web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Një vit “showbiz”/ Ngjarjet kryesore të 2024-ës 

1 Janar 2025, 09:20, Lifestyle CNA

Një vit “showbiz”/ Ngjarjet kryesore të 2024-ës 

Në një vit mund të ndodhin ngjarje të shumta, disa kanë spikatur për mirë dhe të tjerat kanë bërë bujë. Zakonisht kjo ndodh vetëm në një kategori, por edhe në botën e 'showbiz'-it.

Një vit magjepsës për industrinë e argëtimit, ku 2024 dëshmoi suksese të jashtëzakonshme me titujt nga më të ndryshëm.

Elton John shpallet ikona e vitit 2024

Një vit “showbiz”/ Ngjarjet kryesore të 2024-ës 

Së pari ikona e vitit 2024 sipas “Time” është shpallur Elton John. Pas 4500 koncerteve, Elton John u tërhoq nga turneu në fund të vitit 2023 për shkak të një problemi shëndetësor që preku shikimin e tij.

Megjithatë, edhe pse është tërhequr nga skena, dokumentari për jetën e tij është gati. "Elton John: Asnjëherë shumë vonë". Në këtë dokumentar krahason pesë vitet e tij të para në SHBA me turneun e tij të fundit. Do të shfaqet premierë në Disney më 13 dhjetor.

Edhe pse është një kohë e vështirë, Elton John ka vazhduar të krijojë gjatë kësaj periudhe dhe të mbajë podcast-in e tij në radio, i cili promovon muzikantë të rinj.

Ylli i popit, Taylor Swift hyn në histori suksesi

Një vit “showbiz”/ Ngjarjet kryesore të 2024-ës 

Taylor Swift ka hyrë në histori pasi fitoi një rekord prej 2 miliardë eurosh nga shitjet e biletave për turneun e saj 21-mujor. Gjatë kësaj periudhe ajo kishte performuar në 149 koncerte në 21 vende të botës. Përveç që pati turneun me fitimin më lartë të gjitha kohërave për të dytin vit radhazi, ylli i popit, është e para që ka fituar 2 miliardë dollarë në një turne. Vitin e kaluar, turneu i saj Eras Tour që mbushi stadiumet dhe frymëzoi fansat e saj të shkëmbejnë byzylykë nëpër turne, u bë i pari që kaloi kufirin prej 1 miliard dollarë.

Beyonce triumfon në muzikë, momente suksesi

Një vit “showbiz”/ Ngjarjet kryesore të 2024-ës 

Po ashtu viti 2024 ka fitues të çmimeve dhe momente suksesi, edhe kulminante që kanë shënjuar në jetën e artistëve.

Beyonce është një këngëtare, e cila vazhdon të triumfojë në muzikë, duke fituar një numër të madh çmimesh Grammy Awards 2024, ku shërbeu edhe si një nga artistet më të nominuara të vitit. Albumi i saj i ri, i titulluar “Renaissance”, ka fituar kritikë dhe është një nga më të shiturit këtë vit. Albumi u lançua në vendin e parë në albumet më të mira të vendit të Billboard dhe madje u ngjit në vendin e parë.

Filmi “Barbie” thyen rekorde, kërkohet episod tjetër

Një vit “showbiz”/ Ngjarjet kryesore të 2024-ës 

Greta Gerwig është regjisorja e filmit “Barbie”, që ka shënuar triumfe dhe ka thyer rekorde në arkëtime. Gerwig ka tërhequr vëmendje për punën e saj dhe është bërë e para grua që fitoi një çmim të rëndësishëm në ceremoninë e çmimeve Oscar si regjisorja më e mirë. Ky është një nga filmat më të diskutuar të vitit 2024 dhe ka marrë një jehonë të madhe falë tematikës dhe parqitjes vizuale të filmit. Suksesi masiv i "Barbie" magjepsi audiencën me portretizimin e çuditshëm, por prekës të jetës së kukullës ikonike duke lënë fansat në pritje për të dëgjuar më shumë histori nga fenomeni kulturor.

Filmat e shumëpritur, vit i paharrueshëm në kinematografi

Duke iu bashkuar 'Moana 2' filmat e shumëpritur ishin 'Wicked' dhe 'Gladiator II', të cilat së bashku dhanë fundjavën më të suksesshme të Ditës së Falënderimeve në historinë e biletave të SHBA dhe Kanadasë. Këto ngjarje së bashku përcaktuan një vit të paharrueshëm për të apasionuarit pas showbiz-it.

Fenomeni "TikTok", platformat e mediave sociale më e fuqishme

Një vit “showbiz”/ Ngjarjet kryesore të 2024-ës 

Në këtë vit ka pasur zhvillime, ngjarje dhe tendenca kulurore ku një ndër ato është fenomeni i "TikTok"-ut.

Një platformë po aq e njohur aq edhe sa e fuqishme për shpërndarjen e kulturës dhe ka sjellë shumë emra të rinj, të cilët janë bërë influencues dhe artistë të njohur globalisht. "TikTok" ka nxjerrë shumë talente të reja dhe ka dhënë një mundësi që njerëz të zakonshëm të bëhen të njohur, duke shpërndarë mesazhe kulturore sin ë industrinë e modës, muzikës dhe argëtimit. Një ndikim kanë kreatorët e njohur si, Charli D’Amelio, Addison Rae dhe Khaby Lame. Gjithashtu, influencues ka edhe në kanalet e "YouTube" që kanë sjellë ndryshime në në formatet e videos, si kanali MrBeast, i cili ka sjellë formate dhe eksperianca të pabesueshme në botën e "YouTube".

