Trump tërhiqet nga tarifa prej 20% në Ngushticën e Hormuzit/ Ja me çfarë do ta zëvendësojë masën
Presidenti amerikan Donald Trump është tërhequr nga vendos...
Presidenti amerikan Donald Trump është tërhequr nga vendos...

Artisti i njohur shqiptar, këngëtari Devis Xherahu, është lënë jashtë finales së Festivalit të 63 të Këngës nga juria.
Kënga "Ka momente" e artistit nuk është votuar nga juria për të qenë pjesë e finales së madhe.
Pas këtij vendimit artisti ka reaguar i indinjuar dhe i revoltuar në rrjetet sociale përmes një videoje ku ka përcjellë një mesazh të fortë dhe i ka dhënë një shuplakë jurisë së Festivalit të Këngës.
Artisti thotë se juria ishte një zhgënjim i madh dhe se janë ata arsyeja pse profesionistët po e braktisin gjithnjë e më shumë këtë festival.
Xherahu ka theksuar se juria që e la jashtë finales është juria më e dobët dhe më joprofesionale që ka parë deri më sot dhe se është injorim i ekzistencës si juri, injorim i intelektit dhe i diplomave të tyre që të mos futësh në finale këngën “Ka momente”.
Artisti ka nënvizuar se diplomat e asaj jurie nuk vlejnë për asgjë, pasi me vendimet e tyre kanë bërë që profesionistët ta braktisin këtë festival dhe me të drejtë.
“Miq përshëndetje,
Arsyeja që unë po e bëj këtë video është sepse kam marrë shumë mesazhe nga ju që mbrëmë deri sot, rreth këngës sime 'Ka momente' që është pjesëmarrëse në Festivalin e 63-të të këngës.
Në pamundësi për t’ju kthyer të gjithëve përgjigje, sepse është mungesa e kohës që nuk mjafton, po e bëj këtë video.
Mbrëmë, siç e patë, kënga ime 'Ka momente', një nga këngët më të pëlqyera, një nga këngët më profesionale, një nga 5 këngët, për mua, më të realizuara të këtij evenimenti, u ndalua padrejtësisht nga juria e këtij festivali.
Kjo juri për mua është juria më e dobët dhe më joprofesionale që kam parë deri më sot sepse të mos futësh këngën 'Ka momente' në finale është injorim i ekzistencës si juri, injorim i intelektit dhe i diplomave tuaja miq dhe mikesha të nderuara të jurisë së festivalit.
Ato diploma që keni marrë, unë jua marr dhe jua gris dhe jua hedh atje te vrima e bardhë. Edhe unë diplomën e kam njësoj si ju, por nuk keni të krahasuar ju me mua sepse ju me ose pa dashje, por unë e quaj me dhe e mbroj këtë që po them, keni zbuar të gjithë profesionistët, këngëtarët profesionistë, të marrin pjesë në festival. Ju jeni arsyeja, me vendimet tuaja, që profesionistët e kanë braktisur këtë festival dhe me të drejtë.
Jam shumë i sigurt që Vaçe Zela, Avni Mula, Gaço Çako, Tonin Tërshana e shumë e shumë të tjerë që po na shohin nga lart janë duke qeshur dhe duke lotuar tani. Pse? Sepse ju jeni zhgënjimi më i madh i festivalit, i asaj pasurie që ata lart na e kanë lënë. Nejse, ju heq kryq. Dua të falënderoj përzemërsisht publikun që mbështeti këngën 'Ka momente' që në fillim të konkurrimit të saj dhe sidomos falënderoj me shpirt orkestrën e madhe të RTSH-së, atë orkestër që ka punuar me orë të tëra punë dhe lodhje për realizimin e këtij festivali. Jeni gjëja më e bukur dhe me vlerë, jeni gjëja më e pacenueshme e këtij festivali. Faleminderit që ekzistoni. I love you”, shprehet këngëtari./ CNA
Kindly Myers është një nga modelet e cila ka nisur kar...
Këngëtarja Billie Eilish u godit me një byzylyk teksa ...
Biznesmeni Elton Ilirjani ka darkuar mbrëmë me divën e...
Mbajtja e lëkurës suaj të shëndetshme dhe të hidratuar gja...
Në një postim në “Instastory” Elton Iliriani ka ndarë ...
Në jetën e secilit mashkull ka një grua, të cilën do t...
Melania Trump, lakohet shpesh për elegancën dhe pamjen...
Ndërsa temperaturat jashtë janë në minus, batanijet me pes...
Këngëtarja Xhensila Myrtezaj, si asnjëherë më parë, ka ven...
Sara Gjordeni dhe Bardhi Idrizi janë bërë prindër për ...
Festat janë një kohë për gëzim dhe bashkim familjar, p...
Sophie Rain është një nga influencueset më të ndjekura...
Selena Gomez është një nga personazhet publike më të d...
Në një rrëfim prekës për shëndetin e tij Elton John zb...
Ka një lajm të mirë për ata që e duan masazhin dhe veçanër...
Nora Istrefi dhe Tuna Sejdiu kanë surprizuar të gjithë...
Lindsey Pelas është një nga modelet më të nxehta të "I...
Lyna Perez është një nga modelet që po bën namin në rr...
Të shumtë kanë qenë figurat publike që kanë publikuar ...
Me rastin e festave të nëntorit urimet kanë qenë të sh...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Presidenti amerikan Donald Trump është tërhequr nga vendos...
Një hetim për menaxhimin e pandemisë Covid-19 në Mbretërin...
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka paralajmër...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...