Jorida Tabakun e merr malli për Erion Veliajn
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku duket se e ...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku duket se e ...

Gazetarja e njohur, Odeta Gjevori, ka treguar historinë e saj të dhimshme të humbjes së partnerit, Julit, me të cilin njihej prej 10 vitesh dhe bashkëjetoi 7 vite.
Gjevori foli për marrëdhënien që kishte me Julin dhe eksperiencën e tyre të përbashkët në tre televizione.
Gazetarja tha se partnerin e humbi gjatë kohës së pandemisë, dy muaj pasi erdhi në jetë vajza e tyre.
"Unë isha dhe shtatzënë në atë periudhë dhe ruheshim pak më shumë për arsye të shëndetit. Por ndonjëherë gjërat janë të caktuara nga Zoti dhe ndodhin ashtu siç ndodhën. Për ironi ka persona që nuk janë ruajtur fare ose me një shëndet të lig. Juli nuk vuante nga asnjë sëmundje, thjesht kështu ndodhi.
Ai ishte 35 vjeç, kishim diferencë vetëm një vit bashkë me njëri-tjetrin. Kishim 10 vite që njiheshim… Kemi punuar në 3 televizione bashkë sepse Juli mbulonte pjesën e teknikës, domethënë operator te pulti, montazhier te lajmet këtu në “Klan”. Në 3 televizione kemi bashkëpunuar.
Ka qenë dhe e bukur sepse kemi qenë po bashkë me njëri-tjetrin, aty ziheshim, aty pajtoheshim. 10 vite, 7 vite bashkëjetesë. Pastaj nga gjithë kjo dashuri e madhe erdhi Hana, drita jonë. Hana është ai simboli i dashurisë që kisha unë me Julin, është vajza ime që është 2 vjeç e 3 muaj, është si Hanë, siç ka emrin.

Sigurisht, ajo ishte motivi, ishte shumë e vështirë sepse siç e tha dhe Katerina, të jesh një dyshe aq e fortë, fakti që unë jam sot deri këtu është edhe merita e Julit sepse të bësh këtë punë të vështirë Katerinë ti e di shumë mirë se sa sakrificë është. Duhet të kesh një partner, i cili të kupton e para e punës dhe pastaj të të suportojë në shumë gjëra të tjera”, u shpreh ajo.
Më tej, gazetarja rrëfeu se ka qenë puna që e ka bërë të largojë mendjen dhe të mbledhë sadopak veten m e ikurajimin e familjarëve dhe kolegëve.
“Ka qenë pak situatë e vështirë, por unë kam pasur gjithmonë mbështetjen e Julit dhe në momentin që ndodhi kjo sikur m’u prenë krahët, sikur iku gjysma më e mirë. Në pritje të ëmbël, sapo linda vajzën, pas dy muajsh ndodhi fatkeqësia.

Isha akoma në atë pjesën e përhumbjes, nëse do ta themi kështu, nuk isha akoma e vetëdijshme se çfarë ndodhi. Më është dashur shumë forcë që ta përballoja rikthimin në punë dhe për këtë falenderoj prapë familjen time, por edhe kolegët e mi që më sugjeruan që të vija më përpara në punë. E kisha shumë të vështirë në fillim sepse mori një kthesë ndryshe jeta.
Më përpara banoja këtu, tani jam kthyer tek prindërit e mi dhe duhet ta bëj për shkak të vajzës duke qenë se nuk e kam në çerdhe, çdo ditë Tiranë-Elbasan. Më duhej të mësoja makinën e shumë gjëra të tjera, por asgjë nuk është e pamundur. Çdo gjë superohet, arrihet nëse e do diçka. Jemi këtu ku jemi sot", theksoi Odeta Gjevori./ CNA.al
Pas debateve dhe diskutimeve gjatë spektaklit të së ma...
Kiara dhe Efi, dy konkurentet e “Big Brother VIP”, kanë pa...
Arbër Hajdari është komentuar shumë për opinionet që a...
Modelja Oriola Marashi ka mbështetur çiftin Kiara-Luiz...
Gazetari Bledi Mane i ka befasuar të gjithë me deklara...
Sjellja e Kiara Titos pas rihyrjes në “Big Brother VIP” du...
Në rrjet po qarkullon një video, e cila tregon mesazhet që...
Gazetari Bledi Mane e ka deklaruar publikisht se është...
Reagimet e Luizit dhe Kiarës kanë zhgënjyer Efin, e ci...
Marrëdhënia midis Luiz Ejllit dhe Efi Dhedhes duket se nuk...
Efi Dhedhes dhe Kiara Tito janë përplasur pas spektakl...
Oriola Marashi është një nga modelet më të suksesshme ...
Jo Wood është modelja 68-vjeçare, e cila ka qenë e martuar...
Efi Dhedhes duket se nuk është më aq optimiste për lidhjen...
Prej një kohe të gjatë këngëtarja Çiljeta Xhilaga është s...
Opinionisti Arbër Hajdari nuk ka kursyer aspak 4 personat ...
Studimi i ri zbulon lidhjen e çrregullimeve mendore me pla...
Këngëtari Luiz Ejlli pas hyrjes së moderatores Kiara Tiro ...
Avokati, Spartak Ngjela ka komentuar zhvillimet e ndodhura...
Aktorja Olta Gixhari pas daljes nga shtëpia e “Big Brother...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Andy Burnham po planifikon të zhvendosë pjesë të operacion...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...