Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë: Do të inicioj kërkesën për shkarkimin e ministres Paunoviç
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ...
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ...

Para një viti ftova në podcast-in tim “Public Square”, Arjan Gjonça, profesor në Shkollën Ekonomike të Londrës (LSE) dhe ekspert i Kombeve të Bashkuara për çështjet e popullimit dhe të arsimit, me të cilin diskutova për tri rreziqe që i kanosen shoqërisë shqiptare: I) skema e pensioneve; II) kujdesi shëndetësor; III) kujdesi shoqëror.
Në të vërtetë, këto janë sfida për çdo shoqëri të përgjegjshme që respekton kontributin e prindërve duke hapur shtigjet e së ardhmes për fëmijët. Pasi, siç thotë me të drejtë Jacques Attali: “Nuk mund të jetojmë në kurriz të brezave të shkuar dhe atyre të ardhshëm. Të parëve ua hamë kontributin, të dytëve ua rrënojmë trashëgiminë”.
Është pozitiv fakti që qeveria e ka kthyer si temë dite skemën e pensioneve, sikundër fushatën komunikuese me sipërmarrjen për deklarimin real të pagave, çka ndihmon ekonominë dhe skemën e pensioneve. Mirëpo, në mënyrë që këto sfida të adresohen dhe të mos mbesin në nivelin e retorikës së ditës, nevojitet ballafaqimi me politikat e zbatuara deri tani, sikundër ndërmarrja e reformave rrënjësore.
Shifrat tregojnë se reforma e skemës së pensioneve të vitit 2014 nuk dha efektin që pritej. Sepse nuk është zgjeruar baza e kontribuesve, shoqëria është plakur, dhe forca aktive e punës vijon të largohet nga vendi. Pensionistët e rinj në skemë në vitin 2023 kanë kontribuar mesatarisht vetëm 27 vite, ndërkohë në vitin 2013 pensionistët e rinj kontribuonin në skemë mesatarisht 31 vite.
Gjithashtu, mbështetja buxhetore e skemës së pensioneve ka rënë. Në vitin 2020 ajo ishte 1.96 % e Produktit të Brendshëm Bruto (PBB), ndërsa në vitin 2023 vetëm 0.63% e PBB-së. Ndaj, mosdeklarimi apo nëndeklarimi i pagave nuk është i vetmi faktor që ka penguar rritjen e pensioneve.
Hendeku financiar mes asaj çka nevojitet dhe thellimit në kontribut nga paguesit e tanishëm nuk mund të mbushet pa zgjerimin e bazës me kontribues të rinj dhe pa mbështetje buxhetore, që vjen si pasojë e përcaktimit si prioritet nga ana e qeverisë. Skema e pensioneve nuk ‘shërohet’ dot vetëm nëpërmjet të ardhurave të grumbulluara nga kontribuesit e sigurimeve shoqërore. Pasi për shtesën 16 mijë -18 mijë pensionistë në tregun e punës duhet të hyjnë 22 mijë - 23 mijë të punësuar.
Që të ketë kontribues të rinj ne duhet të pranojmë se skema e pensioneve është vetëm pika fundore e një sistemi që në thelb ka edhe dy elementë të tjerë po aq të rëndësishëm: kujdesin shëndetësor dhe mbrojtjen shoqërore. Këto elementë e kanë gjenezën te mirëqeverisja dhe modeli ekonomik.
Pa rishikimin e modelit ekonomik të tanishëm, i cili mbështetet në “privatizimin e përfitimeve dhe shoqërizimin e riskut”, nuk mund të ketë as skemë pensionesh të qëndrueshme dhe as frenim të largimit të njerëzve nga vendi. Ekonomia shqiptare mbështetet kryesisht në degë si ndërtimi apo turizmi, që janë të përkohshme për mënyrën si duhet të zhvillohet vendi dhe nuk ofrojnë një perspektivë afatgjatë.
Ne na duhet një ekonomi me produktivitet të lartë, që bazohet te dija, në mënyrë që të krijojë të ardhura më të mëdha dhe një shtresë të mesme të qëndrueshme. Pa arsim cilësor dhe dije është i pamundur produktiviteti i lartë. Njëkohësisht, na duhet të nxisim degët e reja të zhvillimit që bazohen tek industria e gjelbër, të zhvillojmë burimet energjetike, burimet minerare për zhvillimin e industrisë së rëndë, dhe të orientojmë burimet njerëzore drejt degëve të reja.
Gjithashtu, nevojiten politika aktive që formësojnë ekonominë e jetës. Pra, më shumë demokraci, më shumë shëndet, më shumë arsim, më shumë ushqim të përballueshëm dhe të shëndetshëm, dhe natyrisht siguri.
Për të dalë nga kjo situatë na duhet të rishpërndajmë burimet dhe të ardhurat, por mbi të gjitha duhet të rishpërndajmë burimet e dijes dhe aftësive përmes arsimit. Pabarazitë e statusit social-ekonomik, e të ardhurave dhe mundësive të jetës, nuk zgjidhen me fushata, lëmoshë, e as me gjelin e detit të fundvitit. Ato duhet të përbëjnë boshtin e veprimit të një qeverisje që orientohet për nga vlerat e të majtës demokratike./ CNA
Ditën e nesërme opozita do të zhvillojë protestën e saj të...
Ditën e sotme do të zhvillohet seanca paraprake për ish-kr...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për sulmin terrorist ...
Më 26 tetor, kryeministri Edi Rama do të mbajë një tak...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blu...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, doli sër...
Enkelejd Musabelliu është emëruar zëvendësministër i E...
GJKKO la në “arrest me burg” këtë të mërkurë kreun e P...
Deputeti i Parlamentit Evropian, Rihards Kols, dhe eurodep...
Deputetja Monika Kryemadhi i cilësoi akuzat e SPAK-ur ...
Deputetja Monika Kryemadhi kërkoi ndarjen e çështjes s...
Deputetja Monika Kryemadhi ka marrë nën mbrojtje ish-b...
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, i ...
Kryeministri Edi Rama foli për mungesën e bashkëpunimi...
Kryeministri Edi Rama bëri në deklaratë të fortë në ce...
Shqipëria do të marrë mbi 920 milionë euro nga plani i...
Kryeministri Edi Rama u pyet këtë të mërkurë për arres...
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, u...
Kryeministri Edi Rama foli për procesin e integrimit t...
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, m...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka paralajmër...
Një moment i pazakontë është shënuar në bregdetin Hendaye ...
David Sanchez, vëllai i kryeministrit të Spanjës, Pedro Sa...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...