Berisha, në mbrojtje të Metës/ Sulmon SPAK-un dhe Dumanin
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, doli sër...

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, doli në një deklaratë për mediat pas vendimit të GJKKO-së për të lënë në burg Ilir Metën.
Blushi hoodhi akuza ndaj prokurorëve, gjyqtarëve dhe ndaj kryeministrit Edi Rama, duke pretenduar se Metës po i bëjnë gjyq politik.
Ai deklaroi se Rama ka kaluar çdo vijë të kuqe, ndërsa e cilësoi si kërcënim batutën e Ramës me presidenten e KE-së, Ursula von der Leyen se “shqiptarët vrasin për miqtë”.
Deklarata e Tedi Blushit:
Vendimi i sotëm politik i kamikazëve të Ramaformës në GJKKO apo Gjykatën Kombëtare Kundër Opozitës, për të lënë në arrest me burg politik, pa prova, pa fakte dhe pa dëshmi, Presidentin e Partisë së Lirisë, z.Ilir Meta, i diktuar nga mafia ndërkombëtare antishqiptare dhe i urdhëruar personalisht nga Edi Rama është një akt shumë i rëndë që konfirmon rënien totale të shtetit ligjor, kapjen për fyti dhe asgjesimin e drejtësisë të vendosur totalisht në shërbim të Narkoshtetit dhe axhendave personale, politike dhe elektorale të Edi Ramës.
Ky vendim i turpshëm, i neveritshëm dhe i papranueshëm i Gjykatës Kombëtare Kundër Opozitës që konfirmon rrëshkitjen totale të Shqipërisë në diktaturë është vijim i agresionit të pastër terrorist të Narkoshtetit dhe mafias ndërkombëtare kundër Presidentit z.Ilir Meta, Partisë së Lirisë, opozitarizmit të vërtetë, pluralizimit politik dhe demokracisë, që u konsumua sot edhe në sallën e gjyqit nga terroristi Alti Dumani, prokurori Kallp dhe ish-hetuesi i komunizmit, Arben Kraja.
Akti shumë i rëndë dhe mafioz i burgosjes politike të Presidentit Meta, pa prova, pa fakte dhe pa dëshmi, që vjen fill pas skenarit ogurzi destabilizues për eliminimin e tij fizik dhe rrëmbimit të dhunshëm provon kriminalizimin dhe kapjen totale të institucioneve të drejtësisë nga “Ramaforma”, që janë kthyer në vrasës mes pagesë të opozitës, që edhe sot botërisht morën urdhrin terrorist nga Edi Rama për vrasjen e kundërshtarëve politikë, gjoja për llogari të miqve të huaj.
Presidenti i Partisë së Lirisë, z.Ilir Meta është sot i burgosur politik vetëm për shkak të qëndrimeve të tij shumë të drejta, të qarta, të vendosura dhe parimore institucionale, politike, patriotike dhe qytetare në mbrojtje të interesit kombëtar dhe sovranitetit të Republikës së Shqipërisë, të shtetit ligjor, të çështjes së Detit dhe të mbrojtjes së pakompromis të kufijve të Kosovës, kundër “Ballkanit të Hapur”, si dhe për shkak të denoncimit të vendosur dhe të pakompromis, me guxim dhe kurajë, të inkriminimit dhe korrupsionit skizofrenik të Edi Ramës, Narkoshtetit dhe Narkodrejtësisë.
Partia e Lirisë duke shprehur qartësisht solidaritetin dhe mbështetjen e plotë dhe shumë të vendosur me Presidentin e burgosur politikisht, z.Ilir Meta, vijon me intesitet të lartë aktivitetin politik nën drejtimin dhe lidershipin e Tij pavarësisht gjendjes së tij juridike.
Partia e Lirisë është më e vendosur se kurrë të intensifikojë shumëfish aksionin e saj politik dhe në terren për denoncimin e krimeve dhe korrupsionit skizofrenik të Narkoshtetit, për t’i ofruar një alternativë mirëqeverisjeje, të drejtë e humane të gjithë shqiptarëve nëpërmjet 5 Prioriteteve të saj për 4 milion shqiptarë plus.
Edi Rama dhe Katicat e tij kanë kaluar tashmë çdo vijë të kuqe ndaj e vetmja alternativë për Partinë e Lirisë dhe opozitën e vërtetë mbetet përballja dhëmb për dhëmb dhe pa mëshirë me ta dhe Narkoshtetin.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, doli sër...
Enkelejd Musabelliu është emëruar zëvendësministër i E...
GJKKO la në “arrest me burg” këtë të mërkurë kreun e P...
Deputeti i Parlamentit Evropian, Rihards Kols, dhe eurodep...
Deputetja Monika Kryemadhi i cilësoi akuzat e SPAK-ur ...
Deputetja Monika Kryemadhi kërkoi ndarjen e çështjes s...
Deputetja Monika Kryemadhi ka marrë nën mbrojtje ish-b...
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, i ...
Kryeministri Edi Rama foli për mungesën e bashkëpunimi...
Kryeministri Edi Rama bëri në deklaratë të fortë në ce...
Shqipëria do të marrë mbi 920 milionë euro nga plani i...
Kryeministri Edi Rama u pyet këtë të mërkurë për arres...
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, u...
Kryeministri Edi Rama foli për procesin e integrimit t...
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, m...
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike në shenjë simbolik...
Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, deklaroi para ...
Deputetja Elda Hoti, në protestën para Parlamentit Eur...
30 deputetët e opozitës po protestojnë para Parlamentit Eu...
Ish-ambasadorja e BE-së, Romana Vlahutin, mbështeti SPAK-u...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mund të unifikohet dhe ...
Dhjetëra mijëra shtëpi janë pa energji elektrike në Francë...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...