Murrizi paralajmëron Berishën: Koha e këllirave duhet të marrë fund ose do fundoseni
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, ka rea...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, ka rea...

Komisioneri shtetëror i KQZ-së, Ilirjan Celibashi dhe kreu i SPAK-ut Altin Dumani, kanë zhvilluar një takim sot në mesdite. Qëllim i i këtij takimi ishte rritja e bashkëpunimit institucional në funksion të parandalimit dhe ndjekjes së krimeve zgjedhore.
U diskutua për krijimin e një Protokolli të Koordinimit Institucional mes KQZ dhe SPAK, që do të mundësojë linja komunikimi të hapura 24/7, raportim të menjëhershëm dhe ndërhyrje të shpejtë në rastet e shkeljeve. SPAK do të organizojë struktura të dedikuara në nivel qendror dhe lokal, të përbëra nga prokurorë dhe hetues, të cilët do të punojnë në sinkron me përfaqësuesit tanë në çdo qark dhe në nivel qendror.
Në deklaratën e përbashkët thuhet:
“Jemi të vendosur që, në bashkëpunim me Prokurorinë e Përgjithshme dhe SPAK, të rrisim praninë institucionale në terren, që tre muaj përpara datës së zgjedhjeve dhe deri në përfundim të procesit të numërimit. Do të krijojmë mekanizma të dedikuar për monitorimin dhe raportimin në kohë reale të çdo problematike, duke garantuar që çdo rast i dyshuar të adresohet menjëherë nga institucionet kompetente.
Një nga hapat konkretë në këtë drejtim është edhe krijimi i një sistemi të unifikuar të denoncimeve, ku qytetarët, shoqëria civile dhe aktorë të tjerë do të mund të raportojnë raste të mundshme të krimeve zgjedhore. Këto denoncime do të analizohen me seriozitetin më të madh jo vetëm nga KQZ, por edhe nga hetuesit dhe prokurorët e SPAK për të garantuar një ndjekje të plotë dhe efikase të çdo shkeljeje.
Një tjetër aspekt i rëndësishëm i diskutimit ishte aksesimi nga SPAK në Ndërfaqen e Raportimit të Aktiviteteve Publike (NIR) të KQZ, sistemi që monitoron dhe evidenton shkeljet e mundshme gjatë fushatës dhe administrimit të zgjedhjeve. Kjo do të rrisë efikasitetin e hetimeve dhe do të ndihmojë në identifikimin e praktikave të paligjshme që cënojnë barazinë e garës zgjedhore.
Nga ana jonë, në KQZ po punojmë për ngritjen e Qendrës së Monitorimit të Procesit Zgjedhor, e cila do të funksionojë 24/7 dhe do të grumbullojë informacione nga terreni në kohë reale përmes përdorimit të teknologjisë dhe raportimeve nga komisionerët, monitoruesit dhe përfaqësuesit tanë në çdo qark. Ky mekanizëm do të na mundësojë të kemi një pasqyrë të plotë të situatës dhe do të ndihmojë edhe hetuesit e SPAK për të kryer një ndjekje më të shpejtë dhe efektive të rasteve me elementë penalë.
Ramë dakord me Drejtuesin e SPAK, z. Altin Dumani, për finalizimin e Protokollit të Koordinimit mes KQZ, SPAK dhe Prokurorisë së Përgjithshme, një hap konkret që do të sjellë më shumë transparencë dhe efikasitet në luftën kundër krimeve zgjedhore. Ky bashkëpunim do të shërbejë si një garanci e fortë për zgjedhje të lira dhe të ndershme, ku çdo shkelje do të trajtohet me seriozitet dhe në kohën e duhur”./CNA
Pas seancës së tensionuar në Kuvend, duket se ministrat e ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, në një deklaratë jashtë Pa...
Kryeministri Edi Rama gjatë "live"-t, mëngjesin e sotëm, n...
Rama ka shitur sërish kryebashkiakun Veliaj. Pas lajmit të...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi në n...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi në n...
Të mërkurën për gati 12 orë u zhvillua në GJKKO seanca gjy...
Vijojnë tensionet në Kuvend. Deputeti Flamur Noka është pë...
Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë drejt Durrësit, ku ra...
Sot në seancën parlamentare pritet që 9 anëtarët e Këshill...
Deputetët Erion Braçe dhe Dhurata Çupi janë përplasur me n...
Policia e Shtetit si banda e Erion Veliajt, skandali m...
Kryeministri Edi Rama që pas arrestimit të kryebashkia...
Mes shumë figurave që PS ka lëshuar në media 48 orët e fun...
Për gati 12 orë dje në GJKKO është zhvilluar seanca pë...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike ka reagua...
Gjatë periudhës15 - 30 Janar 2025, Datacentrum dhe Baromet...
Mësohen detaje të reja nga vendimi i GJJKO-së për bashkëp...
Zbardhen detaje të reja nga vendimi i GJJKO-së, ndaj Erion...
GJKKO ka lënë në fuqi masën “arrest me burg” për Kryetarin...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...