Dalin mesazhet/ Deputetët e PD-së kundër bojkotit të seancës në Kuvend
Vendimi i Partisë Demokratike për të mos marrë pjesë në se...
Vendimi i Partisë Demokratike për të mos marrë pjesë në se...

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla foli sot mbi rëndësinë e përfaqësimit të grave dhe vajzave në politikë, duke e cilësuar këtë si një arritje historike për Shqipërinë dhe një prioritet të Partisë Socialiste.
Në fjalën e tij gjatë aktivitetit “Gratë Parlamentare për Drejtësinë Gjinore”, Balla theksoi se Parlamenti shqiptar ka sot një nivel përfaqësimi gjinor që nuk ka pasur kurrë më parë.
Sipas Ballës, Grupi Parlamentar i PS duhet të jetë zëri i çdo vajze dhe gruaje në Shqipëri, veçanërisht i atyre në zonat rurale dhe të grupeve më të margjinalizuara.
“Në grupin tonë parlamentar kemi 34 vajza dhe gra. Kur u zgjodha për herë të parë deputet, Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste ishin vetëm 5 gra. Sot kemi arritur në rreth 41% përfaqësim të grave në Parlament, një arritje e madhe për vendin tonë.”
Balla u ndal edhe te angazhimi i Partisë Socialiste në garantimin e barazisë gjinore në të gjitha nivelet.
“Partia Socialiste është e vetmja forcë politike që e ka të sanksionuar në statut barazinë gjinore 50% me 50% në të gjitha organet përfaqësuese. Ne e kemi zbatuar këtë në këshillat bashkiakë dhe në listat e zgjedhjeve parlamentare.” Duke marrë shembull listën e PS në Tiranë për zgjedhjet e 2025-s. Nga 12 kandidatë në listën e mbyllur, 8 ishin gra dhe vajza dhe vetëm 4 burra. Ky është një sinjal i qartë se ne e marrim seriozisht çështjen e barazisë gjinore.”
Balla u bëri thirrje deputeteve të PS-së që të angazhohen më shumë.
“Grupi parlamentar i Partisë Socialiste duhet të jetë zëri i çdo vajze dhe gruaje, në çdo cep të Shqipërisë. Kur një vajzë apo një grua përballet me një problem, ne duhet të jemi të parët që e ngremë zërin. Nuk mund të presim ta shohim në Facebook.
Për fat të mirë, ne mbulojmë pothuajse të gjitha qarqet me përfaqësuese gra, me përjashtim të Kukësit. Por edhe atje do ta zgjidhim. Do të ndërtojmë një rrjet të gjerë bashkëpunimi me të gjitha shoqatat e vajzave dhe grave në mbarë Shqipërinë, për të bashkuar zërin dhe për të qenë avokate të çdo gruaje që është viktimë e dhunës me bazë gjinore apo seksuale. Na duhet të fitojmë betejën kundër stereotipeve gjinore dhe, mbi të gjitha, kundër gjuhës së urrejtjes.
Këtë do ta bëjmë përmes shumëfishimit të aktiviteteve ndërgjegjësuese, përmes fjalimeve publike, përmes daljeve televizive”,-tha Balla.
Në fjalën e tij, Balla propozoi që bashkëpunimi për çështjet e grave të jetë edhe një urë komunikimi mes forcave politike.
“Nëse ne, burrat, nuk arrijmë gjithmonë të gjejmë gjuhën e përbashkët, atëherë le të krijohen ura bashkëpunimi mes vajzave dhe grave të të dyja grupeve parlamentare. Fillimisht, ky bashkëpunim duhet të fokusohet në çështjet që lidhen me mbrojtjen e të drejtave të vajzave dhe grave, promovimin e barazisë gjinore dhe të vlerave që ato përfaqësojnë, e më pas mund të zgjerohet edhe në fusha të tjera me rëndësi për vendin”,-tha Balla./CNA
Petrika Tollkuçi është zyrtarizur në detytyrën e re si Kry...
Deputeti demokrat, Belind Këlliçi la të nënkuptohet se opo...
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu u ndal sot te kan...
Ditën e hënë, datë 29 shtator në Kuvendit të Shqipërisë do...
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu komentoi sot situ...
Këtë të premte, e Ngarkuara me Punë e SHBA-së, Nancy VanHo...
Jep dorëheqjen Kryetari i Këshillit të Qarkut Korçë, Erjon...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në konferenc...
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, përmes një postimi ...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka për...
Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me kryeparlamenta...
Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako raportohet se ...
Anëtari i Këshilli Bashkiak te Tiranës, Ilir Alimehmeti, i...
Adriana Kalaja ka bërë me dije se i ka konfirmuar kreut të...
Deputeti demokrat Belind Këlliçi në një intervistë televiz...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi në një inte...
Deputeti i PD-së Ivi Kaso ka deklaruar në emisionin Noë se...
Ish-deputeti Dashamir Shehi i ftuar në emisionin “Noë” me ...
Kreu i LZHK-së Dashamir Shehi ka komentuar në lidhje me ve...
Ish-ministri Ylli Manjani i ftuar në emisionin Now me Erla...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...