web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Ndërroi rrobat ndonjëherë"/ Këngëtari i njohur i mbyll gojën ndjekësit

12 Tetor 2022, 12:49, Lifestyle CNA

"Ndërroi rrobat ndonjëherë"/ Këngëtari i

Këngëtari Bardhyl Idrizi, i njohur ndryshe me emrin e artit Bardhi, së fundmi u ka kthyer përgjigje atyre, të cilët i kanë vënë në dukje faktin, që ai shpesh zgjedh të njëjtat rroba në daljet e tij publike. 

Pas daljes së tij në programin "Më Lër Të Flas", ku ai rrëfeu detaje nga jeta e tij personale dhe profesionale, ndjekësit me sa duket kanë vënë re më së shumti paraqitjen e tij skenike. Ky i fundit mbante veshur pantallona dhe një xhup xhins, kombinim që e kishte veshur edhe më parë në një dasmë.

Një ndjekës kishte montuar një video, ku Bardhi shfaqet me të njëjtën veshje, video e cila është ripostuar nga Bardhi duke marrë një përgjigjie të prerë. 

Këngëtari shprehet se synimi i tij nuk është të blejë veshje të shtrenjta, por paratë që fiton t’i ndajë me familjen.

“INFO: Ti qe e ke postuar këtë po ta bëj qejfin vendosa me t’i thënë disa fjalë!
Mos mendo që me më përulur mua ose karrierën time pse e kam pas njëjtën veshje nje emision dhe një dasmën e një shokut tim. Unë nuk vi nga familje e milionerave dhe s’jam milioner ! Nuk besoj qe kam ndez prej rrobave se me një triko 10 € në videon time te pare 'BETOHEM' e kam pas veshur! Po unë njihem për zërin tim respektin ndaj çdo njërit që m’ka bërë suport. Paratë qe i fitoj normal që nuk i kam ndarë me blerë 10.000 € rroba po ua kam nda nënës edhe babit për me bërë ndonjë shpi etj. Veç desha me t’u pergjigj se nuk ke fitu kurgjë me këtë video qe je munduar me më ofenduar se ti spaku as ftyrën as veshjen se ke treguar po kulturën. I pasur jam përderisa familja ime i ka krejt të mirat e zotit që ai ma ka dhuruar mua me iu ndihmuar. Edhe një gjë mos e harro multimilioner me qenë s’kam me e jetu jetën e milionerit kur e di qe veni jonë është shumë i varfër edhe çohem dhe flej me një rreth të tillë,” -ka shkruar Bardhi./CNA.al

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by BARDHI (@bardhi)





Lajmet e fundit nga