Ndahet nga jeta mjeshtri i humorit, Todi Llupi
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit To...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit To...

Dalja nga lista gri e pastrimit të parave ka qenë në qendër të vëmendjes në takimin vjetor të Komitetit Bashkërendues të luftës kundër pastrimit të parave.
Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku tha se dalja nga lista gri ishte suksesi rezultat i një pune shumë të madhe.
Teksa foli për luftën ndaj pastrimit të parave dhe krimin ekonomin, Balluku zbuloi objektivin për vitin 2024.
Ajo deklaroi se objektivi madhor është inteligjenca artificiale dhe ndërveprimi midis institucioneve në luftën kundër krimit ekonomik.
“Vitit 2023 ka qenë një vit padyshim i suksesshëm në vendin tonë në këtë drejtim, jo vetëm përsa i takon vlerësimit shumë pozitiv për daljen e Shqipërisë nga lista gri e FATF, por edhe për përafrimin e legjislacionit shqiptar me atë të legjislacionit të Bashkimit Europian.
Më duhet të theksoj se ky moment pozitiv për Shqipërinë ka ardhur si rezultat i një pune shumë të madhe të të gjithëve ne, ku një rol mjaft të rëndësishëm ka pasur edhe konsolidimi dhe zbatimi i reformës në drejtësi, edhe institucionet e reja të krijuara si SPAK, institucione të cilat kanë mbështetur punën e institucioneve tradicionale ligj zbatuese duke dhënë impaktin e daljes së Shqipërisë nga lista gri e FATF.
Ky takim i Komitetit të Bashkërendimit të Luftës Kundër Pastrimit të Parave është një angazhim i përbashkët për të vijuar luftën kundër krimit financiar në përgjithësi dhe në veçanti pastrimit të parave përmes hetimeve, dënimeve, sekuestrimeve dhe konfiskimeve.
Vitet e fundit e kam ndjekur nga afër progresin e Shqipërisë në kuadër të raportimeve të ICRG dhe FATF ku për shkak të gamës së gjerë dhe gjithëpërfshirëse të masave të kërkuara dhe të realizuara nga institucionet prezentë sot këtu në këtë tryezë është vrenjtur një angazhim dhe koordinim efikas mes institucioneve tona për një përfaqësim sa më të mirë në organizmat monitoruese ndërkombëtare.
Në takimin e daljes së vendit nga lista gri Shqipëria mori përgëzime të shumta nga përfaqësuesit e vendeve të tjera për progresin domethënës të vendit tonë, ndaj gjej rastin t’ju falënderoj të gjithë ju, secilin ekip që ka kontribuar në këtë punë të mirë dhe padyshim në përkushtimin dhe angazhimin profesional që keni treguar gjatë këtij procesi.
Gjej rastin të sjell në vëmendje edhe përkujdesjen e posaçme të Kryeministrit Rama dhe mbështetjen që i ka dhënë gjithë procesit duke vendosur në fokus realizmin e objektivave të kërkuara, proces ky që ka kërkuar angazhim financiar të konsiderueshëm të Qeverisë Shqiptare dhe kjo dëshmon përkushtimin dhe synimin tonë për konsolidimin e mëtejshëm të një shteti të sundimit të ligjit të barabartë për të gjithë.
Ne i kemi kushtuar shumë vëmendje rritjes së kapaciteteve institucionale të çdo institucioni si dhe investimeve në sistemet e teknologjisë së informacionit me synim rritjen e efektivitetit të proceseve të punës në përgjigje të sfidave të reja të teknologjisë mbarë botërore. Inteligjenca artificiale dhe ndërveprimi midis institucioneve në luftën kundër krimit ekonomik është një synim dhe objektiv madhor i Qeverisë Shqiptare”, theksoi ndër të tjera zv.kryeministrja./ CNA
Ish-kryeministri Sali Berisha u pyet sot nga gazetarët...
Lulzim Basha, kreu i PD-së së vulës, është zgjuar menj...
Ish-kryeministri Sali Berisha, deputetët e opozitës dhe qy...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i është bashkuar...
Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë fjalës së tij në p...
Ish-kryeministri Sali Berisha po mban fjalën e tij në ...
Sot opozita po zhvillon një protestë para Gjykatës së Lart...
Kryeministri Edi Rama inspektoi punimet në tunelin e M...
Anëtari i Kryesisë së PD-së, Grigels Muçollari, ka kom...
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një lajm të mirë gjatë insp...
Kryeministri Edi Rama ka inspektuar punimet në Tunelin e M...
Ish-kryeministri Sali Berisha, në një konferencë për m...
Ish-kryeministri Sali Berisha, në një konferencë për m...
Ish-kryeministri Sali Berisha, në një konferencë për m...
Ndërkohë që në GJKKO vijon seanca për ashpërsimin e ma...
Ish-kryeministri Sali Berisha, në një konferencë për m...
GJKKO do të vendosë sot për ashpërsimin e masës së sig...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur lidhur me kapje...
“Nëse vula i jepet Bashës cili do të jetë reagimi juaj...
Kryebashkiaku në detyrë i Himarës, Jorgo Goro ka mohua...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit To...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...