
Lefter Alla, kryebashkiaku socialist i Bulqizës, është vënë mbrëmjen e sotme në pranga për llogari të SPAK.
Ndaj tij rëndon akuza e korrupsionit dhe abuzimit me tenderat dhe për këtë është marrë më parë në pyetje nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Por kjo nuk është e vetmja çështje për të cilën Lefter Alla ka shkuar në SPAK.
Disa vite më parë kryebashkiakut socialist iu publikua një video në media dhe u akuzua se konsumonte lëndë narkotike.
Për këtë video, SPAK nisi menjëherë hetimet dhe mori në pyetje kryebashkiakun. Por vetëm pas disa muajsh hetime, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i pushoi ato me pretendimin se nuk ekziston fakti penal për të akuzuar Allën.
Kjo pasi Kryebashkiaku i Bulqizës iu nënshtrua testit të drogës, nga ku doli negativ për konsumim të lëndëve narkotike.
SPAK në atë kohë doli në konkluzionin se filmimi nuk është marrë drejtpërdrejtë nga pajisja regjistruese, por është regjistruar me aparat celular, nga ekrani i një kompjuteri, ndaj për këtë këtë arsye, nuk mund të përcaktohej qartë data dhe ora reale e regjistrimit, si dhe nuk mund të identifikoheshin personat që shfaqeshin në të.

Lefter Alla ka studiuar për mësues edukimi fizik dhe ka punuar si i tillë në disa shkolla 8-vjeçare të Bulqizës.
Ai ka ka zotëruar një nga kompanitë kryesore të shfrytëzimit të minierave në Bulqizë
Prej janarit të vitit 2016, Alla mori drejtimin e Partisë Socialiste në Bulqizë, kohë kur Bashkia drejtohej nga daja i tij, Melaim Damzi. Në 2019-ën, ai u bë kryebashkiak i Bulqizës.
Vetëm një muaj pas marrjes së detyrës, më 18 shtator 2019, vëllait të tij, Vangjel Allës iu bë atentat në një lokal, ku dhe mbeti i plagosur.
Kur dukej se u zbeh kjo ngjarje, pak muaj më vonë policia arrestoi Enio Allën, djalin 19-vjeçar të kryebashkiakut. Ai u kap duke lëvizur në Tiranë me doza hashashi me vete.
Tashmë, 4 vite pasi Lefter Alla mban detyrën e kryebashkiakut nën logon e PS-së, policia e ka vënë në pranga me urdhër të SPAK./ CNA.al
Deputetët demokratë kanë dhënë mesazhet e tyre pas regjist...
Gazetari Hysni Gurra e ka cilësuar fushatën e kandidatit t...
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar pas ngj...
Kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla, është arrestuar...
Partia e Lirisë ka dorëzuar në KQZ kërkesën për regjistrim...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë prezantimit...
Kur mbeten më pak se dy muaj nga zgjedhjet vendore të 14 m...
Kryeministri Edi Rama ka mbledhur grupin parlamentar të PS...
Kreu i Partisë Demokrtaike, Sali Berisha ka prezantuar kan...
Një nënë lehonë nga Shkodra është dënuar me një muaj e 20 ...
Ish-deputetja e PD-së, Lajla Përnaska, e cila prodhon ...
Partia Socialiste është duke u përgatitur për fushatën...
Kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi ka reaguar pas akuzave të ...
Kreu i grupit parlamentar të PS-së , Taulant Balla ka reag...
Gazetari Luan Rama ka uruar ish-deputeten socialiste Arta ...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka treguar partitë që do t...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka komentuar analizën e me...
Partia Demokratike ka ankimuar vendimin e kreut të KQZ...
Ditën e sotme do të dorëzohet në KQZ koalicioni i opoz...
Kandidati i Partisë Demokratike për Tiranën, Belind Kë...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Në Francë, përdorimi i drogës në restorante, qofshin ato r...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...