web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Batutat me Ramën/ Kryebashkiaku i Kavajës: Kam komunikim normal me kryeministrin

17 Korrik 2025, 22:51, Politikë CNA

Batutat me Ramën/ Kryebashkiaku i Kavajës: Kam komunikim normal me

Kryetari i Bashkisë së Kabajës, Fisnik Qosja komentoi sot lidhur me komunikimin e tij me kryeministrin Edi Rama, pas batutave që shkëmbyen së bashku në mbledhjen e fundit.

I ftuar në emisionin “Now” me gazetaren Erla Mëhilli, Qosja u shpreh se me Ramën ka një komunikim normal.

“Nuk kam pse t’i tregoj planin e punës, por sigurisht që kam komunikim normal me kryeministrin, që të jem i sinqertë. Nëse kam një shqetësim për çështje zyrtare pune dhe për të mirën e qytetit, komunikoj dhe ai reagon. Në shumicën e rasteve ka reaguar pozitivisht. Pavarësisht se jemi kryebashkiakë të djathtë, të 5-të ne që përfaqësojmë PD-në, shkojmë në mbledhjet e Ramës me kryebashkiakët”,-tha Qosja./CNA





Lajmet e fundit nga