“Jam i kërcënuar me jetë, si unë dhe familja ime”/ Flet ish i dënuari, akuza oficerit të policisë gjyqësore
Besmir Gjezari sot ka përfituar lirinë falë projektligjit ...
Besmir Gjezari sot ka përfituar lirinë falë projektligjit ...

Anëtarja e kryesisë së PD-së, Adriana Kalaja, ka shpallur kandidaturën e saj për Avokate të Popullit.
Kalaja e ka bërë të ditur lajmin me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku nuk ka lënë pa “thumbuar” edhe PD-së.
Në statusin e saj, Kalaja thotë se nuk ka ndjekur traditën e të mos bërit asgjë në parti, por ka punuar fort.
Kujtojmë që afati për aplikimet për postin e Avokatit të Popullit, mbyllet sot në orën 00:00.
Deri më tani, përveç Kalasë janë dorëzuar katër kandidatura: Saimir Visha, Genta Bungo, Shkëlqim Sulo dhe Ismail Tafani.
Të nderuar miq.
Fillimisht, desha të shpreh mirënjohjen time të pafundme, për Ju që më mbështetët dhe vlerësuat pa kushte.
Edhe për Ju, që në raste të caktuara nuk ratë dakort me qëndrimet apo veprimet e mia, por ishit bashkëudhetarë në këtë rrugë tejet të vështirë.
Po kështu, do doja t'u "kërkoja ndjesë", të gjithë atyre, që kur mora funksionet e rëndësishme në PD, nuk ndoqa traditën e të mosbërit asgjë, por punova me përkushtim e nuk mungova në asnjë protestë apo aksion politik, se për mua politika duhet të jetë moral.
Pas marrjes së këtyre funksioneve brenda Partisë Demokratike, më datë 3 qershor 2022, dhënë me votat e 2/3 të Këshillit Kombëtar, zgjedhur në këtë Këshill më datë 30.04.2022, kam punuar me korrektësi, përkushtim dhe seriozitet, së pari për të zbatuar këto funksione në mbrojtje të Statutit të PD-së, por edhe në interesin më të lartë të Partisë Demokratike, anëtarëve dhe votuesve të saj.
Gjatë gjithë kësaj periudhe, përveç se jam angazhuar maksimalisht në mbrojtje të Statutit, si Kushtetuta e PD-së nga njëra anë, nga ana tjetër, kam dhënë kontributin tim pa kushte në mbrojtje të interesave të çdo demokrati, qytetari apo protestuesi dhe, rrjedhimisht, në ruajtje të demokracisë dhe pluralizmit në vend.
Ndaj sot, ndjehem e detyruar t'ju bëj me dije, se kam vendosur të shpall kandidaturën time për pozicionin e Avokatit të Popullit dhe se mund t`ju them me bindje, që angazhimi dhe puna ime e vazhdueshme në gjithë aktivitetin profesional dhe atë shoqëror, deri më tani, janë orientuar gjithnjë drejt nevojës për respektimin dhe garantimin e shtetit ligjor të së drejtës, parimeve dhe të drejtave themelore kushtetuese, paqes e drejtësisë sociale, objektiva, të cilat më kanë shoqëruar në çdo veprimtari apo eksperiencë profesionale.
Njëkohësisht me paraqitjen e kësaj kandidature, më lejoni t`ju bëj me dije, se qëllimi i aplikimit tim është ai për dhënien e kontributit tim profesional (ligjor, financiar) dhe qytetar, në përmbushjen sa më të mirë të rolit dhe pozitës, që Kushtetuta i ka dhënë Avokatit të Popullit jo vetëm për mbrojtjen e të drejtave, lirive dhe interesave të ligjshëm të individëve, pa dallim, nga veprimet ose mosveprimet e paligjshme e të parregullta të organeve të administratës publike në vendin tonë, por edhe për ndërmarrjen e të gjitha përpjekjeve për bashkëpunim me organet shtetërore për të zhvilluar e përmirësuar kuadrin rregullator dhe masat organizative, në përputhje me vlerat e parimet, që mbron Kushtetuta dhe në mbrojtje të interesit më të lartë publik e qytetar.
Siç edhe Ju jeni në dijeni, gjatë gjithë periudhës time të aktivitetit shoqëror, edhe pa mandatin e Avokatit të Popullit, kam qenë në ballë të betejave, në mbrojtje të të drejtave të demokratëve dhe qytetarëve shqiptarë, nga protestat e komisariatet e deri te proceset penale, të drejta këto të garantuara nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.
Për këtë arsye, Ju bëj me dije se ditën e enjte, kam depozituar pranë Kryetarit të Partisë Demokratike, dorëheqjen e parevokueshme si nga funksioni i Kryetares së Gjykatës, ashtu dhe nga Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike.
Unë nuk e di si do shkojë procesi i mbështetjes apo i votimit për postin e Avokatit të Popullit, por di se kjo nuk do të thotë, se unë do heq dorë nga ato, që di të bëj më mirë:
1. Të ndjek rrugën e të drejtës dhe të ligjit.
2. Të jem në krah të çdo individi, që ka nevojë për mua.
3. Të jem në opozitë me çdo padrejtësi.
Deri atëherë, Ju uroj çdo të mirë në familjet tuaja dhe Zoti Ju bekoftë./CNA
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka vijuar të...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbajtur f...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Nok...
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka depozituar në K...
Kandidatja e Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës, Og...
Deputeti i Partisë Demokratike, Bujar Leskaj, në një statu...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot pamje nga Maratona e Du...
Bashkimi Europian përmend se procesi i zgjerimit është duk...
Ish-deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, është...
Deputeti demokrat, Saimir Korreshi, u ndal sot te çështja ...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taula...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialistë, Taula...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taula...
Kryetari i Krupi Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulan...
Deputetja demokrate, Ina Zhupa, akuzoi sot mazhorancën se ...
Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste u ...
Kryeministri Edi Rama, në konferencën ndërkombëtare mbi Sh...
Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm në konferencën n...
Partia Demokratike ka paraqitur në Kuvend kërkesën për moc...
Kryeministri Edi Rama ishte sot i pranishëm në Konferencën...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...