Siguroi kushtet për të kryer vrasjen e Hajrullës dhe Matodashajt/ GJKKO shpall dënimin për Erio Zejnon
Gjykata e Posaçme ka dënuar me 7.4 vjet burg Erio Zejnon, ...
Gjykata e Posaçme ka dënuar me 7.4 vjet burg Erio Zejnon, ...

Dua Lipa mbetet femra shqiptare më e kërkuar, më e ndjekur dhe më me ndikim në botë. Dua Lipa renditet e para me 88.7 milionë ndjekës në Instagram, 11.2 milionë në TikTok dhe 49 milionë kërkime në Google.
Katër vendet e para i mbajnë këngëtaret globale shqiptare: Dua Lipa, Bebe Rexha, Rita Ora dhe Ava Max.
Në top 10 renditen gjithashtu Nëna Tereza (#5), Era Istrefi (#6), Mira Murati (#7), Loredana Zefi, Eliza Dushku dhe sipërmarrësja Krissy Cela. Pak më poshtë gjejmë kampionet olimpike Majlinda Kelmendi e Distria Krasniqi, dhe dizajneren Nensi Dojaka.
Më 8 Mars festohet Dita Ndërkombëtare e Gruas. Me këtë rast, dua.com hulumtoi mbi 500 femra shqiptare nga e gjithë bota, duke analizuar kërkime në Google, ndjekës në Instagram e TikTok, si dhe arritje ndërkombëtare. Nga këto, u përzgjodhën 100 femrat më të suksesshme shqiptare për vitin 2026.
Femrat shqiptare janë prezente në çdo fushë - nga çmimet Grammy e Nobel, te medaljet olimpike, festivalet e Cannes-it dhe rolet në Hollywood. Si nga diaspora ashtu edhe nga vendlindja, ato përfaqësojnë Kosovën dhe Shqipërinë në skenën botërore.
Në vijim rendisim 100 femrat më të suksesshme shqiptare sipas kategorive.

Muzikë
Dua Lipa është e para në këtë kategori dhe në gjithë listën - fituese e çmimit Grammy, me mbi 88 milionë ndjekës në Instagram. Pas saj: Bebe Rexha, Rita Ora dhe Ava Max, kjo e fundit me hitin "Sweet but Psycho" që arriti #1 në 22 shtete.
Loredana Zefi ka ndërtuar karrierë të fortë në Austri, Zvicër dhe Gjermani, ndërsa Era Istrefi këndoi himnin e FIFA World Cup 2018. Nga ana klasike, Ermonela Jaho u cilësua nga The Economist si "sopranoja më e admiruar në botë", dhe Inva Mula i dha zërin Divës në filmin "The Fifth Element".
Film & TV
Eliza Dushku kryeson kategorinë - e njohur për rolet në "Buffy" dhe "Dollhouse", ajo renditet #9 në listën e përgjithshme. Masiela Lusha e dyta, e njohur si Carmen në "George Lopez". Arta Dobroshi ka përfaqësuar kinemanë shqiptare në Cannes dhe festivale të tjera.
Blerta Basholli fitoi tre çmime në Sundance me filmin "Hive", ndërsa Yllka Gashi u nominua për Oscar. Nga ekrani shqiptar, Alketa Vejsiu dhe Arbana Osmani mbeten ndër prezantueset më të njohura.
Sport
Kosovare Asllani renditet e para në këtë kategori - me 205 ndeshje për kombëtaren suedeze, ajo është sportistja shqiptare më e njohur globalisht. Majlinda Kelmendi fitoi medaljen e parë olimpike të Kosovës në 2016, Distria Krasniqi mori medaljen e arit në 2020 dhe argjendin në 2024, ndërsa Nora Gjakova shtoi edhe një medalje ari. Lara Colturi, skitarja 18-vjeçare, po ngjitet shpejt në radhët botërore. Laura Fazliu fitoi medaljen e bronzit olimpik në Paris 2024.
Politikë & Histori
Nëna Terezë, fituese e Nobelit për Paqe, renditet #5 në listën e përgjithshme. Vjosa Osmani, Presidentja e Kosovës, dhe ish-presidentja Atifete Jahjaga hapën rrugë për një gjeneratë të re liderësh femra. Nga historia, Mbretëresha Teuta mbetet simbol i rezistencës ilire ndaj Romës. Vlora Çitaku dhe Donika Gërvalla përfaqësojnë zërin diplomatik shqiptar në arenën ndërkombëtare.