Mbreti Charls III përballet me sëmundjen e kancerit

Një vit “showbiz”/ Ngjarjet kryesore të 2024-ës 

Në shkurt të vitit që po lëmë pas, mbreti Charles III, njoftoi se po vuante nga kanceri. Charles zgjodhi të ndante publikisht diagnozën e tij për të "parandaluar spekulimet" dhe shpresonte se ai mund të ofronte "mirëkuptim për të gjithë ata në mbarë botën që janë të prekur nga kanceri". Në prill, Charles bëri një "kthim në detyrat e publikut pas një periudhe trajtimi dhe rikuperimi pas diagnozës së tij të fundit të kancerit". Charles është shfaqur në një sërë ngjarjesh që nga kthimi i tij, por nuk ka dhënë përditësime për shëndetin e tij në muajt e fundit.

Kate Midelton largohet nga qendra e vëmendjes për shkak të shëndetit

Një vit “showbiz”/ Ngjarjet kryesore të 2024-ës 

Disa javë më vonë Kate Midelton, Princesha e Uellsit, doli nga qendra e vëmendjes për t'u rikuperuar pas një “operacioni të planifikuar abdominal", publiku u zhyt në spekulime të egra në lidhje me shëndetin dhe vendndodhjen e princeshës. Më pas Kate Midelton është larguar paksa nga jeta publike pas kimioterapive të kancerit dhë është përkutshtuar tek familja.

Edhe pas 30 vitesh filmi “Twisters” po pushton botën

Një stuhi 'Twisters' vërshon, pothuajse 30 vjet pasi origjinali u shfaq në kinema, vazhdimi i tij, pushtoi botën. Me një hapje të brendshme prej më shumë se 81 milionë dollarësh, fatkeqësisht filmi vulosi pozicionin e tij si filmi i verës.

Është ende një nga filmat me fitimet më të larta të vitit, duke u renditur i 8-ti në filmat me performancën më të mirë të vitit 2024 me fitime totale prej më shumë se 267 milionë dollarë brenda vendit. 

Reperi amerikan P.Diddy përballet me akuza të forta

Një vit “showbiz”/ Ngjarjet kryesore të 2024-ës 

Reperi amerikan Sean Combs, i njohur gjithashtu si P. Diddy, është përballur me akuza të vazhdueshme për sjellje të pahijshme seksuale për incidente që datojnë nga viti 1991 deri në 2023. Ai është përballur me të paktën 10 padi civile në lidhje me abuzimin dhe sjelljen e keqe seksuale, dhe është përballur gjithashtu me akuza për përdhunim ,sulm seksual dhe drogë, avuzim seksual me fëmijët. Ai u deklarua i pafajshëm për të gjitha akuzat e tij penale federale nga viti 2024

Sean "Diddy" Combs u padit me akuza të shumta, duke përfshirë trafikimin e seksit dhe shantazhin, në shtator - dhe ai ka një histori të zgjatur të dhunës së supozuar që daton që nga vitet '90.

Pasi u përball me padi të shumta në muajt e fundit që pretendonin sulme seksuale dhe krime të tjera, reperi amerikan u padit më 17 shtator me akuza për trafik seksual me dhunë, konspiracion reketimi, mashtrim ose detyrim dhe transport për prostitucion. 

Në nëntor, Casandra “Cassie” Ventura nisi atë që u bë një cunami akuzash kundër Combs në gjykatën federale të Nju Jorkut që përfshinte pretendime grafike për sulm seksual, abuzim fizik dhe një pretendim se P.Diddy , ish i dashuri i saj, do ta detyronte atë të bënte seks me punonjësit e seksit ndërsa ai shikonte.

Akuzat e fundit nuk janë polemikat e para që manjati dhe sipërmarrësi i muzikës është përballur ndër vite. Combs është përpjekur të riemëron veten si "Brother Love", por ai ka një histori të zgjatur të akuzave për dhunë, që daton që nga vitet nëntëdhjetë. Ai nuk është dënuar kurrë për një krim të rëndë, por është akuzuar në mënyrë të përsëritur se ka pasur takime të dhunshme me të gjithë.

Më 18 Dhjetor Sean "Diddy" Combs u paraqit në gjykatë për çështjen e tij federale të trafikimit dhe abuzimeve seksuale që do ta shohë atë të kalojë pushimet e Krishtlindjeve në burg, pavarësisht disa përpjekjeve nga avokatët e tij për ta liruar nga arresti në shtëpi. 

Elon Musk, në listën e personave më të pasur në botë

Një vit “showbiz”/ Ngjarjet kryesore të 2024-ës 

Në vitin 2024, lista e njerëzve më të pasur në botë është përditësuar me disa ndryshime të rëndësishme, duke reflektuar ndryshimet e fundit në sektorët kryesorë të teknologjisë dhe industrisë luksoze. Në krye të listës qëndron Elon Musk, i cili ka arritur një pasuri prej 245 miliardë dollarësh. Rritja e tij prej 16.4 miliardë dollarësh gjatë këtij viti është kryesisht rezultat i ngritjes së vlerës së aksioneve të kompanive të tij, Tesla dhe SpaceX. Tesla, e cila është një lider në prodhimin e makinave elektrike dhe teknologjive të energjisë së rinovueshme, dhe SpaceX, e cila është në avancimin e eksplorimeve hapësinore dhe zhvillimin e raketave të ripërdorueshme, kanë kontribuar në këtë rritje të ndjeshme të pasurisë së Musk./ CNA





Lajmet e fundit nga