Shqipëria avancon në negociatat me BE-në, sot hap i ri drejt integrimit europian
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky nisi sot vizitën e tij në Tiranë, me një takim me kryeministrin shqiptar Edi Rama, Së bashku ata patën një bisedë kokë më kokë, për të vijuar më pas me takimin mes delegacioneve të të dy vendeve.
Në kryeministri Rama dhe presidenti Zelensky, firmosën dhe Traktatin e miqësisë dhe bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Ukrainës, i cili synon të konsolidojë miqësinë mes dy vendeve dhe popujve, përmes zgjerimit dhe forcimit të bashkëpunimit në fusha të ndryshme me interes të ndërsjellë.
Përpara se të hidhnin firmat, presidenti i Ukrainës i dorëzoi sot kryeministrit shqiptar Edi Rama “Urdhërin e Princit Jaroslav i Urti”, për "kontributin e jashtëzakonshëm personal, në forcimin e bashkëpinimit ndërshtetëror, mbështetjen e sovranitetit shtetëror dhe integritetit territorial të Ukrainës dhe popullarizimin e shtetit të Ukrainës në botë”.
Takimi i paraprin samitit “Ukrainë – Europa Juglindore”, i organizuar nga qeveria shqiptare në bashkëpunim me Kievin. “Ne do të diskutojmë rrugën tonë të përbashkët drejt qëllimit euroatlantik. Unë do të propozoj mbështetjen e përpjekjeve të Ukrainës për të arritur paqen e drejtë dhe të qëndrueshme, si dhe organizimin e Samitit Global të Paqes në Zvicër”, shkruajti në një postim në rrjetin social X, presidenti Zelensky.
Për kryeministrin shqiptar Edi Rama samiti i sotëm do të jetë “një takim solidariteti e angazhimi të mëtejshëm i demokracive tona kundër agresionit rus”, shkruajti zoti Rama në Facebook, duke shprehur krenarinë që vendi i tij “sot mikpret në samitin e Europës-Juglindore, liderin e rezistencës heroike ukrainase, presidentin Zelensky”.
Nga ana e tij presidenti ukrainas e cilësoi kryeministrin shqiptar “një mik të palëkundur të Ukrainës”, me të cilin “do të diskutojmë bashkëpunimin në mbrojtje dhe politik, mbështetjen për Formulën e Paqes dhe marrëveshjet e sigurisë. Shqipëria është një nga vendet që ka nënshkruar Deklaratën e Vilniusit të G7, të cilën ne e vlerësojmë shumë”.
Më herët, u zhvillua dhe një takim mes ministrave të jashtë të të dy vendeve. “Shqipëria mbështet Planin me 10 Pika të Presidentit Zelensky, si mundësia më realiste për t’i dhënë fund luftës dhe arritjen e një paqeje të qëndrueshme. Së bashku me aktorë dhe vende të tjera, kemi marrë tashmë angazhimin për bashkëpunim në realizimin e Pikës 5 që ka të bëjë me “Rivendosjen e tërësisë territoriale dhe sovranitetit të Ukrainës”, si një nga objektivat më imediatë të përfundimit të luftës”, deklaroi pas takimit ministri shqiptar Igli Hasani.
Shqipëria është ndër vendet e para që mbështeti pa rezerva Ukrainën si dhe u angazhua për të kontribuar drejtpërsëdrejti me ndihma. Ministri Hasani tha se edhe gjatë takimit të sotëm “kemi folur për ndihmën ekonomike e financiare që Shqipëria mund të ofrojë për përballimin e situatës në Ukrainë, por edhe për rindërtimin e saj, që shpresojmë të ndodhë sa më parë, pa asnjë vonesë”.
Brenda muajve të ardhshëm, siç njoftoi ministri i Jashtëm shqiptar, pritet të hapet në Kiev dhe ambasada e Shqipërisë. “Jemi në fazën e përgatitjeve teknike”, shpjegoi zoti Hasani.
Nga ana e tij shefi i diplomacisë ukrainase Dmytro Kuleba falenderoi Shqipërinë për mbështetjen e ofruar në shumë drejtime, duke u ndalur veçanërisht në rolin e saj gjatë mandatit dy vjeçare si anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Shqipëria po ashtu vlerësohet nga Kievi dhe si një anëtare e Nato-s, ku Ukraina kërkon të bëhet anëtare. “Pritshmëritë tona janë që me të tjerash, një prej rezultateve të samitit të Uashingtonit të jetë një hap më përpara drejt anëtarësimit të Ukrainës, që më në fund, do ta bëjë këtë pjesë të Europës, më të sigurt”, u shpreh ministri Kuleba./VOA
Pas takimit me kryeministrin Edi Rama, presidenti ukra...
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, sapo ka mbërritur n...
Pas takimit në tapetin e kuq me kryeministrin Edi Rama...
Në Pallatin e Kongreseve ka nisur ceremonia e mikpritjes s...
Të mërkurën, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ...
Më 4 mars, në orën 11:00, Gjykata e Posaçme do të shqy...
Në fotot e mëposhtme janë momentet kur në Tiranë vjen esko...
Të mërkurën, presidenti Ukrainas, Volodymyr Zelensky, ...
Pak minuta më parë kryeministri Edi Rama dhe president...
Në një deklaratë për mediat nga selia blu, deputetja I...
Zelensky do të jetë i pranishëm në ditën e parë të Sam...
Kryeministri Edi Rama do të presë nesër në Tiranë pres...
Nesër do të mbahet Samiti për Ukrainën në Tiranë, ku d...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha kërkoi mb...
Deputeti Dashnor Sula deklaroi mbrëmjen e sotme se brenda ...
Kryebashku i Tiranës, Erion Veliaj, në delir, ka justi...
Nesër më 28 shkurt, Tirana do të mirëpresë për herë të...
Prej disa ditësh, Ervin Salianji, i cili njihet si dep...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment ...
Kreu i grupit të PD-së, Gazment Bardhi, ka bërë me dij...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Evropë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...