web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Berisha: Ja si mashtroi Basha në Departamentin e Shtetit për mua

5 Dhjetor 2024, 21:59, Politikë CNA
Berisha: Ja si mashtroi Basha në Departamentin e Shtetit për mua
Fotomontazh - Sali Berisha dhe Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, hodhi akuza ndaj Lulzim Bashës, teksa foli për sanksionin “non-grata” të vendosur ndaj tij nga SHBA.

Berisha tha se Basha e kishte paraqitur veten si kukull të tijën para Departamentit Amerikan të Shtetit.

Sipas tij, Basha kishte mashtruar dhe kishte deklaruar se çdo vendim që kishte marrë ia kishte diktuar Sali Berisha.

“Por kjo nuk ishte e vërtetë, unë kisha një qëndrim: nuk ndërhyrja në asnjë rast, nëse nuk më pyesnin. Basha e kishte paraqitur veten kukull time. Ishte nga ata persona që kishte deklaruar në Departamentin e Shtetit dhe në Ambasadë se Sali Berisha ishte personi që i kishte diktuar të gjitha vendimet”, theksoi ish-kryeministri./ CNA





Lajmet e fundit nga