Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) shpalli fituesit e Çmimit Rajonal “Butterfly Innovation” për vitin 2024, në ceremoninë që RCC organizoi gjatë forumit të tretë rajonal mbrëmë në Podgoricë.
Fituesit e Çmimit të Tretë për Regional Butterfly Innovation janë:
Çmimi për Inovcacionin e Gjelbër: Ekipi Beehold nga Serbia, për një asistencë bazuar në Inteligjencën Artificiale ofruar bletarëve, duke ofruar analiza dhe parashikime në kohë reale për shëndetin dhe produktivitetin përmes monitorimit të hershëm;
• Çmimi për Inovacionin e Grave: Ekipi Pambuk nga Shqipëria ofron një alternativë ndaj plastmasëve njëpërdorimësh me çanta të endura, ekologjike, të ripërdorshme dhe të biodegradueshme, duke ndihmuar konsumatorët të reduktojnë gjurmën mjedisore;
• Çmimi për Inovacionin në Industri: Ekipi nga Mali i Zi, 3D Soba, kthen mbetjet plastike në alternativa të qëndrueshme dhe ekologjike druri për bankat, tryezat dhe mobiljet e jashtme, duke reduktuar mbetjet plastike;
• Çmimi për Inovacionin në STEM: Ekipi Edufront nga Maqedonia e Veriut ofron arsim digjital cilësor përmes një platforme online që është e qasshme edhe për fëmijët 8-vjeçarë, duke reduktuar papunësinë në teknologji dhe duke rritur mundësitë për zhvillimin ekonomik rajonal;
• Çmimi për Inovacionin në Universitet: Ekipi nga Kosova, Phora, është një zgjidhje për menaxhimin e trafikut bazuar në Inteligjencën Artificiale që optimizon rrjedhën e trafikut, redukton aksidentet dhe prioritizon transportin publik, duke mbështetur stilet e jetesës urbane të qëndrueshme;
• Çmimi për Inovacionin e Rinisë: Ekipi PressCoder nga Bosnja dhe Hercegovina zgjidh problemet e makinerive të vjetruara të shtypjes hidraulike në industrinë e përpunimit të metaleve duke modernizuar makinat me teknologji të avancuar.
Fituesit do të marrin një shpërblim financiar deri në 5.000 €, mundësinë për të promovuar produktin e tyre përmes rrjetit të kontakteve të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal dhe vëmendje të medias për t'i promovuar ata si modele udhëheqëse të inovacionit.
Elda Kalaja, Shefe e Kabinetit të Sekretares të Përgjithshëm të RCC, hapi ceremoninë duke uruar fituesit për arritjet e jashtëzakonshme. "Sot në mbrëmje, ne kremtojmë vizionarët që na frymëzojnë me krijimtarinë dhe vendosmërinë e tyre. Çmimet Butterfly Innovation nxjerrin në pah jo vetëm arritjet individuale, por edhe zhvillimin e teknologjisë së rajonit tonë," tha ajo. Kalaja theksoi se projektet fituese përfaqësojnë potencialin transformues të talenteve rajonale në përballjen me sfidat urgjente dhe në ripërcaktimin e industrive.
Duke reflektuar mbi angazhimin e RCC për të mbështetur inovacionin, Kalaja vuri në dukje rëndësinë e bashkëpunimit dhe adresimit të pengesave sistemike. "RCC mbetet e përkushtuar për të mbështetur talentet e rajonit dhe për të avancuar partneritetet strategjike ndërmjet akademisë, industrisë dhe qeverisë. Së bashku, mund të ndërtojmë një ekosistem inovacioni që do të sjellë dobi për të gjithë qytetarët e Ballkanit Perëndimor," shtoi ajo. Ceremonia përfundoi me nderimin e gjashtë inovacioneve të jashtëzakonshme, duke treguar potencialin e madh të Ballkanit Perëndimor për të nxitur rritje dhe përparim të qëndrueshëm.
Për të dytin vit radhazi, pranuam 66 aplikime nga grupe dhe 21 aplikime individuale, gjithsej 87 aplikime në gjashtë kategori. Kategoritë e Industrisë dhe ato të Gjelbërt përbëjnë dy të tretat e të gjitha aplikimeve, pasuar nga kategoritë e Grave dhe STEM. Gratë udhëhoqën me 52% të aplikimeve individuale dhe përbëjnë 45% të anëtareve të grupeve. Të gjithë aplikantët treguan ndërgjegjësim të thellë për çështjet urgjente lokale dhe rajonale. Zgjidhjet e tyre inovative, që shtrihen nga revitalizimi i industriave tradicionale deri te përdorimi i Inteligjencës Artificiale në sektorët kryesorë, kanë potencialin të ripërcaktojnë të ardhmen tonë. Konkursi i Butterfly Innovation thekson potencialin e jashtëzakonshëm të kapitalit tonë njerëzor për të nxitur ndryshime dhe përparim, pavarësisht pengesave të shumta. Gjykatësit nga BE-ja ishin të impresionuar nga natyra inovative e shumicës së aplikimeve.
