Ndahet nga jeta mjeshtri i humorit, Todi Llupi
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit To...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit To...

Opozita ka kërkuar ngritjen e Komisionit të së Vërtetës duke akuzuar se qeveria ka lidhje të ngushta me krimin.
Kreu i PD-së, Sali Berisha gjatë deklaratës për mediat ditën e sotme u shpreh se ky komision do të zbulojë lidhjet e tmerrshme të kryeministrit Edi Rama dhe të tjerëve me krimin.
Në këtë komision do të ketë prani dhe të partnerëve ndërkombëtarë.
Berisha informoi se nga 60 mijë telefonata të koduara në Europë dhe botë, 15 mijë kanë qenë në duart e shqiptarëve. 8 mijë prej tyre në duart e zeza të pushtetarëve në Shqipëri nga të cilat, 73 në duart e zeza të Edi Ramës dhe punonjësve të tij në kryeministri.
“Komisioni i së Vërtetës do zbulojë lidhjet e tmerrshme të Edi Ramës dhe të tjerëve me krimin. Do ketë edhe prani të partnerëve ndërkombëtarë.
Në qoftë se lexon një të pestën e njërës nga dosjet të paraqitur gjer sot, apo po të marrim këtë të fundit, të asaj që hyri në zhargon si dosja Balla apo Toyota Yaris, ju konstatoni aty se lidhjet e politikës me krimin, lidhjet e qeveritarëve gjer tek Edi Rama, e gjykatësve, prokurorëve, policëve, janë tragjedia dhe drama më e madhe e shqiptarëve. Janë një rrezik i jashtëzakonshëm në potencial jo vetëm për shqiptarët në Shqipëri, për rajonin, për Europën dhe më gjerë.
Kam kohë që unë shqyrtoj, analizoj, mendoj për këtë problem dhe i garantoj shqiptarët dhe partnerët ndërkombëtarë se ka vetëm një zgjidhje për t’u dhënë përgjigjen e plotë atij Everesti të zi të lidhjeve të tmerrshme me krimin nga Edi Rama dhe poshtë të kësaj administrate dhe këtij shteti dhe kjo është një ‘truth commission’ me prani edhe të përfaqësuesve të partnerëve ndërkombëtarë. Kemi fatin që tashmë jemi përpara zbulimit të zi më të madh të shekullit përsa i përket lidhjeve të politikës me krimin.
Atëherë çfarë do bëjmë? Do lejojmë që këto lidhje të pasohen nën tokë, mbi tokë dhe të përcaktojnë të ardhmen e këtij vendi, të rrezikojnë rajonin dhe Europën, apo me një komision të së vërtetës do presim këto lidhje për të shpëtuar kombin shqiptar, shoqërinë shqiptare nga kthetrat e tmerrshme të krimit qeveritar dhe joqeveritar që e kanë ngërthyer atë.
Pra, ky është një zotim para shqiptarëve. Shqiptarët do lemerisen, do lebetiten kur të dëgjojnë të vërtetuara këto lidhje. Edhe njëherë, informoj se nga 60 mijë telefonata të koduara në Europë dhe botë, 15 mijë kanë qenë në duart e shqiptarëve. 8 mijë prej tyre në duart e zeza të pushtetarëve në Shqipëri. Nga të cilat, 73 në duart e zeza të Edi Ramës dhe punonjësve të tij në kryeministri.
Pra, jemi këtu, çfarë do bëjmë, do heshtim, do ulim kokën apo do qëndrojmë të palëkundur në mbrojtje të interesit të qytetarëve shqiptarë. Kjo është arsyeja pse ne kërkojmë Komisionin e të Vërtetës në parlament dhe kudo”, tha Berisha./ CNA
Kreu i PD-së, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat ka...
Ish-deputeti i PD-së, Luçiano Boçi, ka bërë një parala...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reagu...
Nga qelia, Ervin Salianji ka reaguar për heqjen e mand...
Deputetët e opozitës janë rikthyer në sallën e seancave pl...
Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi...
Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Niko Peleshi, pas ...
Ditën e sotme Vangjel Tavo është betuar si kryetar i Bashk...
Partia Demokratike 2 orë para nisjes së seancës parlamenta...
Kreu i grupit të socialistëve, Niko Peleshi, ka kritikuar ...
Deputeti i PD-së, Edi Paloka, ka deklaruar në komision...
Lideri i opozitës, Sali Berisha ka ftuar qytetarët në mosb...
Artur Elezi do drejtojë Partinë Demokratike në degën e bas...
Pasditen e sotme në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-s...
Kreu i PD-së Sali Berisha u ka bërë thirrje të gjithë ...
Kreu i PD-së Sali Berisha në mbledhjen e Këshillit ka folu...
Sapo është mbledhur Këshilli Kombëtar i PD-së, ku kreu...
Ditmir Bushati e nis sezonin e ri të Public Square me Shqi...
Kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja e tij, Linda, kanë...
Enkelejd Alibeaj foli në lidhje me dënimin e deputetit Erv...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit To...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...