Tubimi i 45-të/ Protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës me thirrje kundër qeverisë
Protestuesit janë larguar nga Kryeministria pas përfundimi...
Protestuesit janë larguar nga Kryeministria pas përfundimi...

Festivali i Këngës në "RTSH" këtë vit solli polemika të shumta.
Duke nisur që nga mënyrë e përzgjedhjes së fituesit, dhe përfaqësuesi që do shkojë në Eurovizion, pati reagime të shumta nga artistë, gazetarë, si dhe nga publiku.
Një pjesë e publikut dhe profesinistëve nuk “dakordësuan” (me faktin e kryer), se përfaqësuese në Eurovizion nuk do të jetë Elsa Lila, por Albina Kelmendi.
E ndaj kësaj të fundit prej ditësh ka vërshuar një lumë komentesh dhe një sërë akuzash, për blerje të votave të publikut, duke aluduar se bashkëshporti i saj ka blerë karta rimbushëse, që Albina të fitonte.
Lidhur me këtë situatë ka reaguar edhe gazetari Flavio Qarri, i cili përmes një reagimi në rrjetet sociale, ka marrë në mbrojtje Albina Kelmendin, por pati edhe disa kritika lidhur me rikthimin e Elsa Lilës.
Sipas tij, Albina është fituesja e padiskutueshme e festivalit, dhe se kënga e saj e meriton plotësisht që të përfaqësoi Shqipërinë.
Më tej ai shprehet se rikthimi i Elsa Lilës dhe fitorja e saj ishin skenar i sforcuar dhe se për më tepër mungoi edhe sinqeriteti e transparenca nga ana e artistes, për të dhënë shpjegime lidhur me ngjarjen që bëri bujë pak muaj më parë për arrestimin e saj.
Reagimi i plotë:
Albina i mundi të gjithë zhurmat e këtij festivali që mesa duket nuk ka ndërmend të zbehet. Provë e suksesit të tij edhe për ata si unë që lupën në xhep e kanë për difekte. Një festival pa mish e sex. Me hapësira, me eksperimente edhe të guximshme por jo si qellim në vetvete e as ekstravaganca të tilla një bast personal i fituar i Arbanës që kishte gjurmën e vet kudo. Por në Shqipëri asgjë nuk mund te shkojë fjollë. As rikthimi i sforcuar i Elsës, as paaftësia e shqiptarëve për të kuptuar se ç'dreqin thoshte përveç "evita ti, evita ti' ose kështu mendoj se thoshte të pakten. Dy momente sinqeriteti na mungojnë, dy çaste transparence.
Një komunikim i Elsës me publikun per çështjen që angazhoi gjithë opinionin 9 muaj me parë e kostot e festivalit nga ana e RTSH, por meqë jemi të sinqeriteti e transparenca le t'i shkojmë pak më tej.
Rikthimi triumfant i Elsës ishte një skenar shumë i bukur për të qenë i vërtetë. Nga ana tjetër elita sociale e Tiranës po masakron fituesen e çmimit të vetëm që i jepte vlerë festivalit vitet e fundit. Bileta për Eurovizion, Albina po masakrohet nga gazetarët që na thonin se përfshirja me grupe kriminale është lapsus e rrëshkitje këmbe, po thonë që burri Albines ka blere karta. Zot fali se nuk kanë as kreativitet. Nëse janë shqiptarët e shqiptarisë kaq fshatarë, si ka mundësi që edhe juria profesionale e përkoi që ua shpalli juve Elsën çmim të parë, e vlerësoi Albinën pamohueshëm minimalisht vend të dytë?! A kishte një skenar të gatshëm që nuk u realizua dhe e acaroi Elsën tuaj të dashur aq sa e la çmimin e saj korridoreve të pallatit të kongreseve?!
Cila pjesë e identitetit tonë kombëtar ju duket banale? Ritmet e tabanit tonë apo bindja se familja mbetet një institucion ende i shenjtë. Tani që e mendoj dhe i numëroj. Shumë nga ata/o që po masakrojnë Albinën me artikuj të shëmtuar janë me probleme të mëdha në beqaritë e tyre. Po lejoni motive personale t'ju errin gjykimin. Miqte e mi, festivali mbaroi. Ne eurovizionin nuk do e fitojmë kurrë se helbete komb i vogël e megjithate mund dhe duhet ta përdorim atë vitrinë si momentin e ekspozimit e promovimit të veçorive e vlerave tona. Nuk do i tregojmë botës se sa mirë dimë ti kopjojmë e të përshtasim muzikën e tyre. Duhet t’i tregojmë botës se çfare na karakterizon. Çfarë na bën të ngrihemi në këmbë pas dy gotave. Çfarë kemi të përbashkët të gjithë si shqiptarë pavarësisht se ku jetojmë a ku kemi lindur. E nëse medoemos duhej të eksperimentonim “atomike e 2farm” ishte e vetmja që ishte globale si shije. E në këtë përplasje bindjesh. Albina Kelmendi triumfoi përkundër kujtdo e gjithçkaje e bashke me të arsyeja e shëndoshë./CNA.al
Ylli i popit amerikan Britney Spears ka arritur të shq...
Noizy është një nga këngëtarët më të dashur për publikun, ...
Noizy është një nga këngëtarët më të dashur për publikun, ...
Ylli i futbollit, Leo Messi, së bashku me kombëtaren sigur...
"I vetëm në shtëpi" është një nga filmat më të dashur, që ...
Ashtu siç kishte premtuar para ndeshjes, argjentinasja...
Ivana Knoll është një nga personazhet që tërhoqi më shumë ...
Fatmirësisht, kufizimet e COVID-it kanë mbaruar dhe në të ...
Kupa e botës ishte një nga evenimentet sportive që dhuroi ...
Sonte ka startuar realityshow "Big Brother Vip 2" dhe ...
Disa persona preferojnë të kalojnë Krishtlindjet brenda at...
Këngëtarja me famë botërore, Beyonce do të mbajë një konce...
Këngëtarja Eni Koçi dhe reperi GencPrelvukaj e kanë mb...
Françeska Jaçe është një nga modelet më të ndjekura dh...
Dirigjenti i Elsa Lilës, Enrico Melozzi ka reaguar së ...
Luan Zhegu, Aleksandër Gjoka, Redon Makashi e shumë ar...
Elsa Lila është një nga këngëtaret më të dashura të pu...
Elhaida Dani dhe përtneri i saj i kërcimit në DWTS, Ledio ...
Sot nis edicioni i dytë i Big Brother VIP Albania, program...
Këngëtarja Era Istrefi është një personazhet më të kom...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...