“T'u jepen fund kërcënimeve”/ Rama: Rajoni duhet të hyjë në një marrëdhënie të re me BE-në
Pas takimit me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, kr...

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, tha se më 14 maj, në Kuçovë, u konsumua krim shtetëror dhe elektoral.
Blushi denoncoi parregullsitë në Kuçovë, që nga mossurvejimi me kamera i një ambienti numërimi dhe deri te njollosja e qëllimshme për pavlefshmëri.
Tedi Blushi publikoi një video, e cila sipas tij fakton se Bashkia e Kuçovës është grabitur nga narkoshteti dhe mandati është vjedhur.
Teksa denoncoi ato që ai i quajti “faktet e manipulimit”, Blushi tha se denoncimi i masakrës zgjedhore është mision patriotik pa kthim.
“Do të vijojmë denoncimet e masakrës së 14 majit deri në zbardhjen e plotë të së vërtetës”, u shpreh Tedi Blushi.
Denoncimi i Tedi Blushit:
Në Kuçovë, më 14 maj, është konsumuar një krim i tmerrshëm shtetëror dhe elektoral.
Një tjetër provë filmike e pakundërshtueshme, e bërë së fundmi publike, vërteton faktin tronditës dhe denoncimin e hershëm të Partisë së Lirisë se Bashkia e Kuçovës është grabitur nga narkoshteti dhe se kandidati i “Rilindjes” nuk i ka fituar zgjedhjet, por e ka vjedhur mandatin.
Kjo video e marrë nga kamerat e sigurisë së KZAZ-së Kuçovë tregon qartësisht se si makineria kriminale e “Rilindjes” mbush kutitë me fletë votimi që vijnë nga jashtë dhe se numëruesit në fakt nuk kanë lexuar vullnetin e zgjedhësve, por të partisë-shtet.
Kasaphana elektorale është më e qartë se kurrë dhe mjafton edhe kjo provë ekstra që jo vetëm SPAK-u dhe drejtësia të vihet në lëvizje, por që zgjedhjet në Kuçovë të mos pranohen.
Prova më flagrante se këto nuk mund të kërkohen dhe ky krim elektoral nuk mund të mbyllet pa Ndëshkim.
Drejtësia shqiptare duhet të veprojë menjëherë pasi heshtja për këtë manipulim të faktuar në Kuçovë, si në të gjithë Shqipërinë, e bën përgjegjëse dhe bashkëfajtore në kasaphanën zgjedhore, më të rëndën që vendi ka parë ndonjëherë në pluralizëm.
Tanimë është fakt se çdo moment i procesit zgjedhor në Kuçovë ka qenë i manipuluar, i kompromentuar dhe në shkelje flagrante të Kodit Zgjedhor, të së drejtës dhe lirive të qytetarëve, për të zgjedhur në mënyrë të ndershme dhe mbështetur mbi vullnetin e tyre, Kryetarin e ardhshëm të Bashkisë.
Kuçova është sot shembulli më i qartë i konsumimit të të gjitha llojeve të krimeve elektorale, të cilat po ua risjellim edhe njëherë në vëmendje:
1) Së pari, ambienti i numërimit në Bashkinë e Kuçovës ishte i ndarë në dy dhoma, ku njëra prej tyre nuk survejohej me kamera, ishte e pandriçuar dhe që përmbante shumë materiale të tjera. Në të gjendet edhe sot një derë lidhëse e fshehtë me ambientet e shkollës përkarshi, e cila nuk u mbyll gjatë procesit të numërimit. Pavarësisht kërkesave të vazhduara të anëtares sonë të KZAZ-së për të mbyllur derën, kjo gjë nuk u pranua nga pjesë tjetër e KZAZ-së;
2) Një tjetër fakt, është njollosja e qëllimshme me bojë vule, e shumë fletëve të votimit për Kryetar Bashkie në kutitë e qytetit, për t’i bërë votat të pavlefshme;
3) Në 2 kuti të qytetit, konkretisht në QV-në nr. 3516 (Vodëz) dhe 3528/1 (Teknikumi), pati mospërputhje vulash sigurie, të konstatuara nga Grupi i Numërimit të Votave dhe të kontestuara nga anëtarja e koalicionit "Bashkë Fitojmë" në këtë grup numërimi;
4) Kamera e sigurisë (e cila në këto zgjedhje ishte vetëm një, ndryshe nga zgjedhjet e kaluara, ku gjithë ambienti monitorohej me kamera sigurie) nuk kishte fushëpamje mbi tavolinën 5 të numërimit.
