Ndahet nga jeta mjeshtri i humorit, Todi Llupi
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit To...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit To...

Presidenti i Republikës dekretoi zgjedhjet e pjesshme lokale në Bashkinë Himarë. Dekretimi shkaktoi debate të shumta publike, pasi procesi vendimmarrës në KQZ, letra e Këshillit të Ministrave për vakancën dhe dekreti i Presidentët u konsumuan brenda 90-100 minutave në një sinkron të habitshëm ndërinstitucional, ndërkohë që kryetari i zgjedhur i bashkisë, Dhionisios (Alfred) Beleri, dhe subjekti i tij politik mbështetës vendosën ankimimin e dekretit të Presidentit në Gjykatën Administrative.
Vendimi i KQZ-së për ndërprerjen e mandatit të kryetarit të Bashkisë Himarë, Dhionisios (Alfred) Beleri, u bë pa i lejuar atij konsumimin e të drejtës së ankimimit administrativ në KQZ apo në Gjykatën Administrative dhe pa u publikuar vendimi në Fletoren Zyrtare. Beleri "de facto" nuk e mori asnjëherë mandatin për të ushtruar funksionin e tij apo deleguar zëvendësimin e tij, pasi u arrestua disa orë përpara zgjedhjeve dhe është dënuar tashmë nga sistemi gjyqësor për korrupsion elektoral. Ai u ndalua të lejohet të bëjë betimin, përfshirë edhe lejen në formën që iu lejua për pjesëmarrjen në seancën e KQZ-së ku përfundoi mandati i tij. Ish-kryetari i bashkisë që humbi zgjedhjet e vitit 2023 vijoi drejtimin derisa u arrestua për korrupsion, i pasuar nga dy emra të tjerë nga partia politike që humbi zgjedhjet, njëri prej të cilëve është nën hetime gjithashtu për korrupsion.
Zhvillimi i zgjedhjeve në muajin gusht dhe në një nga bashkitë kryesore turistike të vendit përbën rast unik në historikun e zgjedhjeve shqiptare. Referuar tabelës së ekspertëve të Institutit të Studimeve Politike (ISP) mbi zgjedhjet e pjesshme vendore të periudhës 2013-2024 rezulton se asnjëherë nuk ka pasur zgjedhje në kohë pushimesh verore dhe se afatet e vendimmarrjes midis periudhës së krijimit të vakancës dhe dekretit për zgjedhjet nuk kanë ende një standard të njësuar.

Në rastin aktual Komisioneri Celibashi, Presidenti Begaj, qeveria përmes Sekretarit të Përgjithshëm, PS dhe PD, si dhe aktorët politikë e institucionalë të përfshirë në debat patën lexime të ndryshme të dispozitave ligjore për raste të tillë, shpesh edhe të të njëjtave dispozita. Deklarimi i Presidentit dhe opozitës u bazuan gjithashtu në argumente të ndryshme të të njëjtit legjislacion.
Një rast thuajse i ngjashëm proceduralsht ndodhi më 2016 kur Presidenti dekretoi datën e zgjedhjeve pa pritur botimin e vendimit përkatës të KQZ dhe Gjykatës Kushtetuese në Fletoren Zyrtare. Në atë kohë subjekti i interesuar, Partia Socialiste, e cila tashmë në pushtet mbron argumentet e kundërta me vitin 2016, kërkoi nga Gjykata Administrative sigurim padie duke pezulluar dekretin, si rruga për pezullimin e zgjedhjeve në këtë bashki.
Sipas PS (2016) “ky akt individual i Presidentit të Republikës ka dalë në mënyrë krejt të papritur në vijim të një ‘njoftimi për media’ që Gjykata Kushtetuese ka nxjerrë dje mbi ankimin e kryetarit të shkarkuar të Bashkisë Peshkopi, z. Xhelili», ndërkohë në reagimin e tij Presidenti Nishani deklaroi se «data e zgjedhjeve nuk përcaktohet nga Presidenti, por nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese dhe Presidenti ka vetëm dekretin e shpalljes së datës për të përgatitur institucionet e tjera, që nga KQZ-ja e deri te partitë politike. Gjykata Kushtetuese ka përcaktuar që janë vetëm dy të diela, 4 shtatori dhe 11 shtatori, dhe kjo nuk ndryshon edhe pas botimit në Fletoren Zyrtare të vendimit të Gjykatës Kushtetuese”.
Më 9 gusht 2016 Gjykata Administrative e rrëzoi kërkesën e Partisë Socialiste për pezullimin e dekretit të Presidentit, duke u bazuar në dy argumente. Së pari, se Gjykata Administrative jep vendime jopërfundimtare vetëm në rastin e mospranimit të padisë dhe të pushimit të gjykimit dhe së dyti, gjykata vendos mospranimin e padisë, kur padia nuk plotëson kushtet formale të paraqitjes së saj.
Pas 8 vitesh situata përsëritet me kahe të kundërta. Presidenti Begaj dekretoi datën e zgjedhjeve, PD në opozitë, në pozita të kundërta me 2016, e kundërshtoi dekretin dhe lajmëroi ndjekjen e procedurës ligjore të ankimimit në Gjykatën Administrative, kurse PS në qeveri, në pozita të kundërta me 2016, mbron dekretin e Presidentit.
