Aurela Gaçe ‘thumbon’ reperët e rinj/ “Me tre vite sukses bëjnë bla-bla”
Aurela Gaçe njihet ndryshe si “uragani” i skenës dhe n...

Ishte një natë e zakonshme për shkencëtarin Benxhamin Beird, në atë kohë student i vitit të fundit në Universitetin e Kalifornisë. Ora ishte 1 e mëngjesit, dhe ai po lexonte gjithçka që mund të gjente në internet mbi temën e disertacionit të tij, që ishte ndërgjegjja njerëzore.
Në atë moment ai gjeti disa informacione rreth ëndrrave të kthjellëta.
“Nuk e kisha menduar kurrë se ishte e mundur diçka e tillë. A mund të jem i vetëdijshëm teksa jam në gjumë dhe duke parë ëndrra?”- thotë ai. Beird-in e zuri gjumi duke menduar për atë që sapo kishte lexuar. Shumë shpejt ai ishte në një botë ëndrrash. Po shihte dorën e tij.

Një. Dy. Tre. Prisni? Tre? “Oh”- mendoi ai: Unë jam në gjumë. Jam duke ëndërruar!”.
Pastaj u nisa duke fluturuar dhe u zgjova”- thotë ai. Përvoja e pazakontë nxiti kuriozitetin e mëtejshëm të Beird mbi këtë çështje. Tani, disa vite më vonë, ai është studiues në Universitetin e Teksasit, i fokusuar në neuroshkencën konjitive.
Puna e tij, së bashku me atë të të tjerëve, i ka ndihmuar shkencëtarët të gjejnë mënyra për të shfrytëzuar ëndrrat e kthjellta për përmirësimin e shëndetit mendor dhe performancës fizike.
Në vitet 1970, kur psikofiziologu i Universitetit të Stenfordit, Stefën LaBerge filloi të zhvillonte teknika që i lejonin vetes dhe të tjerëve të kontrollonin ëndrrat e tyre, bota shkencore ishte në fillim skeptike. Sepse ishte e vështirë të vërtetohej se LaBerge dhe të tjerët shihnin vërtet ëndrra duke qenë në një gjendje të vetëdijshme.
Por LaBerge dhe studiues të tjerë gjetën disa ëndërrimtarë të tillë që ishin të gatshëm të flinin në një laborator me të gjitha llojet e sensorëve të bashkangjitur në trupat e tyre, përfshirë mbi qepallat e tyre. Në një nga këto eksperimente, botuar në “Nature Communications” në vitin 2018, pjesëmarrësve në studim iu kërkua të lëviznin sytë majtas, pastaj djathtas, pastaj majtas, pastaj djathtas, si një sinjal se ishin të vetëdijshëm gjatë kohës së gjumit.

Pastaj, ndërsa shihnin ëndrra, pjesëmarrësit zgjatën njërin nga krahët, dhe me gishtin e madh vizatuan një rreth në ajër, duke ndjekur atë rreth me sytë e tyre. Për të qenë të qartë, pjesëmarrësit po i ëndërronin të gjitha ato veprime. Jashtë ëndrrës, në laborator, krahët e tyre ishin të palëvizshëm, por sytë e tyre jo.
Ndërsa sytë e tyre gjatë ëndrrave lëviznin në formën e një rrethi, po kështu ndodhi edhe me sytë e tyre në gjumë siç u regjistrua edhe nga sensorët. Më pas, në një studim të vitit 2021 nga Karen Konkoli dhe studiues të tjerë në Universitetin Veriperëndimor, njerëzit në studim kryen një lëvizje të ngjashme të syve majtas, djathtas, majtas dhe djathtas për të treguar qartësinë e tyre.
Pastaj Konkoli u kërkoi ëndërrimtarëve të kthjellët të bënin disa veprime matematikor. “Sa bëjnë 8-6?”- pyeti ajo një nga pjesëmarrësit e studimit. Ai i lëvizi sytë dy herë përpara dhe mbrapa, për të treguar se përgjigjja ishte “dy”. “Nuk mund ta besoja. Thirra disa studiues për të rishikuar të dhënat, dhe për të konfirmuar se pjesëmarrësi ishte me të vërtetë në gjumë”- shprehet ekspertja.

Për shumë vite, ëndërrimi i vetëdijshëm ishte ose një kalim kohe argëtuese ose një ndjekje shpirtërore. Por kohët e fundit, shkencëtarët kanë zbuluar disa përdorime interesante. Për shembull, sipas një studimi të botuar në vitin 2016 në “Journal of Sports Science”, njerëzit që praktikonin hedhjen e shigjetave gjatë një ëndrre të kthjellët, e përmirësonin performancën e tyre të gjuajtjes së shigjetave kur ishin zgjuar.
Një aplikim tjetër ka lidhje me ankthet e vazhdueshme, të cilat prekin deri në 6 për qind të të rriturve të paktën 1 herë në javë. Në një formë të terapisë me këto lloj ëndrrash, pacientët inkurajohen të përballen, intervistojnë, pranojnë dhe madje të miqësohen me demonët e tyre që shohin në ëndrra.
Në një studim të publikuar këtë vit në “Current Biology”, njerëzit që përdorën teknika të terapisë së ëndrrave ishin në gjendje të reduktonin numrin e maktheve që përjetuan. Ëndrrërimi në një gjendje të vetëdijshme, është një aftësi të cilën mund ta zhvilloni me praktikë.
Provoni vetë disa nga këto teknika, të zhvilluara fillimisht nga LaBerge: Mbani një ditar ëndrrash. Sapo të zgjoheni, përpiquni të mbani mend ëndrrat tuaja. Pastaj shkruajini ato. Vini re temat e zakonshme të ëndrrave. Përdoreni ditarin për të identifikuar njerëz ose tema të veçanta që priren të shfaqen në ëndrrat tuaja, veçanërisht nëse ato nuk kanë një kuptim logjik. Vendosini vetes një qëllim. Para se të shkoni për të fjetur, thuajini vetes: “Sonte, kur ta shoh atë klloun fluturues, do ta di se jam duke ëndërruar!”.
Aurela Gaçe njihet ndryshe si “uragani” i skenës dhe n...
Ajo është një nga influencueset më seksi të "Instagram...
Sara Hoxha, ishte personazhi që rrëmbeu kupën e spekta...
Modelja e njohur shqiptare, Kejvina Kthella duket se ka ka...
Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, njihet për fotot e ...
Një situatë e papritur ka ndodhur në shtëpinë e "Big Broth...
Hygerta Sako është një nga moderatoret më të dashura s...
Ronela Hajati është një nga këngëtaret më të dashura të pu...
Ardit Çuni, një nga pretendentët kryesorë për të fituar "D...
Pak ditë më parë portalet vluan nga lajmi se Xhensila dhe ...
Zhaklina Gjolla ka lënë në mes garën duke u larguar ng...
Francesca Monti është e dashura e re e futbollistit Ma...
Këngëtari Flori Mumajesi e ka nisur vitin 2023 në krah...
Eli Fara, Endri dhe Stefi Prifti janë emrat më të dash...
Sara Hoxha dhe Luixhino janë shpallur fituesit e spekt...
Luana Vjollca ka mirëpritur si të ftuar speciale motrën e ...
Pas ndarjes së tyre të bujshme e cila jo pak herë është në...
Nga fushata e tyre e punës për të drejtën e të gjithëv...
Yanet Garca është një nga yjet e televizionit dhe një ...
Eros Grezda duket se ka fshirë cdo gjë nga e kaluara e...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...