Bojkoti është gjithnjë gabim
Bojkoti i djeshëm nga Partia Demokratike i seancës plenare...
Bojkoti i djeshëm nga Partia Demokratike i seancës plenare...

Drejtuesi politik i Tiranës për Partisë Demokratike, Belind Këlliçi u shpreh në një deklaratë për mediat nga selia blu se denoncimi i tij, demaskoi emërimin e njeriut të inceneratorëve në krye të pasurive të sekuestruara dhe Taulant Balla u kap me presh në duar.
Këlliçi nënvoi se Balla u detyrua të shfuqizojë menjëherë emërimin e të besuarit të bandës së inceneratorëve, Ferdinad Tarazhin nga kreu i Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara.
Sipas Këlliçt, Balla e ka ditur që në fillim se kë po emëronte në këtë post, por kur lajmi u bë mediatik, u tërhoq.
"Taulant Balla e dinte shumë mirë se kë po emëronte. Caktimi i Tarazhit ishte pjesë e skemës gjigante të inceneratorëve. Balla thjesht shpresonte që akti i tij të mos merrej vesh, të kalonte në fshehtësi", shprehet ai.
Një ditë më parë Ministri i Brendshëm, Taulant Balla i delegoi kompetencat e drejtimit të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara, Idriz Haxhiajt. CNA siguroi dokumentin që mban firmën e ministrit të Brendshëm, ku theksohet se Agjencia e Pasurive të Sekuestruara do të drejtohet nga Haxhiaj deri në emërimin e kryeadministratorit të ri.
Deklarata e plotë:
Të nderuar qytetarë,
Ditën e djeshme denoncova nga kjo foltore skandalin e radhës për biznesin fitimprurës të inceneratorit fantazmë të Tiranës.
Pronari faktik, që siç e dëshmoi dhe vetë ish nr.2 i qeverisë, është Erion Veliaj, u kujdes që administrimi i parave të bëhej nga Ferdinand Tarazhi, njeriu i besuar i prestanomeve të përdorur deri tani.
Pasi u prezantua nga Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme në orën 10:30, Tarazhi do të shkarkohej vetëm pak orë më vonë nga Ministri i Brendshëm, fill pas denoncimit tim.
Shkarkim që fillimisht u mohua nga Balla dhe mediat e paguara nga Inceneratori i Tiranës, me në krye portalin e Carlo Bollinos, tashmë të kallëzuar në SPAK për grabitjen e truallit publik në mes të Tiranës. Por çfarë thotë vetë shkresa e bërë publike nga Taulant Balla dje?
Në ekran të nderuar qytetarë keni këtë shkresë, ku në pikën 4 citohet shprehimisht: ‘Urdhri nr.39, datë 12.02.2024, i Ministrit të Brendshëm ‘Për delegim të kompetencave’ shfuqizohet’.
Taulant Balla i kapur me presh në duar, u detyrua të shfuqizojë menjëherë emërimin e të besuarit të bandës së inceneratorëve.
Në fakt që në krye të herës, Taulant Balla e dinte shumë mirë se kë po emëronte. Caktimi i Tarazhit ishte pjesë e skemës gjigante të inceneratorëve. Balla thjesht shpresonte që akti i tij të mos merrej vesh, të kalonte në fshehtësi.
Forca e Opozitës së pakapur kjo është. Të denoncojë skandale si ky, tu tregojë qytetarëve të vërtetën sa herë abuzohet me pushtetin.
Rasti i djeshëm mund te jetë unik në botë se si një ministër, emëron e më pas shkarkon pas vetëm pak orësh një drejtor të rëndësishëm. Njeriu i Mërtirit dhe Erion Veliajt do të vijonte të ushtronte detyrën shtetërore të menaxhimit të inceneratorit, pra do vijonte ta kontrollonte impiantin e miliona eurove, nëse ne nuk do të kishim reaguar në kohë rekord.
Garantojmë qytetarët se Partia Demokratike është e vendosur që të mos ndalet së denoncuari dhe kallzuari të gjithë ata persona që janë të përfshirë në këtë mega aferë dhe jo vetëm.
Ditët në vijim, unë do të publikoj sërish të tjera dokumente për biznesin e dherave dhe pasuri të fshehura në kullat e Tiranës, të cilat SPAK ende nuk i ka sekuestruar.
Momenti ka ardhur që SPAK të mos heshtë më, ndryshe kjo strukturë thjeshtë do të konsiderohet si partnere e grupit të strukturuar kriminal që ka ideuar dhe implementuar aferën korruptive të shekullit./CNA
Opozita kryesore në vend, Partia Demokratike, ka shpal...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment ...
Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, do të zh...
Partia Demokratike paralajmëron padi në Gjykatën Kushtetue...
Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj ishte...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi u p...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka dek...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha foli për bashkimin e gr...
Ish-kryeministri Sali Berisha dha disa mesazhe për qyt...
Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike u...
Ministri për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, e shiko...
Pak më parë ka nisur mbledhja e Këshillit Kombëtar të Part...
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka mbajtur një mbl...
Gazment Bardhi ka dalë në një deklaratë për mediat nga sel...
Kreu i i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në një intervi...
Drejtuesi politik i Tiranës për Partisë Demokratike, B...
Fatmir Xhafaj është ideatori i një strukture “Ad-Hoc”,...
Kreu i qeverisë, Edi Rama, ka zhvilluar dje pasdite vo...
Për herë të parë pas përçarjeve dhe përplasjeve mes opozit...
Avokatët e ish-kryeministrit Sali Berisha, Sokol Mëngj...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Evropë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...