Dalin mesazhet/ Deputetët e PD-së kundër bojkotit të seancës në Kuvend
Vendimi i Partisë Demokratike për të mos marrë pjesë në se...
Vendimi i Partisë Demokratike për të mos marrë pjesë në se...

Përfaqësuesit e Partisë Demokratike kanë diskutuar bashkë me qytetarët në Elbasan çështjen e “Reformës Administrative Territoriale”, si një nga reformat më të rëndësishme për mirëqenien e qytetarëve shqiptarë.
Nënkryetari i Partisë Demokratike dhe anëtari i Komisionit për Reformën Territoriale Oerd Bylykbashi, Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Ivi Kaso, Sekretar për Çështjet e Pushtetit Lokal Ylli Asllani si edhe drejtues të PD-së në Elbasan në diskutimet e tyre theksuan se ndarja aktuale është tërësisht politike e cila ka dhënë rezultate negative, pasojat e së cilës i vuajnë qytetarët, sidomos në pjesën e komunave, ku korrupsioni, punimet fiktive dhe mungesa e shërbimit ndaj qytetarit, janë pasojat e saj.
“Ky takim ka në fokus ngritjen e shqetësimeve të asaj që konsiderohet si një ndër reformat më të rëndësishme që është Reforma Administrative Territoriale.
Për Reformën Administrative është folur shumë, por deri më tani nuk ka asnjë zgjidhje.
Rezultatet e vitit 2015 ishin katastrofë në raport me atë, që konsiderohet si fokusi kryesor i kësaj reforme.
Ndarja që u zhvillua në atë kohë ishte tërësisht politike e njësive administrative.
Një ndarje që ka dhënë ato rezultate negative, që të gjithë qytetarët i vuajnë sot, sidomos në pjesën e komunave.
Ku spikasin ndër të tjera, jo vetëm korrupsioni, jo vetëm punimet fiktive, por në radhë të parë mungesa e shërbimit ndaj qytetarit.
I cili duhet të harxhojë orë të tëra për një dokument, për të zgjidhur problemet më jetike, sikundër që nuk merr asnjë lloj shërbimi, përveç se tarifave dhe taksave të rritura për shërbime që nuk i shkojnë asnjëherë në derën e shtëpisë.
Ndjekin tendencat e zhvillimit ekonomike, dhe nuk ndjekin, njëkohësisht rrjedhën gjeografike të zonave.
Kjo reformë sanksionoi jo vetëm një ndarje të gabuar, por sanksionoi dhe një rezultat politik të numrit të votave, dhe jo konfigurim i atyre arsyeve që bën një reformë”, është shprehur Boçi.
“Ju drejtues politikë dhe të Pushtetit Vendor me eksperiencë përfaqësues të zgjedhur në pushtetin vendor në Qarkun e Elbasanit për të diskutuar për këtë çështje me kaq rëndësi.
Një reformë e nxituar, e shpejtuar, por ne të Partisë Demokratike kemi marrë vendimin që do të bëjmë të pamundurën që këtë reformë ta fusim në rrugën e duhur.
Në atë drejtim që duhet të jetë një Reformë Territoriale.
Një reformë që i përgjigjet interesit të qytetarëve, komuniteteve, pavarësisht se është një reformë thelbësisht politike, por mbi të gjitha është interesi i qytetarëve.
Reforma e vitit 2014, që ishte më e gjatë sesa kjo në aspektin kohor, mazhoranca me atë përpjekjen e tyre për të bërë marrëveshjet dhe pazaret që nuk janë në interesat e komuniteteve. Tashmë është një eksperiencë e çdokujt, ashtu siç e tha edhe Luçiano është një dështim total në të gjitha aspektet. Ja ku jemi sot, kaq vite më pas, për herë të parë ajo u implementua në vitin 2015.
Ja që është asfiksuar, është harruar.
Konceptet si decentralizimi i pushtetit, subercialiteti, shumë prej jush këtu e dini shumë mirë që janë koncepte krejtësisht të harruara.
Ne në një konsultë sa më të gjerë, që ky është takimi ynë i dyti që ne zhvillojmë për të mbledhur, qëndrimet, opinionet, analizat më të mira”, ka deklaruar Bylykbashi./ CNA.al
Ilir Meta i PL-së ka dalë me një mesazh për 100-vjetorin e...
Presidenti Bajram Begaj ishte i pranishëm sot në aktivitet...
Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalimit të tij në 100-vj...
Në ceremoninë për 100-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike...
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në aktivitetin e...
Ish-kreu i PD-së, Lulzim Basha, është “zgjuar” në mesdrekë...
Presidenti Bajram Begaj, e ka nisur ditën e sotme me n...
Politika shqiptare ka prodhuar shumë personazhe, ku nuk ka...
Ambasadorja e SHBA-së, Yuri, uron shqiptarët për 100-vjeto...
Ish-presidenti Ilir Meta duket se është gjendur në panik, ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publi...
Punonjësit e administratës kanë marrë një mesazh detyr...
Mbrëmjen e sotme u mbajt Asambleja e Partisë Socialist...
Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri, dek...
Pas deklaratës së Erion Veliajt, që e quan ish-preside...
Brisida Shehaj, Anëtarja e Partisë së Lirisë Brisida Sheh...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në takim për...
Partia Socialiste ka prezantuar drejtuesit e rinj për ...
SPAK ka hedhur sot poshtë akuzat e ngritura nga opozit...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në takim për...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...