5) Skandaloze ka qenë situata në Lumas, ku personat e paraqitur për të votuar nuk ishin ata që paraqiteshin në kartat e ID. Ky fakt është konstatuar nga komisioneri i “Bashkë Fitojmë” në QV nr. 3417, në fshatin Krekëz, i cili ka mbajtur shënimet përkatëse. Ne kemi verifikuar se shtetasit, karta e të cilëve është paraqitur nga persona të tjerë për votim, ndodhen jashtë territorit të Shqipërisë që prej muajve shkurt dhe mars, fakt i cili është depozituar edhe në kallëzimin tonë në SPAK. Konkretisht, shtetasi me inicialet L.T., i datëlindjes 11.02.1985, është larguar drejt Greqisë në datën 27.02.2023;
6) Fakt skandaloz është ai i votimit në grup, të cilat janë provuar me foto nga vëzhguesit tanë;
7) Një tjetër fakt është ai i votimit jashtë qendrës së votimit, çka evidentohet me foto. Ky krim zgjedhor ka ndodhur në QV-në nr. 3527 dhe 3527/1, Kopshti Nr. 3;
8) Një tjetër provë e manipulimit të procesit është vula e Kryetarit të QV-së nr. 3504, në Kozare, e cila nuk ndodhej brenda materialeve të votimit në kuti, por është fshehur nga Kryetari i KZAZ-së në një kuti tjetër, çka është evidentuar edhe me foto. Gjithashtu kjo vulë, ka ardhur me zarf të vulosur nga Ministria e Brendshme, ndërkohë që i vetmi institucion, i ngarkuar me ligj për shpërndarjen e materialeve zgjedhore, është KQZ.
Denoncimi i masakrës zgjedhore të ndodhur më 14 maj është një mision patriotik pa kthim, deri në zbardhjen e plotë të së vërtetës dhe instalimin njëherë e përgjithmonë të institucionit të votës së lirë dhe të ndershme./ CNA.al
Pas takimit me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, kr...
Presidenti Begaj pak ditë më parë dekretoi tri ligjet,...
Presidentja e Hungarisë, Katalin Novak, tha se Shqipëria d...
Të enjten presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, u takua me kr...
"Humbësi serial" dhe njeriu që punoi për të shkatërruar PD...
KQZ ka bërë zyrtar rezultatin sa u përket Këshillave B...
Kryeministri Edi Rama ka bërë pak minuta më parë një p...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka dënuar sulmet ndaj ek...
Kandidati për bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e 14 maj...
Koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka dorëzuar një tjetër shkresë...
Ministrja për Punët e Jashtme, Olta Xhaçka do të zhvil...
Koalicioni “Bashkë Fitojmë” dorëzoi në KAS një kërkesë...
Kryeministri Edi Rama ka mbajtur sot një takim “kokë më ko...
Kryeministri Edi Rama ka shigjetuar sërish BE-në duke thën...
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku mori pjesë në Konfer...
Kryeministri Edi Rama, në forumin “Globsec 2023” ka thumbu...
Pas 5 orësh i shoqëruar në ambientet e komisariatit të...
Kryetari i FRPD-së, Besart Xhaferri, ka reaguar pas sh...
Policia ka shoqëruar ditën e sotme në ambientet e komi...
Nga data 1 deri më 7 Qershor në shumë qytete të vendit...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...