për biznesin. Të krijojmë mundësi kursimesh dhe investimesh për bizneset. Të krijojmë mundësi për rritje rrogash dhe nxitje të prodhimit. Por vetvetiu ky sistem fiskal rrit 13 për qind të rrogave të shqiptarëve, pavarësisht nga premtimi ynë për rrogën mesatare 1200 euro që kemi bërë. Mendoj se dallimi është si nata me ditën, ndaj ftoj shqiptarët të bëjnë zgjedhjen e tyre. Është në interesin më të mirë që ata kanë, të rrogave dhe pensioneve të tyre”,-tha Berisha./CNA
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi sot një...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, në një konferencë për mediat k...
Kryeministri Edi Rama ishte sot i pranishëm në takimin me ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi sot një...
Kryeministri Edi Rama, në një nga komunikimet e tij me pub...
Në javën e parë të këtij muaji është organizuar nga Kuvend...
Kryeministri Edi Rama, në episodin e radhës të rubrikës "S...
Më 28 korrik të vitit 2024 kryeministri Edi Rama në fj...
Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ishte i pranishëm në...
Barometri në Euronews Albania ka sjellë matjet e dyta poli...
Barometri në Euronews Albania ka sjellë matjet e dyta poli...
Në matjet e dyta politike të bëra nga Barometri në Euronew...
Luli Basha nuk ka asgjë origjinale si politikan, përveç gj...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ishte i prani...
Kryesocialisti Edi Rama ka zhvilluar një takim me të rinjt...
Drejtuesi politik i PD për Tiranën, Belind Këlliçi ka zhvi...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi këtë të ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi këtë pas...
Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka vizituar sot një ...
Drejtuesi politik i PD për Tiranën, Belind Këlliçi ka qenë...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës ka zbardhur një rast vjedhjeje të ndodhu...
Dy persona, të dyshuar si autorë të një vrasjeje dhe një p...
Një i arrestuar dhe një i proceduar në gjendje të lirë për...
Dy persona janë arrestuar në Kurbin pasi u kapën në flagra...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Më shumë se 10,000 persona janë raportuar të zhdukur nga t...
Njësitë e Forcave të Armatosura të Ukrainës kanë kryer një...
Këshilli i Bashkimit Europian dha sot miratimin përfundimt...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinë, Kili dhe vende të t...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...
Turizmi shënoi një përshpejtim të rritjes gjatë muajit maj...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...