"Çmimi “Butterfly Innovation” simbolizon transformimin, rritjen dhe qëndrueshmërinë—cilësi që janë në thelb të inovacionit. Fituesit e mbrëmjes së sotme shfaqin vizionin, guximin dhe përkushtimin që kërkohen për të nxitur përparimin, duke frymëzuar edhe përtej komuniteteve të tyre. Megjithatë, suksesi arrihet përmes ekosistemeve dinamike të mbështetura nga institucione, startupe dhe bashkëpunimi global. Le të vazhdojmë të forcojmë besim, të nxisim inovacionin dhe të formojmë një të ardhme ku rajoni ynë zhvillohet si një qendër krijimtarie dhe mundësish," tha Zëvendëskryeministri i Malit të Zi për Çështjet e Jashtme dhe Evropiane, Filip Ivanovic.
Para ceremonisë së Çmimeve, RCC organizoi forumin e tretë Rajonal të Butterfly Innovation, i cili u zhvillua dje në Parkun e Shkencës dhe Teknologjisë në Podgoricë. Forumi mblodhi ekspertë kryesorë, politikanë, inovatorë dhe liderë biznesi për të eksploruar tendencat më të fundit në inteligjencën artificiale, rritjen e gjelbër dhe konkurrueshmërinë e nxitur nga inovacioni. Me një agjendë dinamike që përfshinte diskutime të shpejta, tryeza të rrumbullakëta dhe mundësi rrjetëzimi, ngjarja tregoi potencialin e rajonit për të nxitur ndryshime transformuese përmes inovacionit dhe veprimit kolektiv. Më shumë informacion mund të gjeni këtu: Forumi i Tretë Rajonal i Butterfly Innovation hapet në Podgoricë.
Për më tepër, RCC, në bashkëpunim me UNDP-në, po organizon një ngjarje paralele sot në Podgoricë, ku do të prezantohet një platformë vetëvlerësimi për matjen e pjekurisë digjitale të bizneseve në rajon. Ngjarja, me titullin Skills4Jobs: Duke e bërë biznesin e Ballkanit Perëndimor më të qëndrueshëm, do të fokusohet në nevojën kritike për rritjen e aftësive dhe zhvillimin e fuqisë punëtore për të nxitur kalimin në një ekonomi të gjelbër dhe digjitale. Më shumë informacion mund të gjeni këtu: Skills4Jobs: Duke e bërë biznesin e Ballkanit Perëndimor më të qëndrueshëm.
Ceremonia e Tretë e Çmimit “Butterfly Innovation” kremton arritjet më transformuese të rajonit në biznes dhe qëndrueshmëri, duke bashkuar liderë me influencë nga fushat e inovacionit, kërkimit dhe politikave për një celebrim frymëzues të talenteve dhe krijimtarisë rajonale./ CNA
Ish-deputeti i PD-së, Myslim Murrizi, ka bërë një reag...
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, ka reaguar ...
Ish-kryeminisri Sali Berisha rifiton lirinë e plotë. S...
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Grigels Muçolla...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar nga qelia ...
Drejtuesja politike e PD për diasporën, Jozefina Topalli, ...
Kreu i grupit të PD-së, Gazment Bardhi, e ka quajtur vendi...
Përfaqësuesi ligjor i PD-së, Ivi Kaso, ka reaguar pas vend...
Sot GJKKO ka revokuar masën e sigurisë arrest shtëpie ...
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gon...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, ka ...
Avokati Genc Gjokutaj ka bërë me dije në një deklaratë për...
Këshilli Kombëtar i Territorit zbardhi njoftimet për katër...
Ish-deputeti Luçiano Boçi u pyet nëse Partia Demokrati...
Kreu i FRPD-së, Besart Xhaferri ka reaguar për protest...
Drejtuesja politike e PD-së për Diasporën, Jozefina To...
Deputeti i PD, Luan Baçi ka folur për aksionin e sotëm...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reagua...
Nënkryetari i PD-së dhe njëherazi drejtuesi politik i ...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...