Modë & Modelim
Nensi Dojaka, fituese e çmimit LVMH 2021, renditet e para në kategorinë Modë & Modelim. Teuta Matoshi është bërë virale me fustanët e saj, ndërsa Emina Cunmulaj ka modeluar për Vogue dhe Elle dhe shërben si Konsulle Nderi e Shqipërisë në Florida. Angela Martini përfaqësoi Shqipërinë në Miss Universe 2010, Almeda Abazi ka arritur famë si modele dhe aktore në Turqi, dhe Rina Lipa po ndërton karrierën e saj si modele ndërkombëtare.
Influencer
Melimtx kryeson këtë kategori me 3.1 milionë ndjekës në TikTok me famën e saj sidomos në vendet gjermanofolëse. Brisida ka 2.3 milionë në TikTok, ndërsa Luana Vjollca mbetet njëra prej figurave më të njohura në ekranin shqiptar. Eva Murati, prezantuesja e UEFA Champions League, Ori Nebijaj, Valeria Aliti dhe Eni Koçi janë gjithashtu në listë.
Biznes & Akademi
Mira Murati, ish-CTO e OpenAI, renditet #7 në listën e përgjithshme. Krissy Cela, e listuar në Forbes 30 Under 30, ka ndërtuar biznesin e fitnesit EvolveYou me mbi $34 milionë të ardhura. Lea Ypi, profesoreshë në LSE, shkroi librin "Free" që u përkthye në mbi 30 gjuhë. Laura Mersini-Houghton njihet për teoritë e saj mbi multiversin, ndërsa Luljeta Lleshanaku është ndër shkrimtaret shqiptare më të lexuara jashtë vendit.
Metodologjia e Hulumtimit
Nga 300 milion të dhëna dhe mbi 500 nominime fillestare, u përzgjodhën 100 femrat shqiptare me prezencën më të lartë publike nga e gjithë bota, të ndara në 15+ kategori. Për bazë të rankimit u morën kërkimet në Google, ndjekësit në Instagram dhe ndjekësit në TikTok. Gjithashtu është krijuar edhe një vlerësim "Ambassador" të bazuar në çmime, tituj, rekorde dhe përfaqësime ndërkombëtare.
Google 40% - # kërkimet vjetore
Instagram 25% - # ndjekësve në Instagram
TikTok 15% - # ndjekësve në TikTok
Ambasadore 15% - sukseset dhe arritjet (çmime, tituj, rekorde)
Prania Online 5% - Prezenca në Social Media & Google
Vlerësimi i Ambasadores siguron që figurat historike, shkencëtare dhe sportive pa prani në rrjetet sociale të vlerësohen sipas arritjeve të tyre. Të dhënat u analizuan nga ekipa e dua.com në Shkurt 2026./ dua.com
Tensionet në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” janë rri...
Këngëtarja shqiptaro-amerikane, Enisa Nikaj, ka nxitur një...
Studime tregojnë se sekretet e mira, si për një surprizë o...
Macao, një rajon autonom në jug të Kinës, është një destin...
Çdo vit, 7 dhe 8 marsi janë dy ditë për të nderuar arritje...
Ish-deputetja Monika Kryemadhi ka njoftuar datën e shfaqje...
Dasma simbolike e organizuar brenda shtëpisë së “Big Broth...
Shtëpia e Big Brother Vip 5 është sot në një atmosferë fes...
Për sezonin pranverë 2026, ngjyra kaki është një nga tonet...
Këngëtarja e famshme amerikane Britney Spears është arrest...
David dhe Victoria Beckham janë të gatshëm të pranojnë për...
Publiku ka vendosur që dasma që do të organizohet brenda s...
Rogerti ka vendosur të largohet nga shtëpia e Big Brother ...
Qindra fansa dhe fotografë pritën yjet në premierën botëro...
Fejesa e Taylor Swift dhe yllit të NFL, Travis Kelce, "tro...
Puthja e parë për këtë edicion të Big Brother Vip Albania ...
Kryeqyteti i Lituanisë, Vilnius, është kurorëzuar si desti...
Një situatë që mund të kishte kthyer në makth ditën më të ...
Këngëtarja Jonida Maliqi ka rrëfyer momentet më të dhimbsh...
Një zarf i zi ka mbërritur ditën e sotme në shtëpinë e Big...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...