Mbyllen negociatat për tre kapituj/ Rama në Bruksel: Gur kilometrik në rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së
Ditën e sotme në Këshillin Europian, Shqipëria ka mbyllur ...
Ditën e sotme në Këshillin Europian, Shqipëria ka mbyllur ...

Në seancën e sotme parlamentare ka pasur “përplasje” të kryetarit të PD-së, Sali Berisha, me socialistët.
Berisha e cilësoi seancën e sotme si një seancë të turpshme, ku njerëzit kanë humbur çdo të drejtë themelore për të pasur drejtësi dhe një proces ligjor të drejtë, ndërsa hodhi akuza ndaj eksponentëve të PS-së.
“Reforma në drejtësi u projektua si një proces për të shndërruar drejtësinë shqiptare në një degë të ekzekutivit. Drejtësia sot është një nga degët më të deformuara të ekzekutivit shqiptar. U larguan me dhjetëra dhe qindra gjyqtarë e prokurorë vetëm për përkatësi fetare, krahinore dhe bindjeje politike. U mbajtën individë me lidhje familjare, politike e ideologjike. Në këtë makineri të shkatërrimit të sistemit të drejtësisë, viktima më e madhe është qytetari shqiptar. Sepse ai sot nuk ka më drejtësi. Sepse atij i duhet të presë 10-20 vite për një vendim gjyqësor.
I duhet të paguajë qimet e kokës ryshfet, për të afruar kohën e gjykimit, lëre pastaj gjykimin që të betuarit e partisë e kanë me një çmim 4 herë më të madh. Kjo është ana më tragjike e këtij sistemi. Aspekti tjetër dramatik është se kjo reformë ka sjellë dhe mban në pushtet grupin politik më të korruptuar dhe inkriminuar që nga koha e byrosë politike gjer sot në Shqipëri. Nga Nikua i Satelitëve, tek Ulsiu i krimit elektoral dhe spiunit të Gjushit, që i thotë Gjushit mbathja në Dubai se do arrestohesh, te Damiani që me urdhër të Ramës u dha Deripaskës dhe McGonigal fushat e naftës”, u shpreh kreu i PD-së.
Një replikë e shkurtër erdhi nga sekretari i përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri, i cili i kërkoi Berishës të përballen të dy me drejtësinë për fushat e naftës.
“Ti reagon dhe sulmon vetëm aty ku prekesh. Në lidhje me fushat e naftës, le të shkojmë të dy para drejtësisë”, theksoi Gjiknuri.
Gjithashtu, ashpër u përgjigj edhe ministrja e shtetit për marrëdhëniet me parlamentin, Elisa Spiropali.
"Për herë të parë jam dakord me ty Sali, për herë të parë në këtë sallë ka njerëz më të rrezikshëm sesa te 313, njëri prej tyre sapo foli. Shumë kanë qenë pre e shantazheve të tua, tani je shndërruar në pre. Nuk të zë gjumi se ti e di më mirë se kushdo tjetër se çfarë ke bërë. S’ke faj që nxin sot. Do të dëgjosh nga ekrani fjalimin e Presidenti Klinton. Nuk ka nevojë të të them unë marrëdhënien që ti ke me shtetin e atij që flet sot. Këto nuk janë as delirime dhe as fantazi në Kuvend, por prova më e madhe e asaj që je ti.
Taktika jote është e qartë, sulmo që të mbrohesh. Nuk ke lënë gjë pa thënë për Prokurorinë e Posaçme. Siç thuhet në fermanin e SHBA-së për ty, krimet e tua mbeten të pazbardhura. Gërdeci, është i vërtetuar lobimi i djalit tënd. Shpërthimi prodhoi viktima dhe të plagosur. Tjetërsimi i ish-klubit Partizani është një tjetër nga aferat më flagrante dhe të paskrupullta të familjes B”, theksoi ndër të tjera Spiropali./ CNA.al
Ish-presidenti i SHBA-së, Bill Klinton, ka mbërritur këtë ...
Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur në Kuvend se ...
Damian Gjiknuri, i njohur si tërmeti i dosjes 184, ka pran...
Deputeti i PS-së, Tonin Gogu, ka marrë në mbrojtje deputet...
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, është shprehur në Kuven...
Kryetari i grupit parlamentare të PD-së së vulës, Gazment ...
Opozita vijon të protestojë për të marrë fjalën në Kuv...
Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, në një ...
Kreu i Grupit Parlamnetar të PS-së, Taulant Balla, në një ...
Deputetja e PS-së, njëkohësisht dhe drejtuesja e seancës s...
Deputetja Albana Vokshi ka bllokuar foltoren duke kërkuar ...
Deputetja e PD-së së vulës, në Kuvend është hedhur degë më...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka ngritur tonet në Kuvend, ...
Gjatë mbledhjes me grupin parlamentar, ish-kryeministri Sa...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar diskutime d...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbledhur grupin parlament...
Ish-deputeti Myslim Murrizi e ka quajtur hipokrizi faktin ...
Deklarata e kryeministrit Edi Rama, i cili u shpreh se...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë me dije se çësht...
Anëtari i Këshillit Bashkiak Tiranë, Fabian Topollaj, ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...