Europa përfshihet nga vala e të nxehtit, Italia në alarm me temperatura deri në 45°C
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...

Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka reaguar pas shtyrjes së seancës gjyqësore për dosjen "Partizani", ku nuk ishte prezent.
Berisha akuzon institucionet e drejtësisë se po përdoren politikisht nga kryeministri Edi Rama.
Ndër të tjera procesin gjyqësor për dosjen "Partizani" e ka quajtur një “piramidë mashtrimi”.
Reagimi i Berishës
Kapja dhe përdorimi i drejtësisë si armë politike është tipar kryesor i regjimeve autokratike të korruptuara.
Sot fillon procesi gjyqësor politik në GJKKO për dosjen “Partizani”, fund e krye një piramidë mashtrimi.
Fill pas urdhrit publik të Edi Ramës në Kongresin e PS-së në prill 2022 drejtuar SPAK për të proceduar penalisht Sali Berishën, prokurorët e nënshtruar dërguan 16 kërkesa brenda muajit duke nisur hetim 30-vjeçar shtrirë në 3 breza ndaj Sali Berishës deri te mbesat e palindura të tij.
Prokurorët politikë u bazuan në kallëzimin e rremë të ish-kryetarit të Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, kryer në 2020, sipas të cilit kryeministri Sali Berisha i ka kthyer dhëndrit të tij tokë të shpronësuar nga autoritetet italiane gjatë Luftës së Dytë Botërore, pra kinse tokë publike nga territori i klubit “Partizani”. Ndërkohë Fletoret Zyrtare të atyre viteve provonin se toka në fjalë kishte mbetur gjithnjë tokë private dhe se nuk ishte shpronësuar kurrë. Megjithatë, pasi ata hetuan deri në arkivat e para 100 viteve duke injoruar Fletoret Zyrtare që janë online, pasi hetuan veprimtarinë 20-vjeçare të PD nga 2005 deri te kandidatja e PD për kryetare të Bashkisë së Korçës në 2023 nëse kishte marrë sponsorizim për kapelet e fushatës, pasi mbajtën në arrest politik të kundërligjshëm kryetarin e Partisë Demokratike të Shqiperise për 333 ditë, rezulton se:
1. Për akuzën e tyre për dosjen “Partizani” nuk ka asnjë fakt penal. Jamarbër Malltezit nuk i është dhënë asnjë m2 tokë publike.
2. Toka ishte gjithnjë e 5 familjeve private të Tiranës – një prej të cilave familja e gjyshërve të Jamarbër Malltezit – dhe se Taulant Balla kreu kallëzim të rremë.
3. Nuk ka asnjë qindarkë dëm në para publike. Shteti veç ka përfituar nga zbatimi i ligjit.
4. Në këtë proces nuk ka asnjë zyrtar të çfarëdo niveli që dyshohet për asnjë veprim të paligjshëm pasi ata kanë zbatuar strikt ligjet e vendit.
5. Nuk ka asnjë provë, asnjë dëshmi, asnjë dokument që të tregojë se Berisha ka bërë ndërhyrjen më të vogël ndaj kujtdo.
6. Ndonëse pretenduan se kishte ndonjë ligj apo VKM nominative, po vetë shërbëtorët e Edi Ramës kanë pohuar tashmë se nuk ka asnjë akt zyrtar, asnjë ligj apo VKM nominative (krejt ndryshe nga Edi Rama që ka nxjerrë Ligjin Fusha, 4 VKM nominative për të grabitur truallin e gjimnazit e ia fali Bollino-s, Ligjin klientelist të Portit të Durrësit, VKM për të grabitur bazat detare ushtarake apo VKM për të lumturuar vëllain e vet me 37,000 m2 tokë dhe ndërtesa në tokë private).
7. Asnjë nga privatet që kanë zhvilluar pronën nuk ka pasur asnjë kontratë publike dhe nuk kanë përfituar asnjë cent nga qeverisja e Sali Berishës.
8. I vetmi dëm në financat publike ka ardhur nga shpërdorimi i detyrës nga Edi Rama që solli dëm mbi 340,000 euro në financat e Bashkisë (vërtetuar me vendim gjykate të formës së prerë), por SPAK nuk guxon as ta thërrasë si dëshmitar e jo më ta mbajë përgjegjës Edi Ramën për dëmin.
Pas 5 vitesh hetimi të vetingut 30-vjeçar, kanë gjetur se Sali Berisha bashkë me të shoqen disponon gjithsej 100,000 euro kursime të 54 viteve pune, dhe një apartament 40 m2 më të madh sesa ai që kanë pasur gjatë diktaturës. Dhe se ai dhe fëmijët e tij kanë zbatuar vetëm ligjin.
Prokuroria politike pas këtij vetingu akuzon Sali Berishën për korrupsion pasiv, duke shpallur të tillë solidaritetin familjar dhe aktet e bamirësisë për fëmijët në nevojë. Konkretisht ata kanë shpallur si korrupsion pasiv:
1. Pagesën që e bija, Argita Malltezi Berisha, ka kryer për një javë pushime familjare dhe 2 fatura spitali.
2. Bamirësinë e vajzës dhe dhëndrit për të përballuar prej 10 vitesh shpenzimet për 3 familje autike që janë trajtuar në Qendrën Rajonale të Autizmit që është ngritur dhe drejtohet prej 20 vitesh nga Dr. Liri Berisha pa asnjë pagë e asnjë shpërblim.
3. Pagesat e proceseve gjyqësore në të cilat Argita është palë dhe që janë hua familjare.
4. Donacionin e kompanisë “Homeplan” prej 4,600 eurosh që iu bë Ministrisë së Kulturës për të mbuluar shpenzimet e këngetarëve Ricardo Cocciante dhe Elhaida Dani që erdhën për dekorim nga Presidenti i Republikës.
Prokurorët gënjyen dhe i shpallën si aktivitet elektoral kur ata nuk kanë marrë pjesë në asnjë aktivitet politik të kohës.
Por drejtesia politike nuk do të mund të shpëtojë kurrë Edi Ramën nga fundi që e pret atë dhe pushtetin e tij, të ngritur mbi krimin, drogën dhe mjerimin e shqiptarëve./CNA
Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula tha sot se në...
Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula deklaroi sot ...
Kryeministri Edi Rama, ndër të tjera në reagimin e tij nda...
Ish-ministrja dhe ish-deputetja e PD-së, Majlinda Bregu rr...
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur deputetit britani...
Deputeti i parlamentit britanik, Nigel Farage i është përg...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh sot se t...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi ka reag...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi ka iron...
Deputeti i zgjedhur i Partisë Socialiste për Qarkun Vlorë,...
Në episodin më të fundit të podcast-it Public Square, Ditm...
Në një deklaratë publike, Ilir Vata, kryetar i "Partia për...
Një shkrim që lind nga një postim në rrjetet sociale... Is...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, ka rea...
Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturë...
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, së ba...
Sekretari i përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klos...
Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në platformën ...
Këshilltari për Çështjet Ekonomike në PD, Dorjan Teliti ka...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat, ë...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...