SPAK merr të pandehur ish-kryebashkiakun socialist
SPAK ka marrë të pandehur ish-kryebashkiakun socialist të ...
SPAK ka marrë të pandehur ish-kryebashkiakun socialist të ...

Dosja e Salianjit është nisur me shpejtësi drejt selive të kancelarive dhe mediave perëndimore.
Ai është deputeti i vetëm i arrestuar politik në Europë.
Mekanizmi persekutues, i cili e realizoi burgosjen e tij, është drejtësia 500-milionëshe e financuar nga ndërkombëtarët që sot heshtin.
Hap i duhur ky i realizuar nga Partia Demokratike, por që natyrshëm nxit pyetjen:
Po pse heshtën përfaqësitë diplomatike teksa shihnin se si burgosej një deputet i opozitës mu në mes të Europës për arsyen e thjeshtë se kishte denoncuar me dokumente, të vërtetën e narkotrafikut të lidhur ngushtësisht më qeverinë?!
Më saktë të lidhur me personin kyç të reformës së famshme të drejtësisë, Fatmir Xhafajn, i emëruar në 2018 ministër i Brendshëm, vëllai i të cilit rezultonte i dënuar për trafik ndërkombëtar të drogës.
Është e habitshme kur mendon se disa syresh, dikur dhe tani interesoheshin e reklamonin gjërat më banale si suksese qeveritare, ndërsa sot për një çështje politike me gati 50 procese gjyqësore, të shtrirë në gjashtë vite, nuk kanë një gjysmë fjale për të thënë, sepse nuk na ditkan gjë!?
Së paku të dalin e të thonë se nuk i diskutojnë vendimet e gjykatave, sa për të larë gojën, siç vetëjustifikohen në rastin skandaloz "Berisha", pavarësisht se e dinë shumë mirë se akuza ndaj Berishës është krejt politike e siç e dinë shumë më mirë se Ervin Salianji është dënuar pa bërë asnjë vepër penale dhe se termi “kallëzim publik i rremë” ekziston vetëm në fjalorin personal të Ramës dhe ushtarëve të tij në drejtësi, por jo në kodin e procedurës penale.
Heshtja e tyre për burgosjen politike të Salianjit kërcet, sepse ajo ndjek heshtjen tjetër:
Atë të pranimit të emërimit të Xhafajt në krye të komisionit anti-SPAK.
Është ironike të mendosh që as vetë SPAK-u dhe as ndërkombëtarët nuk shohin traun në syrin e pushtetit, por kërkojnë qimen në syrin e opozitës.
Nuk shohin e nuk pranojnë që njeriu që ka udhëhequr reformën dje e komisionin sot, është subjekt i ligjit antimafia.
E ta mendosh që ishte vetë Xhafaj ai që parashtroi eliminimin me veting të gjyqtarëve apo prokurorëve që kishin kontakte me persona të papërshtatshëm, me të kaluar kriminale, ndërsa vetë e kishte në shtëpi.
Ku ishit ju zotërinj ambasadorë tek aplikohej ky standard “bëni si them unë, por mos bëni siç bëj unë"?!
Por kur me fakte Ervini dëshmoi qartazi që policia e shtetit me në krye Ardi Veliun, sipas audiopërgjimeve veproi si grup i strukturuar kriminal bashkë me Nushin e Markon për të sajuar dëshmitarin e rremë Alizoti?
Pse heshtët ju zotërinj?!

Së paku të flisnit në emër të mbrojtjes së taksave të qytetarëve tuaj, të harxhuara për policinë e drejtësinë shqiptare.
Siç po vazhdoni të heshtni për mosveprimin e SPAK-ut ndaj përgjimeve në Sky-Encro, ku del qartazi bashkëpunimi i qeverisë së Ramës dhe eksponentëve të lartë politikë me eksponentët e krimit të organizuar, për të deformuar rezultatin zgjedhor e për të ndarë interesa.
Po kur Rama e la vendin pesë vite pa Gjykatë Kushtetuese dhe sot vendimet e saj i trajton si letër higjienike, ku ishit e ku jeni?!
Po tani që me trupa gjyqësore politike Rama dënon Ervinin e jo vetëm Ervinin, pse denoncohet e vërteta e krimit dhe korrupsionit, pse heshtni ju zotërinj ambasadorë?!
Të nderuar ambasadorë!
Detyra juaj kryesore është interesi i vendit që përfaqësoni.
Por njëherazi dhe mbrojtja e parimeve dhe standardeve demokratike të lidhura ngushtë me liritë politike e liritë themelore në një vend partner të BE-së.
Prej kohësh heshtja juaj po mbështet dhe stimulon një regjim që ka shkelur liritë politike e sot liritë themelore të lidhura me fjalën.
Ka deformuar me metoda kriminale proceset zgjedhore, bashkëpunon me krimin hapur në të gjitha nivelet e format, ka grabitur pasuri, ka shpopulluar vendin e ka ndërtuar narkoshtet.
Që kërkon të eliminojë opozitën, burgos deputetë dhe synon të burgosë kryetarin e PD-së dhe drejtuesit e opozitës.
Arma më e fortë e Edi Ramës në këtë kurs antidemokratik është heshtja juaj, të cilin ai sot e përdor si dekorin e qeverisë së tij.
Flisni e reagoni zotërinj ambasadorë!
E vërteta shëron!!!!
Ervin Salianji ka reaguar sërish, ndërsa ndodhet në burgun...
Deputeti Agron Gjekmarkaj bëri një paralajmërim të for...
“Nëse Rama nuk mund t’ju blejë, ai të paktën dëshiron t’ju...
Nënkryetari i PD nga koha e Lulzim Bashës, Agron Gjekmarka...
Luli është zgjuar pas disa ditësh dhe ka urdheruar të reag...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ngriti akuza ndaj krye...
Të premten, teksa Ervin Salianji kalonte orët e tij të fun...
Partia Demokratike do të mbledhë të dielën Këshillin K...
Deputeti i PD-së, Dashnor Sula, bëri një thirrje të fo...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, ka ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë nj...
Pas burgosjes së deputetit Ervin Salianji, Partia Demo...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e ka cilë...
Ervin Salianji u dërgua ditën e djeshme në burgun e Fi...
Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Indrit Voks...
Kryeministri Edi Rama, nga SHBA, dha një përgjigje për...
ME KEQARDHJEN DUKE PARE TE KERRUSUR NGA DHIMBJET DHE DUKE ...
Grykësia është mëkati kryesor. Edi Rama është shembulli i ...
Zëdhënësja për Antikorrupsionin në PD, Genta Vangjeli në n...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka marrë sërish në mbrojtje ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...