Murrizi paralajmëron Berishën: Koha e këllirave duhet të marrë fund ose do fundoseni
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, ka rea...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, ka rea...

Opozita shqiptare ka 24 vjet që humbet Tiranën.
Socialistët jo vetëm kanë fituar disa mandate, por kanë edhe fitore të thella me nga 40.000 vota diferencë.
Fitorja e vetme qe ajo e vjedhur e Lulzim në alencë me komunistët e Hysni Milloshit.
Por pyetja lind:
- Pse Tirana voton gjithmonë majtas dhe e djathta merr aq pak vota?
- A voton Tirana kandidatin apo partinë?
Analiza është shumë e thjeshtë.
E para: Partia Demokratike ka fituar vetëm një herë thellë, në vitin 1993.
Ajo fitoi thellë kur ishte parti e qytetarëve dhe kishte bastionet bazë në qytetet e mëdha.
Demokratët kishin elektorat qytetin, ndërsa socialistët kishin elektorat fshatin
Degradimi i saj ndër vite reflekton rezultatin.
Sot janë ndërruar rolet: Partia Demokratike është shndërruar në parti fshatarësh dhe Partia Socialiste në parti qytetarësh.
E dyta: Berisha largoi nga partia 100% të familjeve nacinaliste dhe i zëvendësoi me bijtë e komunistve. Ai largoi Budkën, Kalakullën, Dostin, Malasin, Shehin etj etj.
E treta: Figurat e kandiduara nga socialist?t kanë qenë profile që kanë unifikuar t? majtën.
Figurat që pretendon të rivalizojë sot e djathta nuk arrijnë dot as 10% të figurës së Qazim Mulletit nj? shekull më parë.
Ju lutem krahasoni sot figurat që pretendojnë të kandidojnë për Partinë Demokratike në Tiranë, dhe personalitetin dhe backgraundin e Qazim Mulletit.
Askush, sot në Partinë Demokratike të Berishës apo Lulzim Bashës nuk përfaqëson të djathtëm apo naciolastët, as sa çereku i Qazim Mulletit.
Qazim Mulleti lindi në Tiranë nga një familje autoktone Tirone.
Studimet e para i kreu në Manastir, i vazhdoi në gjimnazin “Zosimea” të Janinës dhe së fundmi kreu studimet e larta në kolegjin perandorak “Gallata Saraj” të Stambollit, me medalje ari. Ai ishte poliglot.
Ai fliste 9 gjuhë të huaja; turqisht, osmanisht, arabisht, gjermanisht, frëngjisht, italisht, latinisht, serbo-kroatisht dhe greqisht.
Hobi i tij ishte hipizmi, koleksionimi i suvenireve, ku në shtëpinë e tij, një kat e kishte shndërruar në muzeum të posaçëm, si dhe patinazh në akull. Në 1912-ën, bashkë me shumë studentë të tjerë shqiptarë merr pjesë në ngritjen e flamurit në Tiranë dhe Vlorë.
Në 1914-ën është një ndër katër adjutantët e Princ Vidit. Largohen së bashku në Vjenë, ku jetoi aty deri në vitin 1920.
Qazim Mulleti vijoi studime specializimi shtesë në fushën e diplomacisë ushtarake të luftës. Në vitin 1920 merr pjesë në Kongresin e Lushnjës. Me ndërhyrjen e dajës së Qazimit, Mytesim Këlliçit, Abdi Toptanit dhe Qazim Mulletit, si dhe të delegatëve të tjerë të Tiranës në kongres, qeveria u vendos provizorisht në Tiranë.
Shumë patriotë të Tiranës hapën shtëpitë e tyre në dispozicion të qeverisë së re. (Një shtëpi e Mulletëve u bë Ministria e parë e Bujqësisë).
Më vonë, në bisedat e Kuvendit Kombëtar, Qazimi mbron dhe argumenton pse Tirana duhet të ishte Kryeqytet i Shqipërisë. Pozita gjeografike, strategjike dhe klimaterike ishin më të favorshme se ato të qytetit të Durrësit. (Tirana, de jure u bë Kryeqytet i Shqipërisë në vitin 1925). Në shtator të vitit 1920, është Komandant i Forcave Vullnetare kundër Serbisë. Më 25 Prill – 3 maj 1921, ai merr pjesë në Kongresin për Bashkimin Kombëtar në Vlorë, si përfaqësues i Tiranës, në të cilën funksiononte shoqëria patriotike “Vllaznia–Zgjimi”.
Në Qeverinë e Sulejman Delvinës dhe Fan Nolit, pati një detyrë të rëndësishme, si prefekt në Dibër. Ai punoi disa vite në Vjenë, ku qendroi si emigrant politik deri në vitin 1931.
Nga viti 1939-1944 ai e drejtoi Tiranën dhe e projektoi atë një qytet modern europian.
80 vjet më pas, Tirana nuk ka asnjë shpresë të drejtohet nga një nacionalist, konservator dhe intelektual elitar si Qazim Mulleti.
Komedia komuniste “Prefekti“, në fakt nuk duhet t‘i dedikohet Qazimit, por dordolecëve që janë katandisur të garojnë dhe përfaqësojnë sot t? djathtën shqiptare.
Figura e Qazim Mulletit na iluminon të hapim sytë dhe të shikojmë mjerimin dhe errësirën ku është gremisur opozita shqiptare.
Për kryetar bashkie duhet ndonjë arkitekt urbanist, që të ...
Nëntëmbëdhjetë ditë pas fillimit të pushtimit të Ukrainës,...
Liz Truss u zgjodh kryeministre ne Britani para 40 dit...
Ndokujt mund t’i duket rastësi se si shifrat veçanëris...
Lajmi se dy satelitët Albania 1 dhe Albania 2 ishin ga...
Nga Lorenc Vangjeli Nuk ka shumë për të zgjedhur! Nuk ekz...
Kjo batutë shkodrane ka lindur më 6 prill 1987 sapo u ...
Kryeministri Edi Rama pritet që së shpejti të vij për një vi...
Kjo ndodhia e djeshme e Ramës me Albin Kurtin më bindi për...
Prokurori: Mirë se erdhe zoti Agaçi! Është kënaqësi e ...
Procesi i regjistrimit në Serbi i filluar më datën 1 t...
Nëse memoria për të kaluarën nuk sjell imazhe të qarta...
Fjalimi i fortë i Edi Ramës përpara Këshillit të Evrop...
Të rinjtë e Shqipërisë po largohen nga Shqipëria, se S...
Me rastin e 50-vjetorit të Akademisë të Shkencave, ndonëse...
Nga Shaqir Vukaj Është për t’u përgëzuar qëndrimi i kohëve ...
Partneri kryesor yni në “Open Ballkan/Ballkanin e hapur”, ...
Me rastin e 127-vjetorit të lindjes Pas Ismail Qemali...
Grupimi Alibeaj, grupimi i deputetëve etj. Kujt i tako...
Idea se në Shqipëri është e pamundur të sendërzohet nj...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...