Nuk tërhiqen demokratët/ Sërish në protestë
Prej gati një muaji e gjysmë qytetarë e simpatizantë të Pa...

Jorida Tabaku, deputetja e Lul Bashës me laps në dorë sot ka renditur një hartim të gjatë pas kritikave që janë bërë ndaj saj.
Një hartim kaq i gjatë, i lodhshëm dhe pa asnjë ide sa Lulin mund ta ketë zënë gjumi që në rrjeshtat e parë.
Jorida ndjehet e mërzitur se Lapsi i Bushatit dhe Shkullakut e kanë kritikuar pse nuk u bashkua dje me opozitën.
Në fakt, Jorida qëndron pranë Lulit thjesht sepse kërkon pazar që nesër të jetë kryetare e PD apo person i rëndësishëm, por vlen aq sa humbet zgjedhjet edhe në bastionin e PD ku ka drejtuar dhe akuzon pse nuk është bërë analiza e 2021, kur pas atyre zgjedhjeve ajo u bë nënkryetare e Lulit.

Për të qeshur apo për të qarë Jorida, thote se PD paska ikur për lesh dhe kjo zonja e ka bërë sehir, dhe puna më e madhe kanë qenë inceneratorët që i paska denoncuar kjo.
Në fakt, inceneratorët i ka denoncuar Jamarbër Malltezi, CNA, Ylli Rakipi, Birn, etj. Kur ka folur Jorida në 2018-ën, të tjerët kishin nja 3 vite që denonconin.
Nejse se Jorida thjesht Joridë është dhe nuk ka pasur kurrë një peshë specifike në PD veç asaj që i vinte nga hapësirat që ja zgjeronin miqësitë mediatike.

Sot Jorida pas kaq vitesh e paska kuptuar se: “Kam kërkuar të kemi një bashkim që nuk është as mekanik, as dorëzim me kushte por një bashkim që vjen natyrshëm nga një analizë e demokratëve që në 2021 pësuan humbjen e dytë të madhe dhe ende nuk e kemi kuptuar përse. Kam kërkuar një reflektim duke parë nga vetja me një tur dëgjesash jo për të konfirmuar emra por për të kuptuar realisht se ku ka çaluar PD-ja. Kjo pasi mendoj që kriza e sotme nuk është thjesht një krizë emri. Më së shumti mendoj që kjo është një krizë idesh, organizimi dhe filozofie drejtimi që ka kapur partinë më të madhe në opozitë”.
Dhe në këto vite kjo zonja thjesht është fshehur pas gishtit dhe s’ka bërë asgjë. I është shmangur problemit dhe ka bërë sikur s’ka ndodhur asgjë, diku edhe lotë krokodili, por kjo zonja ka ecur përpara dhe tani është alarmuar.
Nuk ka asnjë veprim apo iniciativë për bashkim me ide e program, për më tepër thjesht u ka çuar mesazhe palëve: “Doktor të dua shumë, të jam mirënjohëse, por s’kam ç’ju bëj Amerikanëve”.

Apo të llojit unë po hesht që të marrim vesh edhe ndonjë gjë që andej matanë.
Dhe në fund Jorida na thotë: “Nëse flasim për këtë bashkim jam këtu e pranishme! Ndoshta pikërisht ky bashkim mund të duket absurd por nëse flasim për një alternativë të tillë atëherë ne jemi në rrugën e duhur për t’i ofruar shqiptarëve një alternativë të besueshme përballë regjimit aktual”.
Ja ku jam, thotë Jorida duke vjedhur titujt e këngëve të Ardit Gjebreas, që në fakt nuk i shkon hiç zonjës Tabaku që thjesht nuk ka qenë, por ka shijuar rrogën dhe përfitimet si deputete, e thjeshtë kërkon karrigen e rradhës duke bërë interesanten me hartime që minimalisht ja shkruajnë keq, maksimalisht nuk i lexon kur i publikon, kaq aktive është.
Bashkimi i PD-së kalon nga Jorida. Mjerë PD ku ka katandisur që pas bashkimit me Gaz Bardhin dhe Salianjin të kërkojë shpresë tek Jorida.

Të tilla personazhe as mish as peshk në politikë janë thjesht një amalgamë e pa nevojshme sepse kanë konsumuar çdo lloj besimi, mbështetje apo pushtet që u është dhuruar.
Të shpresosh që opozita tani mund të jetë më e bashkuar se ja ku qenka dhe Jorida, PD qenka edhe më keq se dje, është fiks ku thërret qameti./ CNA
Prej gati një muaji e gjysmë qytetarë e simpatizantë të Pa...
Kryeministri Edi Rama, së bashku me ish-kryeministrin ...
Drejtuesi politik i Tiranës për Partisë Demokratike, B...
Opozita kryesore në vend, Partia Demokratike, ka shpal...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment ...
Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, do të zh...
Partia Demokratike paralajmëron padi në Gjykatën Kushtetue...
Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj ishte...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi u p...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka dek...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha foli për bashkimin e gr...
Ish-kryeministri Sali Berisha dha disa mesazhe për qyt...
Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike u...
Ministri për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, e shiko...
Pak më parë ka nisur mbledhja e Këshillit Kombëtar të Part...
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka mbajtur një mbl...
Gazment Bardhi ka dalë në një deklaratë për mediat nga sel...
Kreu i i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në një intervi...
Drejtuesi politik i Tiranës për Partisë Demokratike, B...
Fatmir Xhafaj është ideatori i një strukture “Ad-Hoc”,...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...