Pavarësisht nga debati politik dhe ligjor rasti i Himarës nxori në pah disa çështje të rëndësishme që meritojnë trajtim politik, ligjor dhe administrativ, për njësim standardesh dhe shmangie të debateve të njëjta kontestuese në të ardhmen.
Së pari, Kodi Zgjedhor ka nevojë për njësim praktikash dhe procedurash me legjislacionin plotësues për zgjedhjet, si dhe me vendimmarrjet e krijuara mbi bazën e Kodit aktual. Hartimi dhe miratimi i një komentari të detajuar lidhur me Kodin Zgjedhor ka qenë sugjerim i hershëm i Institutit të Studimeve Politike (ISP), i cili ndonëse ka gjetur mbështetje nga KQZ, ende nuk është jetësuar prej tij.
Së dyti, zgjedhjet e pjesshme duhet të shmangin skemat taktike politike që krijojnë standarde të dyfishta dhe avantazhe të padrejta për palë të caktuara politike. Për shembull, mosmarrëveshjet politike midis KQZ, qeverisë dhe Presidentit vonuan për më shumë se 3 vjet shpalljen e zgjedhjeve të reja në Bashkinë Shkodër dhe në periudha 1-2-vjeçare edhe në disa bashki të tjera (shih tabelën).
Së treti, aktet e KQZ duhet të krijojnë akses dhe standarde të njësuara kohore për ankimim, publikim dhe më pas shpalljen e zgjedhjeve dhe zhvillimin e tyre. Njoftimi i Këshillit të Ministrave dhe vetë dekreti i Presidentit duhet të jetë akt fundor, pas konsumimit të proceseve ankimuese dhe administrative.
Së treti, data për zgjedhjet e pjesshme duhet të jetë produkt konsensual brenda afateve të mundshme ligjore, si dhe të shmangë sa të jetë e mundur zhvillimin e zgjedhjeve në muajt korrik apo dhjetor, dy muaj që përbëjnë pikun e kohës së “periudhës zgjedhore” të përjashtuar për zgjedhjet parlamentare e lokale sipas Kodit Zgjedhor.
Së katërti, koncepti i zgjedhjeve të pjesshme vendore duhet të ndryshojë për të ndjekur modelet e shumta në vendet evropiane, sipas të cilave mandati vakant i kalon së njëjtës parti me këshilltarin më të votuar në këshill. Kjo formë do të siguronte vijueshmërinë e mandatit politik dhe të evitonte kriza politike, shpenzime të mëdha financiare, incidente dhe pabarazi në garë. E njëjta praktikë ndiqet në thelb nga zëvendësimi i mandateve parlamentare, të cilat pasojnë emrin tjetër në listë, ndonëse mund të jenë deputetë nga bashki të ndryshme të të njëjtit qark.
Së fundi, pas më shumë se tri dekadash eksperimente partitë duhet të evitojnë kandidatët me rekorde kriminale në zgjedhje, qeveria duhet të heqë dorë nga keqpërdorimi i pushtetit në gara elektorale, KQZ duhet të dëshmojë integritet dhe paanshmëri, institucioni i Presidentit duhet të qëndrojë dukshëm i baraslarguar nga palët politike dhe sistemi i drejtësisë duhet të ofrojë vendimmarrje që krijojnë njësim praktikash për raste të ngjashme gjykimi apo ankimimi.
Thelbi i zgjedhjeve është demokracia në përfaqësim me qytetarët dhe për qytetarët, ndërkohë që përvojat e deritanishme fatkeqësisht dëshmojnë devijim të dukshëm nga ky parim. Duke paralajmëruar se zgjedhjet e 4 gushtit priten të jenë një shans i humbur maturimi dhe vijueshmëri e tranzicionit Instituti i Studimeve Politike (ISP) vlerëson se është koha për zgjedhje me integritet, parti me integritet, kandidatë me integritet dhe institucione me integritet./ISP
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi,...
Në mbledhjen e sotme të Komisiont të Posaçëm që do të ...
Fatbardh Kadilli, ideatori i partisë së re “IDE” ka zb...
Lulzim Basha është tradhtuar nga njeriu më besnik i ti...
Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastruk...
Socialistët depozituan dje në Kuvend propozimet për nd...
Partia Socialiste dhe Partia Demokratike kanë arritur ...
Kryetari i prezencës së OSBE-së në Tiranë, Michel Tarr...
Drejtuesi i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, “vuri m...
Lulzim Basha u tradhtua nga ushtarët e tij sapo Gjykat...
Vangjel Tavo foli mbrëmjen e kësaj të hëne për kandidi...
Kreu i PD-së, Sali Berisha sulmoi mbrëmjen e kësaj të ...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, ka ...
Nën moton e protestës së 11 korrikut “Të bashkuar në b...
Kuvendi i ka dërguar një shkresë Gjykatës Kushtetuese,...
Lulzim Basha, pas humbjes së vulës në Gjykatën e Apeli...
Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga mbledhja e krye...
Deputeti i Partisë Demokratike, Asllan Dogjani, është ...
Partia Socialiste ka depozituar në Kuvend projektligji...
Lulzim Bashën nuk e beson më askush! Pas vendimit të Gjyk...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit To...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...