Reforma zgjedhore/ Celibashi: Organi përgjegjës për zgjedhjet të jetë monokratik
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi në n...

Ekspertja e ekonomisë, Brisida Shehaj me anë të një postimi në rrjetet sociale ka reaguar për deklaratat e Behgjet Pacollit në lidhje me aeroportin e Vlorës.
Shehaj shkruan se aeroporti i Vlorës është një aset strategjik, pjesë e sgurisë kombëtare të një vendi pjesë e NATO-s.
Ekspertja shprehet se Pacolli ka hyrë në këtë projekt për të fituar, por duhet t’i kursejë patetizmat.
Më tej, Shehaj thotë se Pacolli mos të merret me deklaratat e komplotit, por të sqarojë kontratën e 26 marsit 2025 me Delphos Securities.
Kompani për të cilën Shehaj shkruan se është offshore me pronar fundor të dyshuar nga një vend jo partner.
Aeroporti i Vlorës
Prej disa ditësh në media janë publikuar fakte tejet të rënda lidhur me koncesionin e Aeroportit të Vlorës.
Ditën e djeshme, Behgjet Pacolli reagoi duke pretenduar se pas këtyre publikimeve qëndronte një “komplot i koordinuar në Shqipëri” kundër tij, ndërsa shtonte se Aeroporti i Vlorës, në të cilin ai kishte investuar “qindra miliona euro”, ishte një nismë për të “lënë një trashëgimi”, edhe pse sipas tij investimi “vështirë se do të rikthehej”.
E PAVËRTETË
Sipas të dhënave të Planit të Biznesit të depozituar, Aeroporti i Vlorës, në harkun e 35 viteve, parashikon t’i sjellë Pacollit dhe ortakëve të tij 734 milionë euro fitime, me një investim total prej rreth 104 milionë eurosh, nga të cilat 53 milionë janë kredi.
Pra, investimi nuk ka lidhje as me “trashëgimi” e as me “dashuri për shqiptarinë”. Pacolli është një biznesmen që ka hyrë në këtë projekt për të fituar dhe JO PAK. Dhe deri këtu s’ka asgjë të keqe, për sa kohë çdo gjë është transparente. Por të na i kursejë patetizmat. Matematika nuk është opinion e aq më pak poezi.
Le të rikthehemi tek teoria e “KOMPLOTIT”, siç e cilëson Pacolli. Historia që po del në dritë me fakte është shumë më tepër se kaq dhe ç’është më e rënda po trajtohet si një rast “korrupsioni”, në një vend ku askush nuk habitet më nga kjo fjalë.
Por vëmendje! Thelbi i çështjes nuk është thjesht korrupsioni.
Aeroporti i Vlorës është një aset strategjik, pjesë e sigurisë kombëtare të një vendi anëtar të NATO-s.
Dhe në këtë kontekst vëmendjen e tërheq kontrata e datës 26 mars 2025, e nënshkruar mes MABCO Construction S.A. dhe Delphos Securities SARL, kjo e fundit një kompani offshore me pronar fundor të dyshuar nga një vend jo partner.
Kontrata parashikon një hua prej 100 milionë eurosh, me objekt financimin e ndërtimit të aeroportit të Vlorës. Por ja ku lind ABSURDI: më 8 maj 2025, Aeroporti u inagurua zyrtarisht. Përse, pra, u mor kjo hua pas përfundimit të ndërtimit?
Nëse kjo kontratë atipike huaje i jep kontroll të plotë kompanisë offshore mbi aksionarin me 98% dhe mbi financat e aeroportit, nuk paska si qëllim ndërtimin e tij, atëherë përse ekziston? Përse u mor kjo hua nga Pacolli kur investimi ka përfunduar???
Dhe këtu, në këtë pikë, duhet të ndalemi të gjithë.
Sepse nuk bëhet fjalë më vetëm për interesa të shqiptarëve të dëmtuar nga një aferë korruptive, por për interesa strategjike të aleatëve tanë dhe për sigurinë vendase e ndërkombëtare.
Le të kujtojmë se Aeroporti i Vlorës ndodhet vetëm 25 minuta larg bazës ajrore të Kuçovës.
Dhe po ndalem me kaq.
Sa për “komplotin” ndaj Pacollit, do të ishte mirë që ai të mos merrej me statuse për miza, bletë, lisa e mjaltë, por të sqarojë publikisht kontratën e 26 marsit 2025 me Delphos Securities.
Dhe mbi të gjitha, të flasë me emra e mbiemra: kush fshihet pas këtij “komploti”?
Përse nuk u depozituan në kohë në QKB kontratat e shitblerjes së aksioneve si me palën Turke dhe 2A Group?
Le të flasë edhe për Kryeministrin dhe Zëvendëskryeministren, sepse vetëm kështu do t’i shërbente realisht trashëgimisë që pretendon dhe Shqipërisë, vendit që i ka dhënë dhe i jep jo pak përfitime me këtë koncesion.
Kjo do të zbardhte KOMPLOTIN e vërtetë.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi në n...
Forumi i Grave të Partisë Popullore Europiane ka miratuar ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Enno Bozdo me anë të një p...
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa është shprehur ...
Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka thënë...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar ...
Partia Demokratike ka vendosur që në zgjedhjet lokale për ...
Një kandidaturë e re ka dalë për zgjedhjet lokale në Bashk...
Deputeti i Partisë Demokratike, Bujar Leskaj në një reagim...
Kandidatja e Partisë Socialiste për Bashkinë e Vlorës, Bru...
Ish-kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Aulon Kal...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi i ftuar në ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka qenë sot i...
Kreu i Partisë Demokratike në Vlorë, Bujar Leskaj, u është...
Deputeti i PD-së, Besart Xhaferri, ka reaguar në lidhje me...
Partia Demokratike ka mohuar të ketë dhënë urdhër që u nda...
Partia Demokratike ka reaguar sot lidhur me situatën e ish...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment ...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish pas mbylljes së pr...
Deputeti i Partisë Demokratike, Bujar Leskaj ka thyer rreg...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona, të dyshuar si autorë të një vrasjeje dhe një p...
Një i arrestuar dhe një i proceduar në gjendje të lirë për...
Dy persona janë arrestuar në Kurbin pasi u kapën në flagra...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Njësitë e Forcave të Armatosura të Ukrainës kanë kryer një...
Këshilli i Bashkimit Europian dha sot miratimin përfundimt...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinë, Kili dhe vende të t...
Numri i viktimave nga tërmetet shkatërruese në Venezuelë k...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...
Turizmi shënoi një përshpejtim të rritjes gjatë muajit maj...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...