Dash Sula sulmon Berishën dhe Bashën/ “Përgjegjës të situatës ku ndodhet PD-ja“
Deputeti demokrat Dashnor Sula ka bërë përgjegjës ish ...

Ish-deputeti demokrat, Fatos Hoxha, ka komentuar situatën në të cilën ndodhet aktualisht Partia Demokratike.
Në analizën e tij, ish-deputeti thekson se askujt nuk i intereson se PD-ja po shkatërrohet dhe është e përçarë, por u interesojnë vetëm çelësat.
Nga ana tjetër, ofron edhe zgjidhjen si mund të shpëtojë Partia Demokratike nga gropa ku është futur.
Sipas tij, Partia Demokratike mund të shpëtohet duke bërë betejë deri në fund kundër të shiturve dhe delenxhinjve.
Hoxha nënvizon se beteja duhet të fillojë me thirrjen për të shkrirë, për të shpërndarë partinë.
Postimi i plotë i Fatos Hoxhës:
Zgjidhja ekstreme mund ta shpëtojë PD-në!
Nuk ishte e vështirë të imagjinohej degradimi i PD-së deri në këtë pikë, sikurse nuk është e vështirë të parashikohet rënia edhe më thellë e saj në humnerën e vetshkatërrimit, pas vendimeve të fundit konfuze dhe hileqare të grupit parlamentar dhe të kryesisë së partisë.
Njerëzit janë turrur të zënë karriken bosh dhe nuk duan t’ia dinë se karrikes i janë kalbur këmbët dhe nuk mban dot më.
Të thuash sot “unë e dija se do ndodhte kështu” nuk është mburrje.
Ështe dhimbje. Dhimbje që mund të qetësohet vetëm nëse tregon, se çfarë ke bërë që kjo të mos ndodhte.
Nëse i analizoj sjelljet e lidershipit dhe të forumeve kundrejt këtij degradimi të pashpresë, shumë pak njerëz dhe akoma më pak gjeste më rezultojnë, se kanë ndihmuar për të frenuar rrokullimën. Tmerrësisht pak dhe tmerrësisht të paefektshëm.
Ndarja nga non grata Berisha dhe vula e tij e turpit ishte një gjest i tillë, por ai u sfumua shumë shpejt për shkak të makthit të vetdorëzimit pa kushte dhe pa parime ndaj sulmit dhe dhunës që kapësi dhe dhunuesi patologjik, i paskrupullt e pa moral i bëri institucioneve dhe ligjit.
Makthi i vetdorëzimit i kaploi të gjithë udhëheqësit tanë, ata që lëpinë pështymën, por edhe ata që nuk i kursyen kundërshtitë me fjalë, por as ia kursyen bujarinë Berishës me vepra.
Thirrja e vazhdueshme për bashkim me non gratën që u bë lajtmotivi i tërë të shiturve dhe delenxhinjve, ishte varri që po i hapej me gjakftohtësi partisë nga njerëzit që mbanin çelësat e saj.
Ky krim politik, nëse nuk ndëshkohet me egërsi, varrin e hapur do ta mbushë me idealin, shpresën, misionin, pasionin, energjinë, forcën dhe ëndërrën demokrate.
Ky krim politik, nëse nuk çrrënjoset do ta varrosë PD-në.
Sot shoh që udhëheqja është ndarë në grupe tarafesh që kacafyten si bajlozë për “hapset e kashtës” dhe askush nuk del të thotë si mendon t’a shpëtojë këtë parti.
Nuk u intereson shpëtimi i partisë, nuk u interesojnë demokratët. U interesojnë vetëm çelësat. Dhe ky është një turp i papërballueshëm.
Këtë dhimbje dhe turp unë nuk e duroj dot. Nuk e duroj, nëse nuk them publikisht si mund të shpëtohet PD-ja në gjendjen ku ka rënë.
Unë jam i bindur se bajlozët e hapseve të kashtës nuk do zbrapsen në betejën e tyre per të kapur çelsat e hiçgjësë, nuk do reshtin, deri sa të kapin karriken me këmbët e kalbura, nuk do përmbahen, deri sa ta bëjnë pleh të tërën.
Unë e di se të shiturit dhe delenxhinjtë nuk duan t’ia dinë për kujën e parimorëve dhe të ndershmëve.
Unë e di se ata nga një anë dhe Berisha nga ana tjetër do ia arrijnë qëllimit për t’a asgjësuar këtë forcë politike.
Por unë di gjithashtu, se prap Partia mund të shpëtohet.
Mund të shpëtohet, duke bërë betejë deri në fund kundër të shiturve dhe delenxhinjve.
Ndoshta beteja duhet të fillojë me thirrjen për të shkrirë, për të shpërndarë Partinë. Të ndershmit dhe parimorët që ende kanë ngelur aty mund t’ia dalin.
Ndoshta kjo është rruga e vetme për t’a shpëtuar atë nga të shiturit dhe delenxhinjtë.
Ndoshta është kjo rruga që mund të mbajë gjallë idealin, shpresën, misionin, pasionin, energjinë, forcën dhe ëndërrën demokrate.
T’i mbajë gjallë, që të vendosen në themelin e një force të re./ CNA.al
Deputeti demokrat Dashnor Sula ka bërë përgjegjës ish ...
Deputeti i PD-së së vulës, Saimir Korreshi, ka mbështetur ...
Ish-kreu i PD, Lulzim Basha, ndodhet në Holandë, ku po bën...
Kryeministri Edi Rama përmes një videoje të postuar në rrjet...
Kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetin social Faceboo...
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti ne taki...
Evi Kokalari Angelakis po fillon zyrtarisht punën si k...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bër ë...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është py...
“Gjah shtrigash”, kështu e ka cilësuar kreu i PD-së, S...
“Cili nga politikanët e opozitës është më i frikshëm?”...
Lideri i PD-së, Sali Berisha, në një bashkëbisedim me ...
Të shtunën kryeministri Edi Rama zhvilloi një podcast me 1...
Kandidatët e qeverisë për ambasadorë, të zgjedhur mes radhëv...
Kryeministri Edi Rama ka marrë kritika të ashpra për d...
Podcast i radhës “Public Square” nga Ditmir Bushati, trajt...
Kryeministri Edi Rama foli ditën e sotme për draftin e tij...
Deputetja Flutura Açka dha dorëheqjen para një viti e ...
Në mbyllje të mandatit të saj në Shqipëri, Ambasadorja e S...
Ish-deputeti Fatbardh Kadilli, gjatë një interviste te...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...