web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Protesta, e vetmja zgjidhje”/ Boçi: Opozita do të krijojë një goditje të fortë politike ndaj qeverisë

30 Janar 2026, 18:06, Politikë CNA

“Protesta, e vetmja zgjidhje”/ Boçi: Opozita do të

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi deklaroi sot se opozita ka në plan edhe protesta të tjera për të krijuar një goditje të fortë politike.

I ftuar në “Syri Tv”, Boçi u shpreh se njerëzit që iu bashkohen protestave janë individë që nuk pajtohen me korrupsionin dhe qeverisjen e kryeministrit Edi Rama.

Sipas demokratit, protesta është e vetmja rrugëzgjidhje ndaj absurditetit të pushtetit politik të Ramës.

“Do ketë dhe protesta të tjera për të krijuar pikërisht atë goditjen politike të fortë që opozita, njerëzit në protestë, nuk pajtohen me korrupsionin, nuk pajtohen me mënyrën si i qeveris Rama, nuk pajtohen me mënyrën si ai i qaset drejtësisë, si e ka kapur, si e kontrollon dhe si e trysnon atë. Madje në frekuencë më të shtuar do ketë sërish protesta. Protestat nuk do jenë të ngjashme sikurse e datës 24 nuk i ngjante datës 22 dhe data 10 nuk do i ngjajë datës 24. E kam fjalën për intensitetin, mënyrën e përshfaqjes së mesazheve të saj, intensifikim. Pasi tashmë nuk ka zgjidhje të tjera, nuk ka rrugë tjetër për të zgjidhur çështjen e absurditetit të pushtetit politik të Ramës, përveç se protestës. Parlamenti është i kufizuar, i mbyllur, i kontrolluar totalisht. Opozita nuk ka atë rolin kushtetues që i garantohet nga kushtetuta. Rrugët e tjera të drejtësisë qartazi duket që ka një kontroll të pushtetit politik mbi sistemin e drejtësisë. Zgjidhja dhe drejtësia janë në shesh, janë në rrugë dhe duhet të realizohen në këtë lloj forme.

Protesta është një mënyrë si ekziston opozita, por dhe se si njerëzit, populli arrin zgjidhjen e çështjeve politike dhe sociale kur këto agravohen deri në atë pikë sa rrëzojnë dhe besimin që qytetarët kanë tek qeveria. Normal një qeveri e dalë nga një proces zgjedhor i grabitur nuk mund të performojë ndryshe përpos kësaj mënyre dhe të ndërtojë një konflikt të hapur social me qytetarin, me kundërshtarët politikë, me vetë sistemin dhe të synojë të rrijë në forma jo drejtimi shërbimi, por në forma alternative duke sunduar, duke blerë pushtet, duke dhënë interesa dhe duke vazhduar në këtë ekuacion vazhdimisht, pafundësisht për të ruajtur privilegjet dhe pozicionin e vet.

Dramaticiteti shihet tek ato kronikat që ju sapo i transmetuat, tek situata ekonomike e Shqipërisë, tek faktet e nxjerra në pah nga çështjet hetimore që SPAK ka në duar, i cili nuk po vepron ende, është në ngërç për shkak të mbrojtjes politike.

Pra, të shohë parametrat e mënyrës si qeveriset, si është korrupsioni, si janë grabitur tenderat, si janë vjedhur shqiptarët në vazhdimësi, si është raporti i OSBE-ODIHR-it dhe në bazë të tyre pastaj edhe mund të artikulojë të vërteta. Nuk e mësojmë ne, nuk e orientojmë ne. Është mënyra se si ata impostohen, i qasen realitetit të Shqipërisë. E rëndësishme është që ne dimë ta lexojmë realitetin tonë ashtu siç ai na ndikon dhe qytetarët tashmë e kanë lexuar këtë realitet. Nuk pritet një ekstra të vijë këtu dhe të na tregojë arat ne dhe të jetë ai domethënë që të na dëshmojë që sa e vështirë është situata në Shqipëri. Dhe në këtë pikë situata është e tillë që domosdoshmëria e protestave është rruga dhe zgjidhja e vetme, aty ku e ka futur dhe dashje pa dashje dhe qeverisja.

Qeverisja nuk i do protestat, por nuk ka lënë hapësirë zgjidhje. Kam thënë që është një ndër rrugët kryesore që rakordohet sigurisht me elementë të tjerë. Rakordohet edhe me mënyrën si vepron drejtësia, sepse dëshmon të gjitha akuzat që ka ngritur Partia Demokratike, faktet që ajo ka dorëzuar në SPAK. Pra, zbulon të vërtetën e situatës së rëndë në Shqipëri, të qeverisjes së korruptuar të Edi Ramës që normalisht ngjall reaksion, sepse qytetarët duan të drejtën, duan të mirën, duan të vërtetën, duan shërbime, ndërkohë që grabiten, por duhet edhe një faktor i rëndësishëm që është pjesë edhe ky reporteri që ju më cituat edhe ky faktor ndërkombëtar, i cili kur do din ta lexojë situatën në rreshta, pa rreshta, mbi rreshta dhe kur domethënë ka lobim e devijon sepse e kam thënë gjithmonë, gjuha është e rrafshët dhe po të duash e përdor për të pasqyruar të vërtetën dhe po të duash e përdor dhe për të goditur të vërtetën”,-deklaroi Boçi./CNA

 

 





Lajmet e fundit nga